Historia Botërore 11
Papët në Evropë kishin qindra vite që shfaqnin fuqinë e tyre mbi mbretërit. Me urdhër të Papës, një mbret martohej, një mbret tjetër divorcohej nga gruaja e tij dhe një tjetër pretendues për fronin hiqte dorë nga pretendimi i tij. Nëse një nga mbretërit evropianë vendoste të ngrihej kundër Papës, herët a vonë do të pendohej.
Bariu bujar i lamave
Qindra vjet përpara se anijet e para evropiane të arrinin në kontinentet e reja, mbretërit evropianë duhej të prezantoheshin si ashikë dhe ndjekës të papëve, autoritetit më të lartë fetar në Evropë dhe prandaj çdo vendimi duhej t'i jepnin nuanca fetare. Në pushtimin e kontinenteve të tjera dhe pushtimin e zonave të reja, këta mbretër pretenduan se synonin të përhapnin krishterimin. Për këtë arsye, kur anijet e para evropiane mbërritën në Afrikë dhe Amerikë, në breg bashkë me marinarët zbarkuan edhe priftërinjtë. Ata kërkonin t’i kthenin vendasit në të krishterë. Vendasit që u bënë të krishterë duhej të respektonin Papën dhe mbretërit e krishterë. Në këtë rast, mundësia e rebelimit do të ishte shumë më e vogël dhe ata duke u larguar nga kultura e tyre amtare do të bëheshin konsumatorë të mallrave evropiane.
Kur filluan udhëtimet detare, vendet evropiane filluan të pushtonin tokat përtej oqeaneve. Papët gjithashtu i kushtuan më shumë vëmendje forcimit të fuqisë së tyre ushtarake dhe politike. Në shekullin e 16-të pas Krishtit, vitet kur kontinenti amerikan u pushtua gradualisht nga evropianët, Papa Julius II ishte udhëheqësi i katolikëve. Mikelanxhelo, skulptori i famshëm, vendosi t'i bënte këtij pape një statujë të madhe, e cila ishte trefishi i figurës së tij reale. Kur modeli prej balte i statujës ishte gati, Julius shkoi ta shikonte. Mikelanxhelo e pyeti: "Si mund të vendosim një libër në dorën e majtë të statujës?" Papa ndaloi për një moment, nguli sytë tek statuja dhe tha: Vëri një shpatë në dorë! Çfarë të bëj me një libër dhe një penë?" Më në fund, statuja prej bronzi e Papës që mbante një shpatë u vendos në sheshin qendror të qytetit të Bolonjës në Itali, një skenë kjo shumë e çuditshme për njerëzit. Ata kishin parë gjithmonë priftërinj që predikonin dhe bënin thirrje për dashamirësi dhe tolerancë dhe nuk prisnin të shihnin një statujë të Papës me një fytyrë të zemëruar dhe me shpatë në dorë. Që atëherë, njerëzit e quanin Julius papa luftëtar dhe shumë të tjerë e quanin atë papa i tmerrshëm.
---------
Mbështetja e kishës për pushtimin e tokave të reja nuk ishte vetëm për para, por krerët e kishës duke hyrë në këto troje shpresonin të përhapnin krishtërimin dhe të gjenin më shumë ndjekës.
Kur Kristofor Kolombi arriti në një nga ishujt e Karaibeve, ai i shkroi mbretit të Spanjës dhe tha: “Unë mendoj se vetëm pak kohë do të jetë e mjaftueshme që të drejtojmë një numër të madh vendasish në fenë e shenjtë të Krishtit dhe Spanjës t'i japim pasuri dhe toka të mëdha. Lartmadhëria e tij do të marrë përsipër këtë tokë të madhe, e cila është një botë tjetër dhe në të do të përhapet krishtërimi.”
