Kan'ani: Irani rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur Kanadasë
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër veprimin armiqësor të Kanadasë kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Naser Kan'ani, dënoi ashpër veprimin politik, jokonvencional dhe jo të mençur të qeverisë kanadeze në shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike si "terroriste".
Kan'ani e konsideroi këtë vendim të pamatur të qeverisë kanadeze si një veprim armiqësor dhe në kundërshtim me standardet dhe parimet e pranuara të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë barazinë e vendeve sovrane dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të qeverive, si dhe shembull të sulmit ndaj sovraniteti kombëtar të Iranit.
Kan'ani shtoi: "Kjo lëvizje e papërgjegjshme dhe provokuese është në rrugën e gabuar që qeveria kanadeze ka marrë gjatë dekadës së fundit nën ndikimin e spektrit të luftënxitësve, shkelësve të vërtetë të të drejtave të njeriut dhe themeluesve kryesorë të terrorizmit.
Zëdhënësi i shërbimit diplomatik deklaroi: "Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është një institucion sovran që doli nga radhët e kombit iranian dhe ka një identitet zyrtar e ligjor të nxjerrë nga Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit, i cili së bashku me elementë të tjerë të Forcave të Armatosura, është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe kufijve të vendit, si dhe është përgjegjës për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon duke u përballur me fenomenin e keq të terrorizmit."
Kan'ani theksoi: "Veprimi i neveritshëm i qeverisë kanadeze kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike nuk ka asnjë efekt në prodhimin e fuqisë legjitime dhe parandaluese, si dhe në rritjen e nivelit dhe shtrirjes së autoritetit të kësaj force krenare që doli nga radhët e kombit iranian."
Në mbyllje, Kan'ani deklaroi: "Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtat e saj për një përgjigje proporcionale dhe reciproke ndaj këtij veprimi kundër ligjit ndërkombëtar dhe kundër kombit dhe qeverisë iraniane."
 
							 
						 
						