Kosova merr vendim kundër Hezbullahut
Autoritetet e Kosovës ditën e mërkurë me një veprim kundër rezistencës islamike në Liban deklaruan se qeveria e këtij vendi i konsideron terrorist dy degët politike dhe ushtarake të Hezbullahut të Libanit.
Qeveria e Kosovës, ka shpallur të martën (23 qershor) si organizatë terroriste, grupin militant të Libanit, Hezbullah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake. Propozimin për marrjen e këtij vendimi e ka bërë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla. “Marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e “rreziqeve” që i kanosen Republikës së Kosovës dhe partnerëve të saj”, ka thënë ajo. Ditë më parë, Gjermania ka ndalur aktivitetet e grupit militant të Libanit, Hezbullah në tokën e saj dhe e ka shpallur atë grup terrorist. Lëvizja e rezistencës islamike Hezbullah, konsiderohet si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.