Historia Botërore (5), Lufta e Gjelave
(last modified Wed, 11 Sep 2024 05:30:00 GMT )
Shtator 11, 2024 07:30 Europe/Tirane

Një ditë një ujk e veshi lëkurën e luanit dhe hyri në një fermë të cilën e kishin marrë nën pronësi gjelat. Gjelat të krenuar dhe me arrogancë shkuan në luftë kundër luanit. Në mesin e luftës, u ngrit një pluhur i madh deri në qiell hija e të cilit kaploi të gjithë fermën dhe një errësirë e rëndë ra mbi atë. Hija e atij pluhuri dukej më shumë si një shqiponjë.

Miq të nderuar ky është episodi i pestë e podkastit "Historia e Botës" që ka për qëllim rrëfimin e të kaluarës së saj. Të kaluarës me plotë luftëra e paqe, tradhti dhe injorancë, ambicie të mëdha dhe vdekje.

Rivaliteti i Spanjës dhe Portugalisë për të zotëruar sa më shumë resurse të botës po vazhdonte akoma. Secili prej këtyre vendeve synonte të marrë nën kontroll sa më shumë territore të kolonizuara në Amerikë, Afrikë dhe Azi ndërkohë që akoma ziheshin në lidhje me vijën të cilën e kishte përcaktuar Papa Aleksandri i VI-të mbi hartën e botës. Mirëpo i gjithë ky rivalitet dhe konflikt nuk bëhej shkak që të mos lidhej ndonjë martesë mes princave dhe princeshave portugeze dhe spanjolle. Secili prej këtyre vendeve me shpresë që një ditë do ta shfrytëzojnë në interes të tyre politikë një martesë të tillë, jepnin pëlqimin për lidhjen e martesave të tilla. Në vitin 1577 të erës së re, mbreti Sebastian i Portugalisë i propozoi mbretit Filipi i II-të të Spanjës që të paktën në një rast të heqin dorë nga zilia dhe xhelozitë e ndryshme ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkohen së bashku dhe të sulmojnë Marokun.

Mbreti Filip i Spanjës nuk e pranoi këtë propozim. Ai kishte frikë nga pasojat e një veprimi të tillë. Mbreti Sebastian i Portugalisë në mënyrë të vetme sulmoi Marokun, mirëpo pësojë një disfatë të rëndë dhe vetë u vra gjatë atij agresioni. Ky mbret kurrë nuk ishte martuar dhe nuk kishte lënë asnjë trashëgimtar për fronin e tij. Pikërisht për këtë arsye, froni mbretëror i Portugalisë arriti në duart e xhaxhait të babait të mbretit Sebastian i cili quhej Kardinal Henri. Mirëpo Henri vdiq dy vite më vonë në kohën kur edhe ai nuk kishte asnjë trashëgimtar për fronin mbretëror. Tani në këto rrethana u krijua rasti më i mirë për mbretin e Spanjës që ta marrë nën kontroll Portugalinë me të gjitha kolonitë e saj. Një martesë e cila ishte lidhur para këtyre ngjarjeve, kishte lehtësuar në masë shumë të madhe punët për mbretin e Spanjës. Mbreti Filip i Spanjës në të vërtetë ishte daja i nënës së mbretit Sebastian të Portugalisë dhe tanimë ai ishte edhe mbret i Portugalisë. Tani të gjitha vendet të cilat i kishte nën kontroll Portugalia si koloni të veta në Amerikën Jugore, në Azi dhe Afrikë, ishin vendosur nën kontrollin e Spanjës. Në këtë mënyrë Spanja arriti të gëlltisë Portugalinë me të gjitha kolonitë e saj. 

Mbreti Filip i Spanjës kishte sjellje të përshtatshme me portugezët dhe deri në fund të jetës së tij është munduar t'u qëndrojë besnikë premtimeve që kishte dhënë, mirëpo pas vdekjes së tij, pasardhësit e tij treguan sjellje të tjera ndaj portugezëve. Trajtimi i padrejtë dhe tirania e mbretërve spanjoll i kishte shtypur aq shumë portugezët dhe i kishte çuar deri në atë nivel sa që më në fund në vitin 1640, ata filluan një rebelim të gjerë dhe shpallën mbret John Duke of Braganza.

