Shefi i IRGC-së: Irani ua ka imponuar fuqinë e tij armiqve
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) gjeneralmajor Hossein Salami tha se Irani ka qenë në gjendje t'i rezistojë me sukses fushatave të presionit të fuqive satanike gjatë katër dekadave të fundit.
“Ne kemi qenë në gjendje të neutralizojmë dhe të zbusim të gjitha këto presione të ndryshme dhe të imponojmë fuqinë e një kombi madhështor në një bote armiqsh të egër”, tha ai të mërkurën gjatë një eventi në Teheran.
Shefi i IRGC-së vuri në dukje se Revolucioni Islamik i vitit 1979 u përpoq të përhapte konceptet e lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor në botë.
“Ne duam të jemi flamurtarët e lirisë së të shtypurve nga skllavëria e skllavopronarëve modernë”, tha ai.
"Fuqitë satanike e dinin se ky transformim në gjeometrinë e fuqisë botërore do të zvogëlonte gradualisht hapësirën e tyre të frymëmarrjes", vuri në dukje gjeneralmajor Hossein Salami.
Kështu ata filluan të ushtrojnë presion mbi Republikën Islamike në të gjitha frontet, duke përfshirë veprimet ushtarake dhe sanksionet ekonomike, tha ai.