Rreth tridhjetë vjet më vonë, Magelani arriti të kalonte Oqeanin Paqësor dhe të pushtonte një pjesë të tokës muslimane. Kur spanjollët vunë kontrollin në ishullin Mindanao në Filipine, ku shumica e banorëve ishin myslimanë, ata u përpoqën të ndalonin përhapjen e Islamit në këtë ishull dhe t'i ftonin njerëzit drejt krishtërimit. Në vitin 1578, guvernatori spanjoll i Filipineve, sundimtarit vendas të ishullit Mindanao i shkroi: “Që tani e tutje, ju duhet të përmbaheni nga pranimi i misionarëve të shkollës së Muhamedit, sepse kjo shkollë është false dhe vetëm shkolla e krishterimit është e mirë. Duhet të zbuloni se kush po propagandon fenë e Muhamedit, t'i arrestoni dhe t'i sillni tek unë. Ju duhet të shkatërroni dhe digjni shtëpitë ku propagandohet kjo shkollë.”
Me lulëzimin e tregtisë së skllevërve, gjykata spanjolle kishte gjetur një mënyrë të re për t’i kthyer vendasit në të krishterë. Vendasit që pranonin fenë e re konsideroheshin të lirë, por ata që refuzonin të bëheshin të krishterë konsideroheshin skllevër dhe të tjerët mund t'i detyronin të punonin ose t'i shisnin.
Pothuajse tetëqind vjet përpara se spanjollët të vendoseshin në Filipine, udhëtarët dhe tregtarët myslimanë, duke përfshirë arabë, indianë dhe iranianë, me sjelljet dhe fjalimit e tyre të përshtatshme, i bindën njerëzit e kësaj toke të pranonin Islamin. Por spanjollët, të cilët kishin një përvojë të hidhur të kryqëzatave, kur u ndeshën me myslimanët në Filipine, i provokuan ashpër.
Kaluan 44 vjet nga beteja e Magelanit me vendasit, kur forcat spanjolle shkuan sërish në atë tokë. Kur këta pushtues arritën, panë se myslimanët kishin një organizim të avancuar shoqëror dhe ekonomik. Mirëpo forcat spanjolle hynë në qendër të rajonit mysliman duke përdorur lumin "Pasay". Ata i ndëshkuan myslimanët me ndëshkime të ashpra dhe gratë dhe fëmijët e tyre i morën si robër. Myslimanët luftuan deri në pikën e fundit të gjakut, por pas një lufte të gjatë, Raja Suleiman, sundimtari mysliman i rajonit të Manilës, u vra dhe selia e tij e qeverisë u rrëzua. Më vonë, për shkak të kësaj fitoreje, spanjollët qytetin e Manilës selinë e sundimit mysliman, e bënë qendër të sundimit kolonial spanjoll mbi arkipelagun e Filipineve. Rënia e Manilës ishte fillimi i një lufte të madhe që vazhdoi për një shekull. Megjithatë, ata kurrë nuk mundën të depërtonin në ishujt Mindanao dhe Sulu, të cilët ishin bastionet e myslimaneve.
-----------
Priftërinjtë që shkuan bashkë me pushtuesit në tokën e re kishin një tjetër mision. Ata përveçse ftuan njerëzit të pranojnë krishterimin, justifikuan sjelljen e dhunshme të ushtarëve pushtues dhe vendasit i inkurajuan që të pranojnë pa protesta vuajtjet e tyre të reja. Prifti spanjoll Francis Dávila ishte krenar që kishte mësuar gjuhën Fraicho ose gjuhën indigjene të indianëve dhe me ndihmën e kësaj gjuhe i udhëhoqi ata. Ai i krahason indianët me “lamat", një lloj deveje që jeton në malet e Amerikës së Jugut dhe njihet si një bari lamash. Ai thoshte: “Unë jam bariu bujar i lamave të vogla, një bari me zemër të madhe që nuk ka frikë nga vdekje lamave. Unë jam një bari i mirë që i njeh kafshët e tij”.
