Gusht 25, 2024 12:55 Europe/Tirane
  • Së bashku me thesaret historike të Iranit (1)

Kur vizitoni monumentet historike dhe muzetë, çfarë ju bën të shikoni më ndryshe dhe t'i shihni gjërat me më shumë entuziazëm dhe përqendrim?

Duket se kur ne njerëzit i vizitojmë thesaret historike me vetëdije dhe njohuri, do të kemi një përvojë më të mirë nga vizita jonë. Veprat historike që kanë mbërritur tek ne nga e kaluara e largët e deri më sot, janë shumë të vlefshme dhe tregojnë një pjesë të kulturës dhe historisë së kombeve. Njohja e historisë që fshihet pas çdo objekti e bën atë më unik. Zonja dhe zotërinj, ndiqni historinë e thesareve historike të Iranit në podkastin tonë dhe mos e humbisni kënaqësinë e dëgjimit të tyre.

Përshëndetje! Miq të nderuar jemi me episodin e parë të podkastit “Së bashku me thesaret historike të Iranit”. Në këtë podkast, çdo episod i të cilit do të publikohet një herë në javë, ne do të udhëtojmë me ju drejt historisë dhe në çdo episod do t'ju tregojmë një histori të një ose më shumë objekteve historike në Iran dhe do të përpiqemi t'ju njohim me trashëgiminë kulturore dhe historike të Iranit. Në episodin e parë do të shkojmë në provincën Lorestan, e cila ndodhet në perëndim të Iranit të sotëm dhe do të mësojmë për artin e bronzit si një nga artet më të vjetra njerëzore në këtë rajon.

Rreth tre mijë vite më parë, në rajonin e njohur sot si Lorestan, arti i bronzit ishte në kulmin e tij të lulëzimit dhe prosperitetit. Një art i vlefshëm të cilin do ta diskutojmë në këtë podkast.  Por para kësaj, na shoqëroni në vazhdim për t'ju treguar pak më shumë për Lorestanin. Lorestani ndodhet në pjesën perëndimore të Iranit të sotëm dhe është një rajon shumë i bukur dhe me klimë të mirë. Në këtë rajon rrjedhin shumë lumenj dhe ujëvara dhe në fakt është një pjesë e parajsës në tokë. Rreth tre mijë vjet para erës së re, fiset e quajtura "Kassites" erdhën nga tokat në jug të Detit Kaspik deri në shpatet e maleve të Zagrosit. Disa ekspertë i konsiderojnë njerëzit që jetojnë në provincën Lorestan si të mbijetuarit e fiseve Kassites.

Kasitët ishin shumë luftëtarë. Ata sulmuan Babiloninë me një ushtri të organizuar mirë dhe me armë të reja që nuk ishin parë kurrë më parë. Kur? Rreth mijëvjeçarit të dytë para erës së re! Ata sunduan Babiloninë për një periudhë të gjatë, gjë që tregon aftësinë e tyre të lartë për të qeverisur vendin dhe zbulohet kompetenca e sundimtarëve të fiseve Kasite. Përveç trimërisë, kasitët ishin edhe njerëz me mjeshtëri të madhe, shumë artistë dhe me shije. Ata ishin artistë shumë të aftë! Kasitët krijonin objekte të mahnitshme me bronz që po t’i shihni sot do të habiteni. Bronzi është aliazhi më i vjetër i njohur për njerëzimin dhe iranianët e quajtën atë me emrin "Mefragh" që është bronzi në gjuhët latine. Ky metal prodhohet nga bakri dhe kallaji, dhe në të kaluarën dhe në kohët e lashta prej tij janë bërë vegla të ndryshme dhe skulptura të bukura artistike.

Sipas mendimtarëve, "guri", "dheu" dhe "metali" janë tre materialet kryesore që kanë formuar qytetërimin njerëzor dhe njerëzimi ka treguar një transformim të madh në çdo hap drejt një qytetërimi më të mirë duke përdorur secilin prej këtyre materialeve. Guri është shoqërues i lashtë i njeriut, gjatë historisë është përdorur më shumë se çdo gjë tjetër si mjet. Por balta dhe qerpiçi janë shpikur nga njerëzit dhe më në fund metali! Metali konsiderohet superior ndaj të dyja këtyre zbulimeve njerëzore.

