Qershor 16, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Hamasi: Po shfaqen shenja të humbjes së armikut përballë palestinezëve

Kreu i byrosë politike të Hamasit vlerësoi qëndresën e palestinezëve përballë ofensivave izraelite kundër Gazës. Ai theksoi se të gjitha shenjat tregonin gjithnjë e më shumë se regjimi sionist po e humbiste luftën.

Duke mbajtur një fjalim televiziv këtë të dielë, më 16 qershor, me rastin e Kurban Bajramit, Ismail Haniyeh deklaroi se palestinezët besonin thellë në premtimet e çlirimit dhe fitores përfundimtare.

Më tej, Haniyeh tha: “Kurban Bajrami festohet në Rripin e Gazës, ndërsa banorët e këtij rajoni po luftojnë agresorët në të gjitha frontet. Vëllezërit dhe motrat tona në Gaza jetojnë në një varfëri të paparë... Armiku sionist nuk do të shohë asnjë reagim tjetër prej tyre, përveç qëndresës dhe durimit".

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit vuri në dukje më tej se shenjat e humbjes së regjimit izraelit po bëhen më të dukshme se kurrë, me armikun pushtues që nuk ka arritur të realizojë asnjë nga objektivat e tij të deklaruara në Gaza.

Ismail Haniyeh shtoi: “Përshëndes të gjitha degët e Boshtit të Rezistencës dhe shpreh mirënjohjen time për lëvizjen e Hezbollahut libanez si dhe për luftëtarët jemenas të Ansarallah për operacionet e tyre në Detin e Kuq. Falënderoj gjithashtu grupet e rezistencës në Irak dhe Siri për mbështetjen e tyre ndaj palestinezëve".

Udhëheqësi i Hamasit tha se fronti i rezistencës ishte serioz dhe fleksibël në lidhje me bisedimet e armëpushimit. Por ai vuri në dukje se çdo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të çojë në tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza dhe të përfshijë dispozita për shkëmbimin e të burgosurve.

 

Tags