Më pas Dávila shpjegon arsyen e të gjitha torturave dhe vrasjeve që hasën indianët pas mbërritjes së evropianëve. Sipas tij, të gjitha këto ngjarje ishin për shkak të mëkateve që indianët kishin bërë më parë dhe spanjollët vetëm sa i ndëshkuan për mëkatet e tyre. Ai tha se Zoti i mundon dhe i vret indianët për shkak të gabimeve të tyre të së kaluarës. Zoti nuk e bëri këtë pa asnjë arsye, njerëzit e bardhë ishin agjentë të Zotit. Ata kishin shkuar atje për këtë qëllim, përndryshe, indianët do të shkonin në ferr për shkak të largësisë së tyre nga adhurimi i Zotit dhe mëkatet e tjera.
Konvertimi i indianëve të Amerikës së Veriut u bë gjithashtu me forcë dhe në formë kolektive. Kështu që rreth dymbëdhjetë vjet pas mbërritjes së ushtarëve spanjollë në Amerikë, domethënë deri në vitin 1504 pas Krishtit, ata pagëzuan rreth një milion indianë. Ky numër arriti në nëntë milionë njerëz deri në vitin 1536, domethënë në më pak se tridhjetë vjet. Një nga priftërinjtë spanjollë në kujtimet e tij shkruan se me ndihmën e një prej kolegëve të tij, ai çdo ditë pagëzonte dhe konvertonte afro katërmbëdhjetë mijë njerëz, por numrin më të madh e mbante peshkopi i Limës, Triborobels, i cili i vetëm konvertoi në të krishterë më shumë se tetëqind mijë njerëz.
--------
Kur francezët në Amerikën e Veriut ishin në kërkim të tokave të virgjëra, një prift i quajtur At Marquette ishte udhëheqësi i tyre. Francezët i trajtuan indianët më butë se spanjollët. Ata u përpoqën t'i konvertonin indianët në të krishterë pa përdorur dhunë. Gjykata franceze u përpoq të inkurajonte indianët të bëheshin të krishterë duke vendosur disa ligje. Sipas njërit prej këtyre ligjeve, çdo indian që pranonte fenë e krishterë konsiderohej shtetas francez, edhe pse këta qytetarë lëkur-kuq nuk i gëzuan kurrë të gjitha të drejtat e të bardhëve.
Britanikët, ashtu si spanjollët, përdorën dhunë dhe forcë për të konvertuar indianët. Priftërinjtë anglezë citonin pjesë të Biblës për të pushtuar tokën e lëkur-kuqëve: “Kërkoni nga unë, unë do t’i fal jobesimtarët dhe do ta bëj botën pronë tuajën”. Sipas tyre, këta “të pafe” ishin indianët, kështu që Zoti ua dha pasurinë e tyre të krishterëve.
Priftërinjtë anglezë përdorën pjesë të tjera nga Bibla për të shtypur indianët: “Kushdo që nuk i bindet vendimit të sundimtarit dhe vepron kundër urdhrit hyjnor dhe ata që bëjnë një shkelje të tillë, do të jenë të mallkuar.” Britanikët e konsideronin veten sundimtarë të tokave të pushtuara, kështu që indianët që i kundërshtuan sipas Biblës u mallkuan nga Zoti. Kur indianët u detyruan të ishin skllevër ose u dëbuan nga kullotat e tyre dhe u vranë masivisht, priftërinjtë anglezë i panë të gjitha këto ngjarje si një shenjë të atij dënimi të përjetshëm.
-------------
Në mesin e misionarëve fetarë, kishte edhe priftërinj, të cilët me humanizëm dhe dashamirësi, kërkonin vetëm t'u mësonin vendasve mësimet e Jezu Krishtit. Këta misionarë mbronin vendasit kundrejt ushtarëve dhe shpesh burgoseshin dhe torturoheshin nga këta ushtarë.
