Bagheri: Marrëdhëniet Iran-Rusi të bazuara në interesa reciproke do të vazhdojnë
(last modified Tue, 11 Jun 2024 07:45:14 GMT )
Qershor 11, 2024 09:45 Europe/Tirane
  • Bagheri: Marrëdhëniet Iran-Rusi të bazuara në interesa reciproke do të vazhdojnë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i konsideroi marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Rusisë të bazuara në qasjen dhe interesat afatgjata të dy vendeve dhe tha se këto marrëdhënie do të vazhdojnë në bazë të interesave të përbashkëta edhe në të ardhmen.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ali Bagheri, i cili ndodhet në qytetin rus Nizhny Novgorod për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BRICS-it, u takua dje të hënën me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov.

Bagheri vuri në dukje përafrimin dhe përbashkësinë e qëndrimeve, bashkëpunimin mes dy vendeve në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe theksoi nevojën për më shumë përpjekje për të ndalur krimet e regjimit sionist në Gaza dhe Rafah.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit theksoi gjithashtu nevojën për të përdorur kapacitetin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe grupit BRICS për t'u marrë me njëanshmërinë dhe veprimet e paligjshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Jashtëm rus theksoi gjithashtu rolin e martirëve Raisi dhe Amir-Abdollahian në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe theksoi vazhdimin e trendit në rritje të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Moskës në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë e Moskës për të ndjekur këtë trend.

Sergey Lavrov, duke iu referuar këndvështrimit të përbashkët të Teheranit dhe Moskës për shumë çështje rajonale, theksoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në rajonin e Azisë Perëndimore dhe të Kaukazit Jugor.

Në këtë takim u shqyrtua statusi më i fundit i projekteve aktuale në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u morën masat e nevojshme për përshpejtimin e zbatimit të tyre.

 

Tags