"Kolonialzmi, nga fillimi deri më sot" (2)
(last modified Tue, 27 Aug 2024 19:19:08 GMT )
Gusht 27, 2024 21:19 Europe/Tirane

Në episodin e dytë të këtij podkasti, prezantohen dhe shqyrtohen periudha të ndryshme të kolonializmit.

Seriali i podkasteve "Kolonializmi nga fillimi deri më sot" duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, trajton historinë, sfondin dhe mënyrën e krijimit të këtij fenomeni në vende të ndryshme të botës, duke shqyrtuar shkaqet e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit, ai prezanton edhe llojet e tij.

Në episodin e dytë të këtij podkasti, prezantohen dhe shqyrtohen periudha të ndryshme të kolonializmit.

***************

Përshëndetje te dashur miq!  Mirë se vini në episodin e dytë të serisë së podkasteve “Kolonializmi, nga fillimi deri më sot”. Në episodin e parë të këtij seriali, përveç prezantimit të fjalës kolonializëm, mësuam për sfondin dhe historinë e këtij fenomeni ogurzi dhe zbuluam se kolonializmi filloi në një shkallë të gjerë që nga shekulli i 15-të dhe vazhdoi me ndryshimet që ndodhën në atë shekull në fushat e shkencës dhe industrisë në Evropë përmes Renesancës. Udhëtimet në dukje eksploruese të evropianëve, në praktikën kolonialiste ishin fillimi i procesit të evropianizimit të botës dhe fillimi i epokës së re të kolonializmit. Portugalia erdhi si pararendëse e kësaj lëvizjeje në Lindje, pastaj Spanja arriti në Amerikë me rrugëtimin e saj kolonialist dhe pas kësaj dy vendet, Franca dhe Anglia plaçkitën dhe kolonizuan pjesë të mëdha të botës.

Holanda, Italia dhe vende të tjera evropiane dhe Rusia u futën shpejt në rrugën e kolonizimit dhe secila prej tyre fitoi koloni për vete.  Amerika, e cila u bë udhëheqëse e kolonialistëve pas Luftës së Dytë Botërore, së bashku me Bashkimin Sovjetik, e ndanë botën në dy blloqe dhe secili prej tyre vazhdoi të kolonizonte dhe plaçkiste ato vende në një formë të re me pretekstin e mbështetjes së tyre.

Rënia e ish-Bashkimit Sovjetik në dekadën e fundit të shekullit të 20-të e shtyu botën nga dypolariteti në njëpolaritet dhe Amerika u bë i vetmi pol i padiskutueshëm në botë, i cili ende pretendon lidershipin botëror, ndërsa me pushtimet e saj gjithëpërfshirëse ushtarake, politike, kulturore dhe ekonomike, SHBA është e preokupuar me përhapjen e sundimit të saj helmues dhe të përgjakshëm në vendet e tjera të botës. Kjo ishte një përmbledhje e përmbajtjes që diskutuam në episodin e parë të këtij podkasti. Në episodin e ri do të prezantojmë periudha të ndryshme të kolonializmit. Iu lutemi qëndroni me ne.

*****************

Kolonializmi përfshin tre periudha: periudha e vjetër, e reja dhe ajo moderne.  Kolonializmi i vjetër ose klasik i referohet periudhës së parë kolonialiste që filloi në shekullin e 15-të dhe zgjati deri në fund të shekullit të 19-të.

Kjo periudhë e kolonizimit u krye hapur dhe drejtpërdrejt nga vendi kolonizuese duke përdorur forcën ushtarake dhe duke pushtuar vendin e kolonizuar. Ky lloj kolonializmi solli pasoja. Duke qenë se njerëzit e vendit të kolonizuar nuk toleruan të poshtëroheshin nga të huajt dhe t’i lejonin të pushtonin vendin e tyre, përfundimisht u përballën me forcat e vendit kolonialist dhe me kalimin e kohës u formuan lëvizje antikolonialiste.  Nga ana tjetër, kolonialistët vuajtën kostot ekonomike të fushatës dhe vrasjen e trupave të tyre. Prandaj, kolonialistët vendosën t'i japin fund kolonializmit klasik dhe tradicional dhe filluan të kolonizojnë vendet e tjera në një mënyrë të re që nuk ndjek pasojat e kolonializmit të vjetër. Si rezultat, u hap një kapitull i ri në kolonializëm nën titullin e neo-kolonializmit ose kolonializmit të fshehur.

