Shefi i IRGC: Amir-Abdollahian zbatoi parimet e Revolucionit në politikë
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka vlerësuar ministrin e Jashtëm të ndjerë iranian, Hossein Amir-Abdollahian për aktivitetet e tij të frytshme në mbështetje të frontit të rezistencës, duke thënë se ai e njihte mirë diplomacinë e rezistencës dhe e drejtonte atë me shkathtësi.
Gjeneralmajor Hossein Salami i bëri këto komente të martën teksa vizitoi familjen e Amir-Adollahian në Teheran për të nderuar ministrin e Jashtëm të ndjerë, i cili vdiq në një aksident ajror së bashku me presidentin iranian Ebrahim Raisi më 19 maj.
Komandanti i IRGC e lavdëroi ministrin e ndjerë si një diplomat i lartë me personalitet të veçantë, mendjemprehtësi të madhe, njohuri politike dhe aftësi diplomatike.
Duke e përshkruar diplomacinë si një kombinim i talentit, aftësive, njohurive dhe karizmës, Gjeneralmajor Hossein Salami tha se Amir-Abdollahian gëzonte të gjitha kërkesat thelbësore dhe esenciale në fushën e diplomacisë.
Ai tha gjithashtu se diplomatët në përgjithësi duhet të flasin sipas rregullave dhe protokolleve ndërkombëtare, por Amir-Abdollahian veproi përtej standardeve dhe zbatoi parimet e Revolucionit Islamik në botën e politikës.
"Ai përdorte gjuhën e autoritetit gjatë negociatave me fuqitë botërore, por fliste me gjuhën e mbështetjes ndërsa angazhohej në bisedime me të shtypurit," vuri në dukje shefi i IRGC.