Sejed Hassan Nasrullah: Krimi në Rafah vërtetoi ashpërsinë e brutalitetit të sionistëve
(last modified Wed, 29 May 2024 07:17:53 GMT )
May 29, 2024 09:17 Europe/Tirane
  • Sejed Hassan Nasrullah: Krimi në Rafah vërtetoi ashpërsinë e brutalitetit të sionistëve

Në reagim ndaj sulmit të regjimit gjenocidal izraelit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit tha se krimi i tmerrshëm i regjimit pushtues sionist në Rafah duhet të zgjojë njerëzit që janë të pavëmendshëm dhe nuk kanë ndonjë pozicion në botë.

Sipas raportit të Mehr, Sejed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, në ceremoninë e varrimit të nënës së tij të ndjerë në periferinë jugore të Bejrutit, Shprehu falënderime dhe vlerësoi mesazhin e ngushëllimit nga autoritetet iraniane për vdekjen e nënës së tij, dhe falënderoi të gjithë ata që erdhën në liban nga, Palestina, Siria, Iraku, Irani, Pakistani, India, Turqia, Jemeni, Bahreini, Kuvajti, Egjipti, Tunizia, Mauritania, Jordania, Maroku, Xhibuti, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për humbjen e nënës së tij. Në vazhdim të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit foli për krimin e regjimit sionist dhe theksoi se vrasja e banorëve të Rafahut tregon qartë edhe një herë brutalitetin dhe agresivitetin e regjimit sionist. Ai shtoi: Ky krim dhe gjaku i të shtypurve do të shkaktojë shembjen e regjimit sionist. Sejed Hassan Nasrullah theksoi: Regjimi sionist u njofton banorëve të Rafahut se zona të caktuara janë të sigurta, por pas kësaj ai i bombardon ato zona. Sejed Hasan Nasrallah theksoi se ne do t'u themi palëve që u përpoqën të normalizojnë marrëdhëniet e tyre se, po normalizoni marrëdhëniet me këta egërsira dhe masakrues? Ai shtoi: Hipokrizia e amerikanëve mbi Rafahun në javët e fundit ka luajtur një rol të madh. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban theksoi se krimi i tmerrshëm i kryer nga sionistët në Rafah do të përshpejtojë rënien e regjimit sionist dhe ky regjim nazist nuk do të ketë të ardhme në rajon. Të paktën 45 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ranë dëshmorë dhe 249 u plagosën nga regjimi gjenocidal izraelit në mesnatën e së dielës, kur regjimi sulmoi kampin e refugjatëve në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Tags