Irani i jep goditje të ashpra armikut amerikan-izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176304-irani_i_jep_goditje_të_ashpra_armikut_amerikan_izraelit
ParsToday – Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ditën e hënë në një komunikatë për media ka njoftuar: “Vala e dhjetë e operacioneve “Premtimi i Vërtetë 4” duke përdorur raketa të llojit “Kheybar”, ka hapur porta të mëdha të zjarrit në territoret e pushtuara”.
(last modified 2026-03-02T13:17:53+00:00 )
Mars 02, 2026 12:21 Europe/Tirane
  • Irani i jep goditje të ashpra armikut amerikan-izraelit
    Irani i jep goditje të ashpra armikut amerikan-izraelit

ParsToday – Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ditën e hënë në një komunikatë për media ka njoftuar: “Vala e dhjetë e operacioneve “Premtimi i Vërtetë 4” duke përdorur raketa të llojit “Kheybar”, ka hapur porta të mëdha të zjarrit në territoret e pushtuara”.

Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-në, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në komunikatën për media, ka thënë: “Sulmet objektive janë kryer ndaj zonave shtetërore të regjimit sionist në Tel Aviv, janë sulmuar qendra ushtarake dhe të sigurisë në Haifa dhe janë kryera sulme të tjera në pjesën lindore të Kudsit të pushtuara”.

Vala e shtatë, e tetë dhe e nëntë e operacioneve “Premtimi i Vërtetë 4” është kryer ditën e diele kundër objektivave amerikane-sioniste duke goditur pa ndërprerë me raketa dhe dronë.

Baza ushtarake amerikane “Ali Al-Salim” në Kuvajt si pasojë e sulmeve të fundit, ka dalë nga funksioni tërësisht ndërsa janë shkatërruar edhe tre qendra të forcave detare amerikane në “Muhamed Al-Ahmed” në Kuvajt.

Gjithashtu është goditur edhe baza e forcave detare të Amerikës “Mina’e Selman” në Bahrejn me katër dronë të cilët kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj qendrave komanduese dhe logjistike të kësaj baze.

Në vazhdën e sulmeve kundër objektivave detare të armikut agresor, janë goditur me raketa dhe janë duke u djegur në flakë 3 anije cisterna të naftës të Amerikës dhe Anglisë në rajonin e Gjirit Persik dhe në Ngushticën Hormuz.

Gjithashtu është goditur me raketa edhe baza e ushtarëve amerikanë në Bahrejn dhe gjithashtu janë sulmuar vazhdimisht edhe bazat e tjera amerikane në rajon, sulme këto që kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e rreth 560 ushtarëve amerikanë deri më tani.