Studiuesit kanë dallime në mendimet e tyre rreth vitit në të cilin u zbulua metali. Disa njerëz e konsiderojnë zbulimin e metalit 100,000 vjet më parë dhe të tjerët 40,000 vjet më parë. Megjithatë, në risitë dhe shpikjet e viteve 10,000 deri në 7,000 vjet para erës së re, në mënyrë të prerë mund të vërehet metali dhe përdorimet e tij të ndryshme. Në fillimet e industrisë së përpunimit të metaleve, ishin "Sumerët" ata që arritën të përgatisnin një aliazh bakri dhe kallaji të quajtur "Mefragh" ose bronz, dhe ta përdornin atë. Nga fillimi i mijëvjeçarit të tretë para erës së re e në vazhdim, ky zhvillim transformoi me shpejtësi industrinë e përpunimit të metaleve në Iran, Egjipt dhe në Azinë e Vogël dhe hapi një kapitull të ri në historinë e qytetërimit njerëzor. Lorestani është një nga qytetet më të rëndësishme në të cilat është zbuluar bronzi.

Lorestani mund të konsiderohet "shtëpia" e objekteve dhe veglave të vjetra sepse kudo në këtë qytet ka gjurmë të jetës së njerëzve që kanë jetuar në këtë zonë mijëra vjet më parë dhe kanë krijuar objekte artistike me bronz që ka mahnitur shumë njerëz. Por bota dhe populli i Iranit për një kohë të gjatë nuk kanë qenë të informuar për ekzistencën e një thesari kaq të shtrenjtë. Deri në fund të viteve 1920, tregjet e veprave dhe gjërave antike ishin të mbushura me artefakte bronzi, por nuk dihej shumë për këto vepra historike. Skulpturat e njerëzve dhe kafshëve, kupat me relieve dhe vathëve dhe qaforeve delikate ngjallën pasion të madh te shitësit të cilët ishin mahnitu nga bukuria e këtyre veprave. Në lidhje me origjinën e këtyre veprave u ngritën shumë pyetje të shumta, por përgjigjet ishin disi të paqarta. Në vend që të emërtonin një vendbanim apo qytetërim specifik për origjinën e këtyre veprave artistike, shitësit përmendën vetëm një zonë në malet e Zagrosit. Kjo i bëri arkeologët të mendojnë dhe të fillojnë të hulumtojnë. Arkeologët, pas gërmimeve të shumta në malet dhe tempujt dhe vendet antike të Lorestanit, zbuluan shumë vepra prej bronzi, të cilat tregojnë artin unik të banorëve të kësaj treve.

Ndër arkeologët që kanë kryer gërmime në rajonin e Lorestanit, mund të përmendim Louis Vanden Berghe , arkeolog belg dhe Roman Ghirshman, arkeolog francez. Natyrisht, pas zbulimit, shumica e këtyre vepra të vjetra u prezantuan në muzetë e vendeve perëndimore si ai i Luvrit. Numri i këtyre veprave është aq i madh sa që në muzeun e Luvrit në Francë, një sallon i tërë i kushtohet vetëm veprave të bronzit që janë zbuluar në rajonin e Lorestanit në Iran. Muzeu i Çikagos, Filadelfias dhe Muzeu Metropolitan i Artit po ashtu ruajnë një numër të madh prej këtyre artefakteve. Sigurisht, një numër i madh i këtyre veprave prej bronzi janë ekspozuar edhe në Muzeun Antik të Iranit dhe në Muzeun “Falak-ol-Aflak” në Iran. Në muzeun "Falak-ol-Aflak" gjenden më shumë se 12.000 vepra bronzi, shumica e të cilave janë zbuluar në shpellën Kalmakareh, dhe këto vepra bronzi kryesisht i përkasin periudhës së dinastisë Akamenide. Vlen të theksohet se veprat e bronzit që janë zbuluar në rajonin e Lorestanit, veçanërisht në rajonin "Poshte Kuh" të kësaj province, janë të periudhave të ndryshme, më e vjetra prej të cilave daton në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë, por pjesa më e madhe e këtyre veprave i përkasin periudhës kohore ndërmjet shekullit të njëmbëdhjetë para erës së re deri në mesin e shekullit të VII para erës së re.

Veprat prej bronzi të provincës Lorestan  janë në forma dhe lloje të ndryshme, të cilat janë ndërtuar si për përdorim të përditshëm ashtu edhe për aspektin dekorativ. Ndër to mund të përmenden enët prej bronzi, skulptura të kafshëve, sëpata, veglat e luftës si shpata e shumë të tjera.