Të gjitha shtetet e rëndësishme të Evropës të cilat nuk dëshironin ta shikonin me sy Spanjën, u ngritën në mbështetje të Portugalisë. Francezët dhe holandezët dërguan anije dhe forca detare për të ndihmuar portugezët në rebelimin e tyre. Anglia gjithashtu u përgatit të dërgojë forca ushtarake nën udhëheqjen e një prej gjeneralëve më të dalluar që të ndihmojë portugezët, mirëpo Anglia për këtë veprim e kishte vendosur një kusht.

Kushti i Anglisë ishte ky që mbreti Çarls i II-të i Anglisë duhet të martohej me princeshën Katrin, vajzën e mbretit të Portugalisë. Në këtë mënyrë edhe paja e princeshës Katrin tanimë ishte e përcaktuar. Ajo ishte porti i Bombeit në Indi i cili shumë vite më parë ishte pushtuar nga Portugalia, qyteti Shanxhe në Marok i cili ishte qyteti më i afërt me Evropën në ngushticën e Gjibraltarit, 500.000 pount para në kesh dhe kompetencat e plota për tregti të Anglisë me të gjitha vendet të cilat i kishte kolonizuar Portugalia në Amerikë, Azi dhe Afrikë.

Nusja portugeze me këtë pajë shumë të rëndë shkoi në oborrin mbretëror të Anglisë ndërsa forcat ushtarake të Anglisë u dërguan në Portugali dhe Spanja në vitin 1668, e pranoi pavarësinë e Portugalisë. Në këtë mënyrë, vendi i cili ishte humbur me një martesë, tani me një martesë tjetër u kthye në periudhat e mëparshëm, mirëpo kësaj radhe Anglia arriti të fitojë një pozitë shumë të mirë në Indi dhe në këtë mënyrë fitoi edhe një pozitë shumë më të mirë në krahasim me të kaluarën sa i përket rivalitetit me vendet e tjera evropiane.

Mbreti i Anglisë i dha me qira portin e Bombeit Kompanisë Lindore të Indisë e cila ishte themeluar më parë në kohën e mbretëreshës Elizabeth, mirëpo e vërteta se anglezët arritën shumë vonë në këtë vend. Para kësaj, gjelat kishin marrë nën kontroll të gjitha rajonet në këtë vend. Anglezët ishin njohur me Indinë gati 50 vjet para themelimit të Kompanisë së Indisë Lindore, mirëpo në atë kohë tregtarët anglezë nuk kishin korrur shumë sukses në këtë drejtim dhe të dështuar dhe të irrituar, ishin kthyer në vendin e tyre. Kjo kishte ndodhur saktësisht në kohën kur Francis Drake kishte vjedhur gjithë atë ar e argjend nga spanjollët dhe priste që këtë pasuri të pashembullt ta investonte në një vend të duhur.

Pikërisht këto kërkesa të tregtarëve anglezë ishin bërë shkak që mbretëresha Elizabeth të mendojë për themelimin e Kompanisë së Indisë Lindore. Kompania filloi veprimtarinë e vet dhe mbretëresha e dërgoi një përfaqësues në oborrin mbretëror të Indisë në mënyrë që ai të mbrojë më shumë anglezët dhe interesat e tyre. Pas fillimit të veprimtarisë së Kompanisë së Indisë Lindore, anglezët ngritën dy qendra tregtare të mëdha në qytetet Surat dhe Bentam.

