Martirizohen gjeneralmajor Pakpour dhe admiral Shamkhani
-
Ali Shamkhani (djathtas) në prani të Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, Imam Khamenei
Pars Today - Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes në Iran dhe Mohammad Pakpour komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike u martirizuan gjatë sulmit të SHBA dhe Izraelit në Teheran.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë ISNA, admiral Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit dhe gjeneralmajor Mohammad Pakpour, komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, ranë martir të shtunën në sulmin SHBA-Izraelite në Teheran.
Zyra për marrëdhëniet publike të Gardës Revolucionare të dielën në mëngjes në një deklaratë njoftoi fillimin e "operacionit më të fuqishëm sulmues në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit" kundër territoreve të pushtuara dhe bazave amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore.