Qershor 26, 2024 21:12 Europe/Tirane
  • Zbulohet lutja e Netanyahut ndaj Amerikës në operacionin

Knesset (Parlamenti i regjimit sionist) akuzoi sot (e mërkurë) kryeministrin e këtij regjimi për dështim në operacionin kundër rezistencës palestineze, si dhe për pamundësi për të ruajtur sigurinë e Izraelit kundër Iranit gjatë operacionit "Premtimi i Vërtetë".

Sipas Al Jazeera, Yair Lapid, lideri i opozitës dhe ish-kryeministri i regjimit sionist, pranoi në mbledhjen e Knesset-it të këtij regjimi se Benjamin Netanyahu iu lut amerikanëve që të ruanin sigurinë e Izraelit gjatë Operacioni Premtimi i Vërtetë.

Lapid vazhdoi duke thënë: "Nuk ka asnjë lider në botë që nëse do të ishte në vendin tuaj, do të vazhdonte të drejtonte për një ditë me këtë situatë. Kushdo që do ishte në vendin tuaj do të ishte larguar më 8 tetor dhe do të kishte marrë përgjegjësinë për këto ngjarje, do të ulte kokën, do të kërkonte falje nga izraelitët dhe do të jepte dorëheqjen".

Kreu i opozitës së regjimit sionist shtoi: "Ti je i vetmi që ke mbetur me këtë situatë dhe vazhdon të shkaktosh më shumë dështime dhe ta përkeqësosh situatën dhe qëndroni këtu dhe buzëqeshni! Mos buzëqesh, por largohu".

 

Tags