Surat ishte një qytet nga i cili myslimanët e Indisë niseshin për në rrugëtimin e Haxhit dhe pikërisht për këtë arsye, ky qytet kishte një qarkullim shumë të madh të njerëzve dhe si rezultat kishte edhe një zhvillim të madh të tregtisë. Bentam gjithashtu ishte një qytet në të cilin bëhej shitblerja e sasive të mëdha të erëzave. Anglezët në qytetin Surat duhej të konkurronin me portugezët kurse në qytetin Bentam duhej të konkurronin me holandezët të cilët ishin shumë të irrituar nga prania e anglezëve në këtë rajon, mirëpo tani ata kishin fituar një përvojë më të madhe në këtë drejtim.

Kompania e Indisë Lindore e Anglisë nuk kufizoi veprimtarinë e vet vetëm në qytetet Surat dhe Bentam, por në disa vite më vonë ajo shkoi në brigjet e gjirit Bangal dhe aty ndërtoi portin Madras në mënyrë që të zhvillojë tregtinë e vet në një qytet pa praninë e rivalëve të zakonshëm. Mirëpo porti Madras ishte një port nga i cili i kishte sytë një rival shumë më i fuqishëm dhe ata ishin francezët.

Gjelat mbanin nën vëzhgim të plotë të gjithë rajonin të cilin e kishin nën kontroll dhe çdo lëvizje që bëhej në atë dhe nuk lejonin që të paraqitet përkrah tyre ndonjë pretendues tjetër.

Pas anglezëve, edhe francezët filluan të mendojnë për themelimin e kompanive tregtare në mënyrë që të zhvillojnë tregtinë në kolonitë e tyre. Njerëzit mund të blinin aksionet e këtyre kompanive dhe të bëheshin pjesëmarrës në fitimin që korrnin ato kompani nga tregtia që zhvillohej matanë deteve. Francezët në fillim, themeluan një kompani për zhvillimin e tregtisë në Amerikë dhe e quajtën atë "India Perëndimore". Pas një periudhe, ata themeluan edhe një kompani tjetër për tregti në Indi dhe ashtu si anglezët, e quajtën atë me emrin "India Lindore".

Tani aksionet e dy kompanive "India Perëndimore" dhe "India Lindore" shiteshin e bliheshin në Paris dhe reklamohej aq shumë për minierën e arit në Luiziana dhe për minierën e diamantit në Indi sa që njerëzit jo vetëm nga të gjitha rajonet e Francës, por edhe nga vendet e tjera evropiane si Holanda e Gjermania shkonin në Paris për të blerë aksionet e këtyre dy kompanive.

Rrugët ishin mbushur me njerëz të cilët kishin shkuar në Paris me dëshirën për të blerë aksionet e kompanive "India Perëndimore" dhe "India Lindore". Madje edhe karrocat që transportin njerëz në Paris, merreshin me qira nga 7 ose 8 javë më parë. Si rezultat, aksionet e këtyre dy kompanive shumë shpejtë u ngritën lartë deri në atë masë sa që vetëm pas disa javëve çdo aksion që në fillim ishte caktuar me çmim 500 lira, shitej e blihej me 20.000 lira, do të thotë se vlera e aksioneve vetëm brenda një periudhe të shkurtë u rrit 40 herë më shumë. Ethet e aksioneve të kolonive ishin ngritur aq lartë sa që njerëzit e të gjitha klasave shoqërore, madje edhe dyqanxhinjtë dhe tregtarët e vegjël synonin të blinin ato aksione dhe një grup i njerëzve brenda një kohe të shkurt fituan pasuri marramendëse.

Francezët për fitimin e këtyre pasurive shumë të mëdha i kishin borxh shumë përfaqësuesve të tyre në kolonitë e Francës, sidomos një burri të quajtur me emrin Duplex. Ai administronte aktivitetet ushtarake dhe tregtare të Francës në Indi. Duplex kishte përgatitur forca ushtarake shumë të afta në qytetin Pondiçerri të Indisë dhe një rajon i cili më parë kishte qenë një vend i lënë si gërmadhë, tani e kishte shndërruar në një prej qendrave të rëndësishme tregtare. Mirëpo tani ai ishte shumë i shqetësuar, për arsye se anglezët avanconin për çdo ditë e më shumë në Indi. Gjeli arrogant nuk mund ta duronte praninë e një luani në territorin e vet.

