Bagheri Kani: Teherani po pret 41 delegacione diplomatike në takimin e ACD
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159588-bagheri_kani_teherani_po_pret_41_delegacione_diplomatike_në_takimin_e_acd
Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri Kani njoftoi pritjen e 41 delegacioneve diplomatike në takimin e Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik (ACD) në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 23, 2024 20:54 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Teherani po pret 41 delegacione diplomatike në takimin e ACD

Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri Kani njoftoi pritjen e 41 delegacioneve diplomatike në takimin e Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik (ACD) në Teheran.

"Ne jemi krenarë që presim takimin ministror të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik (ACD) në Teheran dhe kryesojmë këtë takim," tha Bagheri Kani.

Ai më tutje theksoi se në këtë takim do të marrin pjesë 41 delegacione të ministrave dhe të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Bagheri Kani tha gjithashtu se kjo ngjarje ofron një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve aziatike dhe tregon dëshirën aziatike për multilateralizëm dhe gjithëpërfshirje.

Irani ka marrë presidencën e ACD që nga fundi i vitit 2023.

Të dielën, ditën e parë të samitit, ekspertë dhe drejtues të lartë nga shtetet anëtare të ACD-së koordinuan temat që do të diskutohen nga diplomatët e lartë.

Bagheri Kani do të mbajë një fjalim në ceremoninë e hapjes së samitit të hënën.

ACD është themeluar në vitin 2002 dhe Sekretariati i saj ndodhet në Kuvajt. Kjo organizatë aktualisht ka 35 anëtarë.