Në këtë kapitull të ri, kolonializmi vazhdoi me një petk të ri, por me të njëjtat synime si kolonializmi i vjetër dhe kësaj here përmes kontrollit politik, kulturor dhe ekonomik në botë.

Termi "kolonializëm i ri" u përdor për herë të parë nga Ahmad Sukarno, ish presidenti i Indonezisë në vitin 1955 dhe në "Konferencën e parë të vendeve afrikane dhe aziatike", e cila më vonë u bë e njohur si "Organizata e Vendeve të Paangazhuar". Kjo periudhë e kolonizimit u krye në mënyrë indirekte dhe kishte karakteristika si të qenit i fshehtë, kompleks dhe gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen dhe koordinimin e kolonizatorëve dhe secila prej këtyre karakteristikave do të përshkruhet më poshtë. 

Karakteristika e parë e kolonializmit modern ishte metoda e të qenit "indirekt dhe bërja e tij si një fenomen i brendshëm".  Kjo do të thotë se në mënyrën e re të kolonializmit, kolonizatorët, duke braktisur ndërhyrjen e forcave të tyre ushtarake dhe agjentëve të njohur, vendosen në pushtet vartësit e tyre në vendet kolonizuara nga ata. Të njëjtët njerëz që kishin kombësinë e vendit nën kolonializëm dhe e konsideronin veten si patriotë të kombit dhe pretendues të sigurimit të interesave kombëtare, por në praktikë siguronin interesat e fuqisë së huaj dhe të shtetit kolonialist. Këta njerëz marrin modelin e tyre qeveritar dhe kulturor nga kolonialistët dhe e propagandojnë dhe e zbatojnë atë në vendin e tyre. Natyrën e tyre të vërtetë e fshehin me petkat e patriotizmit dhe nacionalizmit dhe me parulla të tilla si "modernizimi i vendit" dhe veprojnë në përputhje me qëllimet ogurzeza të shteteve të huaja. Kolonizatorët njohin, trajnojnë dhe përdorin forcat e tyre pro-vendase përmes shkollave, universiteteve dhe institucioneve të tjera arsimore të lidhura dhe nën ndikimin e vetë atyre, si dhe përmes organizatave sekrete si Framasoneria.

Një nga pikat mbresëlënëse në lidhje me kolonializmin e ri dhe ndryshimin e tij nga kolonializmi i vjetër, është se në kolonializmin tradicional, shteti kolonialist përpiqej më pak t’i zgjonte emocionet e njerëzve duke punësuar agjentë më të mirë për të shmangur reagimet e tyre, por në kolonializmin e ri kjo punë bëhet në mënyrë indirekte. Në këtë kuadër, përdoren forcat lokale më të korruptuara dhe më të nënshtruara, dhe shteti kolonialist i mbështet kundër rebelimit të njerëzve.

Një karakteristikë tjetër e kolonializmit modern është fshehtësia dhe kompleksiteti i tij. Kolonializmi i ri bëhet në mënyrë precize, të fshehtë dhe shumë të ndërlikuar, në mënyrë që njerëzit e vendit të kolonizuar të mos e kuptojnë kolonizimin e tyre nga i huaji.

Për sa i përket kompleksitetit të kolonializmit të ri, duhet theksuar se ky lloj kolonializmi, për shkak se nuk synon të ndërhyjë apo komandojë legjitimisht në terren, jo vetëm që i jep pavarësi vendit të kolonizuar, por ndonjëherë përpiqet shumë për pavarësinë e kombeve që në realitet janë nën kolonializëm. Gjithashtu, kolonializmi i ri, në formën e zgjerimit të marrëdhënieve kulturore, e ka bërë dominimin e tij si një rrjedhë të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe në këtë mënyrë siguron të ardhmen e tij koloniale. Krahas rasteve të përmendura, ky lloj kolonializmi, duke fshehur fytyrën e tij të shëmtuar me maskën e modernizmit, e bën vendin e kolonizuar të varur nga vetja dhe e kthen atë në treg të mallrave dhe produkteve të tij. Për këtë arsye, vendeve të botës së tretë asnjëherë nuk u jepen industri të armëve dhe industritë që thyejnë varësinë e tyre, por këtyre vendeve u jepen vetëm industri montimi në mënyrë që ato të jenë gjithmonë të varura dhe të kenë nevojë për shtetet kolonialiste.