Kompania India Lindore e Anglisë kishte ndërtuar kështjella e mure të forta për ta mbrojtur veprimtarinë dhe qendrat tregtare, madje e kishte hapur dhe lëshuar në veprim edhe portin Madras. Duplex të gjithë vështrimin e kishte përqendruar drejt këtij porti dhe dëshironte të pengonte zgjerimin e veprimtarisë së anglezëve. Prandaj, ai duhej ta pushtonte portin Madras dhe në këtë mënyrë do të shkatërrohej edhe Kompania e Indisë Lindore të Anglisë. Duplex kërkoi ndihma në forca ushtarake për të sulmuar portin Madras. Pas një periudhe, disa anije franceze në komandën e admiralit Bodreone arritën në portin Pondiçerri. Duplex menjëherë dha urdhër për lëvizjen e forcave ushtarake në drejtim të portit Madras. Kështjella e anglezëve u vendos nën rrethim dhe pas disa ditëve, ajo u dorëzua dhe ra nën kontrollin e francezët.

Përhapja e lajmit për pushtimin portit Madras ishte e barabartë me rritjen më shumë të vlerës së aksioneve të kompanisë dhe me pasurimin e më shumë njerëzve në Francë të cilët deri në atë kohë kishin një jetë thjeshtë. Duplex ishte i dehur nga fitorja që kishte arritur dhe mendonte se kjo fitore e ka bërë të famshëm emrin e tij në të gjithë botën, mirëpo admiral Badreone ishte duke bërë marrëveshje dhe plane me anglezët. Ai kishte marrë ryshfet një milionë lira nga anglezët dhe kishte nënshkruar edhe një marrëveshje me ata. Në bazë të kësaj marrëveshje, anglezët në shkëmbim të pagesës së një shume të caktuar parash, mund të merrnin kështjellën dhe zyrat tregtare të tyre në portin Madras. Badreone i kishte marrë parat e veta nga anglezët, por Duplex nuk pranonte në asnjë mënyrë që të jepte pas atë çfarë e kishte marrë. Ai madje nuk pranoi të lirojë as të burgosurit anglezë dhe lirimin e tyre e kishte kushtëzuar me këtë që anglezët të premtojnë se kurrë nuk do të kapin armët kundër francezëve. Admiral Badreone shkoi një Francë dhe u fut në burg në Bastil për shkak të tradhtisë. Nga ana tjetër, ujku i cili kishte veshur lëkurën e luanit, e kuptoi se plani intrigues i tij nuk kishte dhënë rezultat, prandaj ai shtriu një kurth në një vend dhe priste zhvillimin e ngjarjeve të tjera.

Anglezët në jug të Pondiçerrit kishin një kështjellë e cila akoma nuk kishte rënë në duart e francezëve. Kjo kështjellë quhej Sant David. Francezët i vëzhgonin të gjitha rrugët që çonin në kështjellën Sant David, mirëpo ata kurrë nuk dyshonin në një burrë i cili kishte lëkurë me ngjyrë sikur banorët vendorë të Indisë dhe ishte veshur me rroba të banorëve lokalë. Ky burrë ishte i dërguari i qeverisë së Anglisë dhe quhej Robert Clive. Ai kishte marrë mision për rindërtimin e forcave të Kompanisë së Indisë Lindore dhe me ndihmën e forcave të cilat dërgoheshin nga Anglia, të rimarrë nën kontroll portin Madras nga francezët. Ai e kishte bërë ngjyrën e lëkurës të zezë sikur ajo i popullatës së Indisë. Robert Clive në këtë mënyrë arriti në kështjellën Sant David dhe priste arritjen e flotës detare të Anglisë në brigjet e Indisë. Në kohën kur tridhjetë anije angleze me 8000 forcave ushtarake arritën në Indi, në vend që të sulmojnë portin Madras, ata vendosen nën rrethim portin Pondeçerri që ishte qendra kryesore e tregtisë së francezëve. Nuk zgjati më tepër se disa ditë derisa plani i Robert Clive dha rezultat. Francezët u detyruan që në shkëmbim të heqjes së rrethimit ndaj Pondiçerrit, t'ia dorëzojnë anglezëve portin Madras.

