Kombëtarja iraniane arriti vendin e tretë në kampionatin aziatik të bilardos
(last modified Fri, 05 Jul 2024 17:34:11 GMT )
Korrik 05, 2024 19:34 Europe/Tirane
  • Kombëtarja iraniane arriti vendin e tretë në kampionatin aziatik të bilardos

Skuadra e bilardos me tre lojtarë të Republikës Islamike të Iranit nuk arriti në finale pasi pranoi humbjen kundër Tajlandës dhe arriti vendin e tretë në kampionatin aziatik.

Sipas IRNA, gara ekipore e Kampionatit Aziatik të bilardos 2024 u mbajt nga 1 deri më 5 korrik, e organizuar nga qyteti i Riadit, në Arabinë Saudite, dhe ekipi kombëtar iranian i bilardos, i përbërë nga Amir Sarkhosh, Ali Karagozlou dhe Arman Dinarund, mori pjesë në këtë garë dhe u vendos e treta në renditje. Kombëtarja e Iranit në bilardo mposhti Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në fazën e grupeve me rezultatet 3-1 dhe 3-0. Gjithashtu, kombëtarja iraniane në bilardo mundi 3-0 kombëtaren e Mianmarit në fazën eliminatore, por humbi kundër Tajlandës dhe u rendit e treta.