Greqia e shqetësuar nga tensioni me Turqinë mbi çështjen e emigrantëve
Greqia ka shprehur shqetësime se pas uljes së kufizimeve të virusit korona do të rikthehen tensionet mes saj dhe Turqisë për shkak të fluksit të emigrantëve.
Mevlut Çavushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë ka thënë: për shkak të virusit korona lëvizja e emigrantëve është ulur mirëpo ata janë të prirë për tu larguar nga Turqia menjëherë pasi situata e krijuar të normalizohet. Rexhep Tajip Erdogan, president i Turqisë më herët ka thënë se kufijtë e Turqisë drejt Evropës janë të hapura dhe futja e emigrantëve në Greqi është e lirë. Pas 3 muaj pezullim, autoritetet e Greqisë kanë raportuar për disa anije me emigrantë në drejtim të ishullit Lesbos mes të cilëve gjendeshin shumë burra gra dhe fëmijë. Turqia për të parandaluar virusin korona, ka mbyllur kufijtë veriorë dhe perëndimorë të saj. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë shtuar pasi Athina ka marrë vendim të shtojë në 12 km linjën e telave me gjemba në kufirin me Turqinë.