Disa skulptura kafshësh që u nxorën nga toka e Lorestanit, tregojnë rëndësinë që njerëzit i jepnin kafshëve në atë kohë. “Cjapi i malit” është një nga skulpturat e zbuluara në këtë zonë. Dhitë e malit janë një nga kafshët që janë të shumta në Lorestan edhe sot e kësaj dite, kjo është për shkak të kullotave të gjelbëruara në shpatet e vargmaleve të Zagrosit. Gjëja e mahnitshme e këtyre skulpturave është bukuria artistike e krijuar në këto vepra, e cila i magjeps të gjithë me kaq shumë saktësi dhe bukuri.

Simboli i dhisë së egër në veprën artistike të iranianëve të lashtë

Sëpata ishte një nga mjetet më praktike të përditshme të njerëzve në të kaluarën. Në këtë zonë prodhoheshin edhe sëpata, të cilat ndërtoheshin me inspirim nga besimi i njerëzve të asaj kohe! Sëpata me koka metalike që fiset e lashta i përdornin edhe si shkopinj në ceremonitë fetare. Një formë tjetër e këtyre sëpatave ishte prania e një njeriu me kapelë që mban një teh peshku me të dyja duart, vepër artistike kjo e cila rrjedh nga besimi i popullit të lashtë të këtij rajoni në perëndinë e arsyes ose mendjes që quhej "Ea" ose "Enki".

Karficat e dhurimit janë ndër sendet e tjera të gjetura në gërmimet e arkeologëve.  Këto janë objekte që konsiderohen ndër objektet më të dekoruara prej bronzi. Këto objekte, siç tregon edhe emri i tyre, rrjedhin nga besimet e fiseve të lashta, të cilat u dhurohen perëndive për pranimin e lutjeve të njerëzve. Në muret e tempullit "Sorkh Dam" (një vend i lashtë në Kohdasht, Lorestan) janë zbuluar karfica dhurimi. Hollësitë dhe detajet që i bëjnë këto karfica të bukura tregojnë artin e dukshëm të banorëve të Lorestanit në profesionin e metalpunuesit.

Karficat e dhurimit

Siç thamë edhe më lartë, fiset kasite të Lorestanit ishin luftëtarë, prandaj kjo u bë një motiv inkurajues për artistët e bronzit për të krijuar shpata dhe vegla luftarake, të cilat janë të gjitha të gdhendura me figura të bukura që bien në sy dhe këto u bënë një nga artet më të bukura prej bronzi në periudhën e lashtë.  Sigurisht, këto pajisje dhe mjete kanë luajtur kryesisht një rol simbolik dhe janë përdorur rrallë në luftëra.

Shembuj të këtyre shpatave prej bronzi janë zbuluar në Lorestan. Koka e të gjitha shpatave të hapura është bërë në formën e një koke njeriu dhe konsiderohet si një firmë e artistëve prej bronzi.

Artistët e Lorestanit kanë dhënë një kontribut shumë të madh në përgatitjen e pjatave me art bronzi dhe pa ekzagjerim kanë lënë pas pjata shumë të bukura dhe të mahnitshme. Roman Grishman në librin e tij “Në kërkim të mëndafshit”, e konsideron artin e vërtetë të Iranit si artin e Lorestanit, gjë që tregon rëndësinë e kësaj province. Edhe pse përveç Lorestanit, shumë objekte bronzi janë gjetur në jug të Detit Kaspik, Kaukaz dhe Evropë, këto objekte nuk mund të krahasohen me objektet prej bronzi të gjetura në Lorestan për nga aspekti teknik dhe artistik.

André Godard, një arkeolog dhe arkitekt francez, në librin e tij "Bronzi i Lorestanit, Arti i Azisë”, thekson se në Mesopotami nuk është gjetur kurrë një vepër artistike ose një vegël si ato të bronzit që janë gjetur në Lorestan. Mjetet prej bronzi të Lorestanit kanë qenë një mjet për të transmetuar artin dhe traditat stërgjyshore, për të transmetuar koncepte dhe tema të përbashkëta fetare dhe për të shprehur ligje që përfshijnë të gjithë kalorësit, luftëtarët dhe fermerët e botës së lashtë.

 

Faleminderit që dëgjuat episodin e parë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe https://parstoday.ir/sq. 

 

Tags