Presidenti i Bullgarisë kërkon shkarkimin e qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98492-presidenti_i_bullgarisë_kërkon_shkarkimin_e_qeverisë
Pas sulmeve të policisë në zyrën e presidentit të Bullgarisë, ai ka kërkuar shkarkimin e qeverisë së të djathtës moderatore të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2020 09:29 Europe/Tirane
  • Presidenti i Bullgarisë kërkon shkarkimin e qeverisë

Pas sulmeve të policisë në zyrën e presidentit të Bullgarisë, ai ka kërkuar shkarkimin e qeverisë së të djathtës moderatore të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Rumen Radev ka akuzuar qeverinë e të djathtës moderatore për korrupsion dhe ka thënë se ka një personalitet mafioz, prandaj ka kërkuar shkarkimin e qeverisë në këtë vend.

Presidenti bullgar Rumen Radev, i ka bërë thirrje Qeverisë së Boyko Borisov dhe kryeprokurorit të japin dorëheqjen.

Ai tha se kjo ishte mënyra e vetme për të zvogëluar tensionet në rritje politike që çuan në protesta masive në të gjithë vendin.

Radev ka thënë se “bullgarët e epokave të ndryshme dhe përkatësisë politike po kërkojnë rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe lirive themelore civile që janë shkelur sistematikisht në vitet e kaluara.”

Radev, president i zgjedhur në vitin 2016 me votat e Partisë Socialiste, ka kritikuar hapur Qeverinë e qendrës së djathtë, duke e akuzuar atë për korrupsion, mungesë drejtësie dhe duke penguar lirinë e fjalës.

Mijëra bullgarë dolën në rrugët e Sofjes duke kërkuar dorëheqjen e Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale.

Protestat shpërthyen këtë javë kur Geshev urdhëroi një kontroll në zyrën e presidentit dhe arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të një të dyshuari për dhunim.

Borisov u bë kryeministër në 2009 dhe mandati i tij i tretë skadon në mars.