Kolonialistët përdorin terma të ndryshëm sipas nevojave të çdo kohe për të hedhur bazat për plaçkitjen e tyre dhe për të fshehur qëllimet e tyre të liga. Ndonjëherë ata e justifikojnë pushtimin brutal të tokave të të tjerëve duke përdorur fjalën "civilizim" dhe ndonjëherë me terma të tillë si "tregti e lirë", "konkurrencë e lirë", "globalizim", "ndarje ndërkombëtare e punës" ose "shkëmbim i lirë", gjëra që e përshpejtojnë grabitjen e burimeve të vendeve të tjera.

Një karakteristikë tjetër e kolonializmit modern është "gjithëpërfshirja dhe gjithanshmëria e tij". Siç e përmendëm edhe më parë, kolonializmi klasik kishte dy dimensione, ushtarak dhe ekonomik, në atë mënyrë që një vend pushtohej nga forcat ushtarake të shtetit kolonialist për t'u shfrytëzuar ekonomikisht, por në kolonializmin e ri, ka shumë dimensione politike, ekonomike dhe kulturore.  Në dimensionin politik, kolonializmi i ri përpiqet të imponojë një filozofi politike dhe një sistem qeveritar të përshtatshëm për kolonializmin në vendin e synuar. Kjo periudhë e kolonializmit ka dëmtuar identitetin kombëtar të kombit nën kolonizim dhe e ka zëvendësuar atë me kulturën e tij.  Prandaj kombi nën kolonizim harron gradualisht karakterin e identitetit të tij origjinal dhe bëhet pjesë e pushtetit të kolonizatorit. Ndër dimensionet e ndryshme të kolonializmit të ri, dimensioni kulturor ka një rëndësi të dyfishtë, sepse një komb që i nënshtrohet kolonizimit kulturor tregon më pak reagim ndaj kolonizimit politik ose ekonomik.

"Pjesëmarrja dhe koordinimi i kolonizatorëve" është një tjetër veçori e kolonializmit modern. Gjatë epokës së vjetër kolonialiste, ka pasur shumë konflikte mes kolonistëve dhe kjo çështje ka bërë që shtetet kolonialiste të ndryshojnë duart ndërmjet kolonëve. Lufta spanjolle dhe amerikane mbi Kubën në vitet 1898 deri në vitin 1905, sulmi ushtarak francez dhe britanik mbi Sudanin në vitin1898, luftërat e shumta të "Boerëve" me britanikët në vitet 1843 deri në 1902 mbi Afrikën e Jugut, dhe  gjithashtu, lufta midis Rusisë cariste dhe Japonisë për pushtimin e Koresë në vitet 1904-1905, janë shembuj të luftërave kolonialiste me njëri-tjetrin në epokën e vjetër ose klasike kolonialiste.

Këto luftëra dhe konflikte gjatë kolonializmit të ri janë minimizuar për shkak të pjesëmarrjes dhe koordinimit të kolonialistëve, dhe kolonialistët plaçkitin vendet e dobëta në emër të kompanive shumëkombëshe ose tregut të përbashkët dhe gjëra të tjera të tilla në unionet ndërkombëtare.

Këto karakteristika kanë formësuar kolonializmin modern dhe ende përfshijnë shumë vende në botë. Në këtë mënyrë të kolonializmit, francezët dhe britanikët ishin të parët që përdorën forcat vendase në vendet nën kontrollin e tyre për të vazhduar procesin e tyre të kolonizimit. Në gjysmën e parë të shekullit të 18-të dhe gjatë periudhës së tyre kolonialiste në Indi, ata formuan një ushtri indianësh të quajtur "Sipai", fjalë kjo e cila rrjedh nga fjala persiane "sepahi". Ata i stërvitën ata në mënyrën evropiane dhe këto forca ishin përgjegjëse për mbrojtjen e interesave të kolonialistëve francezë dhe britanikë. 

