Sulmohet aeroplanmbajtësja amerikane nga forcat jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159554-sulmohet_aeroplanmbajtësja_amerikane_nga_forcat_jemenase
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi për shënjestrimin e aeroplanmbajtëses amerikane "Eisenhower" dhe të një anijeje tjetër në Detin e Kuq dhe në Detin e Omanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 23, 2024 10:01 Europe/Tirane
  • Sulmohet aeroplanmbajtësja amerikane nga forcat jemenase

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi për shënjestrimin e aeroplanmbajtëses amerikane "Eisenhower" dhe të një anijeje tjetër në Detin e Kuq dhe në Detin e Omanit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Jahja Sarei, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, tha të shtunën: "Në një operacion të paprecedentë, forcat e ushtrisë së vendit sulmuan anijen "Transworld Navigator" dhe aeroplanmbajtësen "Eisenhower" me disa raketa balistike dhe raketa lundrimi në Detin e Omanit dhe në Detin e Kuq."

Sarei, duke theksuar se anijet në fjalë janë sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të saktë, deklaroi: "Operacionet ushtarake për të mbështetur dhe mbrojtur popullin palestinez do të vazhdojnë derisa të ndalojnë agresionet dhe të hiqet bllokada ndaj Rripit të Gazës."

Gjithashtu, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit shtoi: "Në përgjigje të agresionit kundër Jemenit, ne nuk do të hezitojmë kurrë të synojmë anijet e huaja luftarake në Detin e Kuq dhe në Detin e Omanit.

Gjatë muajve të fundit, në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandab jo vetëm anije amerikane, britanike dhe sioniste, por edhe anije të destinuara për në territoret e pushtuara.