Gjeli arrogant i tregimit tonë pësoi disfatë nga ujku i cili dukej në formën e luanit, por akoma nuk kishin përfunduar ambiciet e tij.

Dekan (Deccan) ishte rajoni më i madh në jug të Indisë i cili kishte popullsi 40 milionë banorë, por në atë kohë ishte përfshirë nga flakët përçarjeve dhe konflikteve të brendshme. Sunduesi i rajonit Dekan kishte vdekur dhe kishte plasur lufta për të përcaktuar pasardhësin e tij. Duplex menjëherë hyri në skenën e konfliktit dhe lidhi pakt me njërin prej pretenduesve të fronit të pushtetit dhe forcat ushtarake dhe artilerinë që kishte e vendosi në dispozicion të tij. Forcat e aleancës fituan dhe aleati i Duplex u ul në fronin e pushtetit të rajonit Dekan, mirëpo ai për të vazhduar sundimin e vet kishte nevojë përsëri për mbështetjen e Duplex. Tani pushteti sundues i rajonit Dekan ishte nën protektoratin e francezëve dhe gjithashtu vasal i tyre. Francezët kanë ndërhyrë edhe në luftën e rajonit Karnataka që ndodhet në juglindje të Indisë dhe sundimtarin e atij rajoni e vendosen nën protektoratin e tyre. Në këtë mënyrë gjerësia e territorit që kontrollohej nga kompania "India Lindore" e Francës ishte dyfish më e madhe se sa territori i vendit të Francës dhe me një popullsi disa herë më të madhe se sa popullsia e Francës.

Rivaliteti i Francës dhe Anglisë në vendin e tigrave dhe papagajve vazhdonte akoma dhe Anglia arriti që brenda një periudhe të shkurt të pushtojë dhe të marrë nën kontroll njërin prej rajoneve që ishte nën protektoratin e francezëve. Kjo ngjarje irritoi në masë shumë të madhe francezët dhe shefin e tyre arrogant. Ai sulmoi njërin prej rajoneve që ishte nën kontrollin e kompanisë "India Lindore" të anglezëve, por pësoi disfatë të rëndë dhe për të vazhduar luftën, kërkoi nga Parisi para dhe forca ushtarake.

Parat që shpenzonte Duplex për vazhdimin e luftërave ushtarake me anglezët në Indi, irritonte jashtë mase aksionarët e kompanisë "India Lindore" të Francës. Drejtuesit e kompanisë i dërgonin mesazh Duplex që ne po kërkojmë vetëm disa qendra dhe porte tregtare dhe jo një vend me sipërfaqe të gjerë.

Mirëpo nga ana tjetër, oborri mbretëror i Anglisë i cili nuk hamendej as për një çast në dërgimin e armëve dhe forcave ushtarake për kompaninë e vet, vazhdimisht i dërgonin mesazhe oborrit mbretëror të Francës se sjelljet dhe politikat e Duplex në Indi më në fund do të rezultojnë në një luftë të plotë mes të dy vendeve. Të gjitha këto ngjarje u bënë shkak që oborri mbretëror i Francës të shkarkojë nga detyra Duplex dhe ta thirrin në Francë për të dhënë përgjigje.

Duplex në Francë kërkoi një shumë të madhe parash të cilën duhej ta merrte nga kompania "India Lindore" e Francës, mirëpo marrja e asaj shume të madhe parash natyrisht nuk ishte gjë e lehtë. Duplex për 10 vite vrapoi pas drejtuesve të kompanisë, mirëpo nuk fitoi asgjë dhe më në fund vdiq në varfëri dhe mjerim të plotë.