Qershor 15, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani takohet me kreun e rajonit të Kurdistanit të Irakut

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Iranit, Ali Bagheri Kani, në vizitën e tij të tretë diplomatike në Erbil është takuar dhe ka biseduar me presidentin rajonal të Kurdistanit Nechirvan Barzani.

Sipas IRNA-së, në këtë takim, Ali Bagheri, nga zyrtarët e Rajonit të Kurdistanit, kërkoi bashkëpunim dhe krijimin e kushteve për udhëtimin e pelegrinëve iranianë të cilët shkojnë në vendet e shenjta në jug të Irakut përmes kufijve zyrtarë të rajonit të Kurdistanit. Në këtë takim, “Niçirvan Barzani” shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Iranit për Irakun dhe rajonin e Kurdistanit dhe theksoi vazhdimin e marrëdhënieve të mira dhe të vlefshme ndërmjet dy palëve. Barzani gjithashtu e konsideroi Iranin si një vend dhe fqinj të rëndësishëm dhe vuri në dukje marrëdhëniet e forta dhe historike mes dy palëve. Gjithashtu, të dyja palët bënë thirrje për forcimin e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, veçanërisht në fushën e tregtisë. Para kësaj, Ali Bagheri Kani ishte takuar dhe kishte biseduar me kryeministrin Masrour Barzani dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të rajonit të Kurdistanit të Irakut, Masoud Barzani. Bagheri, dje në mëngjes në krye të një delegacioni mbërriti në Bagdad ku u takua dhe bisedoi me Ministrin e Jashtëm Fuad Hossein, Presidentin Abdul Latif Rashid, Kryeministrin Mohammad Shia al-Sudani, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Qasim al-Aarji dhe Faiq Zeidan kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut.

Tags