Qershor 18, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • Irani bën thirrje për ndalimin e gjenocidit në Gaza

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Baku tha se në mesazhin e ministrit të Jashtëm iranian në detyrë Ali Bagheri Kani drejtuar ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit me rastin e Kurban Bajramit, ai ka nënvizuar nevojën për ndalimin e gjenocidit të palestinezëve nga regjimi sionist.

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Baku, kryeqyteti i Republikës së Azerbajxhanit, njoftoi mesazhin e urimit të Ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Ali Bagheri Kani, drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit Jeihun Bayramov me rastin e Kurban Bajramit.

Bagheri Kani shprehu shpresën se me bekimin e këtij Bajrami të madh dhe duke përfituar nga mësimet hyjnore dhe me përpjekje të përbashkëta, umeti islam do të jetë dëshmitar i përfundimit të krimeve të luftës dhe gjenocidit në Rripin e Gazës dhe forcimit të unitetit dhe solidaritetit.

Më herët, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Mohammad Mokhber, përmes një mesazhi ka uruar presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për festën e Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij të urimit drejtuar Ilham Aliyevit, Mokhber shprehu gjithashtu shpresën për përfundimin e krimeve të regjimit sionist në Gaza.

 

Tags