Në vitin 1602, një grup misionarësh spanjollë mbërriti në një zonë të largët në xhunglën e Amazonës. Këta misionarë ngritën një vendbanim pranë ujëvarave të rrezikshme ku kolonialistët nuk ishin të interesuar të shkonin atje. Më pas i shkruan një letër Filipit III, mbretit të Spanjës, duke kërkuar që asnjë i bardhë përveç misionarëve të mos shkonte atje. Filipi ra dakord me propozimin e tyre. Këta priftërinj thanë se në këtë zonë jetonin rreth 200,000 indianë, të cilët silleshin si fëmijë dhe ishin të sjellshëm dhe të gatshëm për të dëgjuar thirrjen e Mesihut (a.s.).
Në hapin e parë, misionarët mësuan gjuhën e indianëve dhe kurrë nuk u përpoqën t'u mësonin indianëve spanjisht ose portugalisht. Ata me qëllim i penguan ata të shkonin në kampin e kolonistëve. Në hapin tjetër, ata u përpoqën të trajtonin sëmundjet e indianëve me ilaçet që kishin. Ata u dhanë fund luftërave dhe armiqësive që kishte midis grupeve të ndryshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe duke treguar historinë e Jezu Krishtit (a.s.) i ftuan ata që të tolerojnë njëri-tjetrin dhe t'i bëjnë mirë njëri-tjetrit.
Priftërinjtë u mahnitën nga talenti i veçantë i indianëve në prodhimin e produkteve evropiane. Ata mund të bënin rrjeta delikate, instrumente muzikore dhe madje edhe orë të ndërlikuara. Të rinjtë u lejuan të zgjidhnin punën e tyre të preferuar, por të gjithë duhej të punonin tetë orë në ditë. Ky komunitet drejtohej nga rreth njëqind e pesëdhjetë misionarë fetarë, disa prej të cilëve ishin mjekë, mësues dhe mjeshtër të profesioneve të ndryshme. Indianët morën furnizimet dhe mallrat që u duheshin dhe ishin të kënaqur me sigurinë dhe paqen që kishin marrë.
Kur lajmi për formimin e kësaj shoqërie të vogël dhe paqësore arriti në Evropë, shumë shkrimtarë dhe shkencëtarë e vlerësuan atë. Një nga këta shkencëtarë këtë përvojë e quajti "fitore e njerëzimit". Por kjo paqe zgjati vetëm për një kohë të shkurtër. Gradualisht tregtarët spanjollë u bënë xhelozë ndaj tyre dhe tregtarët e skllevërve sulmuan vendasit. Misionarët evakuuan disa pjesë të këtij vendbanimi që ishin më të aksesueshme për gjuetarët e skllevërve, por pushtuesit nuk u dorëzuan.
Në të njëjtën kohë, midis Spanjës dhe Portugalisë u nënshkrua një marrëveshje, sipas së cilës Portugalia do t'i jepte Spanjës një zonë në Brazilin e sotëm dhe në këmbim do të merrte tokat ku ndodheshin misionarët. Portugezët pushtuan zonën dhe u thanë misionarëve dhe indianëve se kishin vetëm një muaj kohë për të evakuuar zonën. Portugezëve iu raportua se në këtë zonë ishte gjetur ar dhe se indianët po e nxirrnin atë, ndërsa priftërinjtë e ruanin. Misionarët fetarë, përveç një personi, iu bindën urdhrit të portugezëve dhe u larguan nga rajoni, por indianët nuk ishin të gatshëm të largoheshin nga tokat e tyre. Ata filluan tu rezistojnë pushtuesve portugez. Këmbëngulja e indianëve zgjati pesë vjet derisa portugezët arritën të fusnin disa topa të mëdhenj brenda në pyll dhe filluan të godasin indianët. Qindra vendas u vranë dhe pjesa tjetër u shpërnda nëpër pyll dhe kështu paqja përfundoi.
Faleminderit që gjetët kohë për të dëgjuar këtë podkast! Të dashur miq dhe dëgjues, kemi arritur në fund të një episodi tjetër të podkastit "Historia Botërore". Shpresojmë që të jeni kënaqur duke dëgjuar këtë episod.
Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq