Marshime masive të jemenasve në mbështetje të popullit të Gazës
(last modified Fri, 05 Jul 2024 17:43:03 GMT )
Korrik 05, 2024 19:43 Europe/Tirane
  • Marshime masive të jemenasve në mbështetje të popullit të Gazës

Një marshim i madh i popullit jemenas në mbështetje të popullit të Gazës është mbajtur në provinca të ndryshme të këtij vendi.

Sipas rrjetit Al-Mayadeen, populli jemenas protestoi kundër sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe dënoi krimet dhe vrasjet e kryera kundër civilëve në Palestinën e pushtuar, në provinca të ndryshme të këtij vendi, duke përfshirë Saada, Imran, Rime, Al-Dala dhe Al-Jawf. Jemenasit duke mbajtur flamujt e Jemenit dhe Palestinës dhe pankarta në të cilat ishin shkruar deklarata kundër politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë brohoritur parulla kundër krimeve dhe veprimeve brutale të regjimit pushtues sionist në Gaza, të cilat po kryhen para syve të botës, dhe duke dënuar bashkëfajësinë dhe neglizhencën e liderëve arabë në këtë çështje. Sipas këtij raporti, demonstruesit, duke mbështetur operacionet e rezistencës islame në Liban dhe Irak dhe operacionet e përbashkëta të forcave të armatosura jemenase me rezistencën islamike të Irakut kundër armikut sionist, janë konsoliduar me lëvizjen studentore të nisur në Amerikë dhe Evropë të cilat po përballen me censurën mediatike, masat represive dhe gjyqet mizore.

Që nga fillimi i sulmeve brutale të regjimit sionist më 7 tetor 2023, jemenasit kanë mbajtur vazhdimisht marshime masive duke shprehur solidaritetin e tyre me kombin palestinez, duke dënuar vazhdimin e vrasjeve në Rripin e Gazës dhe duke vlerësuar operacionet e forcave të armatosura jemenas dhe frontet që mbështesin rezistencën palestineze.