Hezbollahu i Libanit sulmon pozicionet ushtarake izraelite në sulme të reja hakmarrëse
Hezbollahu libanez ka kryer një raund të ri sulmesh kundër pozicioneve ushtarake izraelite në veri të Izraelit në përgjigje të vrasjes së një komandanti të lartë në Libanin jugor.
Sami Abdallah, i njohur me pseudonimin Abu Taleb, u vra të martën së bashku me tre persona të tjerë në sulmet izraelite që synonin një ndërtesë banimi në qytetin jugor libanez Xhvaja.
Hezbollahu tha në deklarata të veçanta të shtunën se forcat e tij kishin vënë në shënjestër me raketa të dirigjuara pajisjet e spiunazhit dhe sistemet e radarit të Izraelit në malin Meron, si dhe një grumbullim të ushtarëve të regjimit pushtues sionist në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës dhe në përgjigje të vrasjes së Sami Abdallah.
Hezbollahu tha gjithashtu se shënjestroi me një raketë të dirigjuar një pozicion të ushtarëve izraelitë në rajonin Hadab Yaroun, duke shkaktuar disa të vrarë dhe të plagosur në mesin e tyre.