Reagimi i Iranit ndaj dispozitave anti-iraniane të deklaratës amerikane dhe franceze
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159054-reagimi_i_iranit_ndaj_dispozitave_anti_iraniane_të_deklaratës_amerikane_dhe_franceze
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi deklaratën e përbashkët të presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Francës, në të cilën, një pjesë e saj bënte akuza të pabaza dhe të papranueshme ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe e konsideroi atë të refuzuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2024 06:13 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj dispozitave anti-iraniane të deklaratës amerikane dhe franceze

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi deklaratën e përbashkët të presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Francës, në të cilën, një pjesë e saj bënte akuza të pabaza dhe të papranueshme ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe e konsideroi atë të refuzuar.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, Naser Kan'ani, në një deklaratë për media të hënën në mbrëmje, e cilësoi përmbajtjen anti-iraniane të kësaj deklarate si të pabazë, me synime dhe motivime politike dhe vazhdimësi të politikave të dështuara të mëparshme.

Zëdhënësi i aparatit diplomatik shtoi: "Siç e kemi thënë shumë herë, Republika Islamike e Iranit i përmbahet bashkëpunimit teknik me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në kuadrin e të drejtave dhe detyrave ndërkombëtare dhe bazuar në Traktatin e Mospërhapjes dhe Marrëveshjen e Masave Mbrojtëse."

Ai vazhdoi: "Roli i njohur i Republikës Islamike të Iranit në vendosjen dhe konsolidimin e stabilitetit dhe të sigurisë në rajon e në botë dhe në luftën kundër grupeve terroriste me qëllim të forcimit të sigurisë ndërkombëtare, është i pamohueshëm."

Kan'ani deklaroi: "Gjithashtu, që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë e deri më tani, politika parimore dhe e qartë e Republikës Islamike të Iranit ka qenë gjithmonë e bazuar në mbështetjen e zgjidhjes politike të mosmarrëveshjeve midis dy palëve."

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Është shumë qesharake që mbështetësit e regjimit izraelit fëmijëvrasës, i cili masakroi rreth 15 mijë fëmijë palestinezë dhe mijëra gra në 8 muaj, si dhe shtypësit e studentëve dhe qytetarëve që protestojnë për krimet e luftës të regjimit izraelit, lejojnë veten që t'ua mësojnë të tjerëve etikën dhe të drejtat e njeriut."

Kan'ani shtoi: "Ne e këshillojmë Presidentin e Francës, në kuadër të deklaratave të tij të fundit në lidhje me domosdoshmërinë e përpjekjes së Evropës për të mos ndjekur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, të korrigjojë gjithashtu edhe ndjekjen që u bën Franca politikave armiqësore dhe anti-iraniane të qeverisë amerikane ndaj Iranit."