Franca dhe Anglia përveç synimeve ekonomike, futën edhe gjuhën dhe kulturën franceze dhe angleze në vendin kolonial dhe besuan se në këtë mënyrë njerëzit e vendit kolonial do t'u dorëzoheshin atyre.

Krijimi i Fondacionit Egjipti është një shembull tjetër i kolonializmit kulturor francez. Ky fondacion, i cili në mënyrë sipërfaqësore ishte një shoqatë shkencore për kërkime në historinë dhe kulturën e Egjiptit të lashtë, u formua nga Napoleoni dhe ndihmoi shumë në forcimin e politikës kulturore franceze në Egjipt, sepse përmes këtij fondacioni një grup francezësh të njohur u dërguan në Egjipt, dhe të gjithë ata kanë punuar shumë për t'i familjarizuar egjiptianët me kulturën franceze.

Pas Francës, Italia është një nga pionieret e kolonializmit të ri. Kur italianët shkuan për të pushtuar Libinë, qëllimi i tyre i vetëm nuk ishte plaçkitja e burimeve ekonomike atje, por ata shkuan atje me parullën “Po shkoj në Tripoli me gëzim dhe lumturi për të dhuruar gjakun tim në rrugën për të shkatërruar kombin e mallkuar dhe për të luftuar kundër fesë Islame”.

Italianët, anglezët dhe francezët nuk u kushtuan vëmendje zakoneve të njerëzve të vendeve nën kolonizim, prandaj populli u provokua shpejt kundër tyre.

Me fillimin e shekullit të 21-të, kolonializmi hyri në një fazë të re, e cila, pavarësisht se nuk ka një titull specifik, mund të quhet kolonializëm i integruar për shkak të përdorimit të metodave të vjetra dhe të reja kolonialiste.

Kjo periudhë e kolonializmit filloi në vitin 2001 me sulmin e Amerikës dhe disa anëtarëve të tjerë të NATO-s në Afganistan dhe u zgjerua me pushtimin e Irakut në vitin 2003. Në këtë lloj kolonializmi, përveç përdorimit të forcave lokale të varura, janë të pranishme edhe forcat ushtarake të kolonizatorëve, gjë që tregon natyrën agresive të lakmisë së pangopur të kolonizatorëve.

Në periudhën e tretë të kolonializmit, mercenarët dhe agjentët e huaj nuk punësohen drejtpërdrejt nga kolonizatorët, por punësohen duke bërë zgjedhje. Zgjedhje në të cilat vota e popullit shpërfillet me mashtrim dhe dredhi dhe ata që zgjidhen nga populli vijnë në pushtet dhe ndjekin dëshirat dhe interesat e kolonialistëve.

Gjithashtu, në këtë lloj kolonializmi, kolonialistët fillimisht përpiqen të krijojnë një konsensus global me propagandë të gjerë kundër një vendi të caktuar, në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të mos reagojë kundër sulmit ndaj atij vendi, e më pas me bashkëpunimin e fuqive të mëdha, në vendin në fjalë synojnë qëllimet e tyre të liga dhe e grabisin atë.

Të dashur miq dhe dëgjues, kemi arritur në fund të një episodi tjetër të podkastit  "Kolonializmi, nga fillimi deri më sot". Shpresojmë që të jeni kënaqur duke dëgjuar këtë episod. Në episodin e tretë të këtij podkasti, do të prezantohen dhe shqyrtohen faktorët themelorë të kolonializmit. Podkasti "Kolonializimi nga fillimi deri më sot" i cili kryesisht përdor përmbajtjen e librit “Domethënia e kolonializmit” të shkruar nga Mustafa Eskandari, duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, trajton historinë, sfondin dhe mënyrën se si krijohet ky fenomen në pjesë të ndryshme të botës, dhe gjithashtu shqyrton faktorët e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit.