Rezistenca sulmon përsëri regjimin sionist
Ndërsa intensiteti i sulmeve të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës nuk ka rënë, forcat palestineze të rezistencës nuk janë larguar nga fusha e betejës dhe vazhdojnë operacionet e tyre kundër forcave pushtuese.
Rrjeti Al-Mayadeen raportoi se forcat palestineze të rezistencës me sulmet e tyre me raketa arritën të shënjestrojnë një tjetër pozicion të ushtrisë sioniste. Batalionet Ezzeddin Qassam dega ushtarake e lëvizjes Hamas, njoftuan se mëngjesin e sotëm me sulmet e tyre me raketa kanë shënjestruar zonën ushtarake "Kisofim". Mediat sioniste kanë pohuar se në zonën e përmendur pas këtij sulmi me raketa shpërtheu një zjarr masiv. Më herët, forcat Qassam kishin arritur të sulmonin zonën e përqendrimit të këmbësorisë së regjimit sionist në lindje të lagjes Al-Zaitun në qytetin e Gazës. Gjatë këtij aksioni bombardues, disa ushtarë sionistë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.