Evropa e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e re të Iranit
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian uroi fitoren e Masoud Pezeshkian në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe shtoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë e re të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, zëdhënësja për marrëdhëniet me jashtë dhe çështjet e sigurisë të Bashkimit Evropian ka uruar Masoud Pezeshkian për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Iran. Nabila Meserli ka publikuar një mesazh në rrjetin social X (ish-Twitter) dhe ka shkruar: Ne i kushtuam vëmendje rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe urojmë presidentin e zgjedhur, Masoud Pezeshkian. Ajo theksoi se jemi të gatshëm të ndërveprojmë me qeverinë e re në përputhje me politikën e bashkëveprimit të Bashkimit Evropian. Masoud Pezeshkian u bë presidenti i zgjedhur i popullit iranian duke fituar shumicën e votave në fazën e dytë të zgjedhjeve të 14-të presidenciale. Deri më tani, shumë liderë botërorë kanë dërguar mesazhe urimi për fitoren e Pezeshkian në zgjedhjet presidenciale.