Kolonialzmi, nga fillimi deri më sot (3)
Seriali i podkasteve "Kolonializmi nga fillimi deri më sot" duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, trajton historinë, sfondin dhe mënyrën e krijimit të këtij fenomeni në vende të ndryshme të botës, duke shqyrtuar shkaqet e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit, ai prezanton edhe llojet e tij.
Përshëndetje! Jeni duke dëgjuar episodin e tretë të podkastit "Kolonializimi, nga fillimi deri më sot". Në episodet e mëparshme të këtij podkasti u njohëm me fjalën kolonializëm, historinë dhe sfondin e saj.
***************
Gjithashtu, kemi folur edhe për periudhat e ndryshme të kolonializmit dhe zbuluam se kolonializmi përfshin tre periudha: periudhën e vjetër, periudhën e re dhe periudhën moderne. Kolonializmi i vjetër ose klasik i referohet periudhës së parë kolonialiste që filloi në shekullin e 15-të dhe zgjati deri në fund të shekullit të 19-të. Kjo periudhë e kolonizimit u krye hapur dhe drejtpërdrejt nga shteti kolonizues duke përdorur forcën ushtarake dhe duke pushtuar vendin kolonial. Periudha e parë e kolonializmit u shoqërua me pasoja të tilla si kostot e larta ekonomike të fushatave ushtarake, vrasja e trupave ushtarake dhe formimi i lëvizjeve antikolonialiste. Prandaj, kolonialistët ndryshuan mënyrën e tyre të grabitjes e plaçkitjes së pasurive të vendeve të tjera dhe hapën një kapitull të ri në procesin e kolonializmit me titull "neokolonializmi" ose "kolonializmi i fshehur". Në këtë kapitull të ri, kolonializmi vazhdoi me një mbulesë të re, por me të njëjtat synime si kolonializmi i vjetër dhe kësaj here ky proces zhvillohej përmes kontrollit politik, kulturor dhe ekonomik në botë.
Të qenit i fshehur, të qenit i ndërlikuar, gjithëpërfshirës, si dhe pjesëmarrja dhe koordinimi i kolonialistëve, ishin ndër karakteristikat më të rëndësishme të kësaj periudhe të kolonializmit. Me fillimin e shekullit të 21-të, edhe kolonializmi e kaloi këtë fazë dhe hyri në një fazë të re, e cila, pavarësisht se nuk ka një titull të veçantë, por për shkak të përdorimit të metodave të vjetra dhe të reja kolonialiste, kjo periudhë mund të quhet kolonializëm i kombinuar.
Kjo periudhë e kolonializmit filloi në vitin 2001, me sulmin ushtarak të Amerikës dhe të disa anëtarëve të tjerë të NATO-s në Afganistan dhe u zgjerua me pushtimin e Irakut në vitin 2003. Në këtë lloj kolonializmi, përveç përdorimit të forcave lokale të varura, janë të pranishme edhe forcat ushtarake të kolonizatorëve, gjë që tregon natyrën agresive dhe oreksin e pangopur të shteteve kolonialiste.
Në këtë mënyrë paraqitëm një përmbledhje të përmbajtjes që u ngrit në episodet e mëparshme të këtij podkasti dhe në këtë episod do të njihemi me faktorët themelorë dhe rrethanat që krijuan kolonializmit dhe do t'i shqyrtojmë ato.
************
Para së gjithash, dhe që në fillim të këtij episodi, duhet të dimë se kolonizimi për të arritur qëllimet e tij, ka nevojë për krijimin e rrethanave të përshtatshme. Faza e parë në krijimin e rrethanave të kolonializmit, është njohja e vendit të synuar për sa i përket karakteristikave fetare, kulturore dhe etnike të popullit të tij. Pas kësaj njohjeje, grabitësit përpiqen të vendosin dhe vazhdojnë kolonizimin e tyre mbi atë vend. Për të arritur qëllimet e tyre djallëzore, ata përdorin forcat vendase, forcat e huaja dhe grupe të ndryshme si misionet e krishtera, orientalistët, instruktorët, intelektualët dhe sigurisht njerëzit e pavetëdijshëm. Në vazhdim të shqyrtojmë rolin e këtyre forcave dhe mënyrën se si kolonialistët i përdorin këto forca që të kolonizojnë vendin e caktuar.
Një nga mjetet më të vjetra të kolonialistëve që nga e kaluara e deri më tani ka qenë dhe është përdorimi i organizatave misionare për predikim. Dërgimi i organizatave misionare për predikim në mënyrë sipërfaqësore duket të jetë një veprim fetar dhe dashamirës, por në brendësi kjo ishte një lëvizje kolonialiste, sepse të njerëzit e parë që shkuan dhe hynë në vendet joevropiane në emër të fesë, që në të vërtetë identifikuan karakteristikat dhe rrethanat e këtyre vendeve dhe përhapën kulturën kolonialiste midis tyre, ishin kryesisht këto organizata predikuese fetare.
Ahmed Sékou Touré, presidenti i parë i Guinesë, thotë: "Misionarët apo predikuesit fetarë dhe priftërinjtë e bardhë janë armiqtë më të këqij të vendeve afrikane, sepse ata nën maskën e priftërinjve, janë angazhuar kanë vepruar në operacione spiunazhi për interesa të kolonializmit. Prandaj, Afrika e plagosur dhe e lënduar thellë nga kisha, po shkon në masë të madhe dhe të shpejtë drejt Qabesë së çlirimit dhe Islamit që sjell strehim dhe shpëtim".
Nëse duam të flasim për historinë e dërgimit të misioneve predikuese të krishtera, duhet të fillojmë që nga shekulli i 13-të të erës së re, kur mongolët vendosën të hynin në luftë me vendet e Evropës Lindore. Në atë periudhë, Papa dhe Mbreti i Francës dërguan dy delegacione misionare në territoret e mongolëve për t'i ftuar ata në fenë e krishterë dhe në këtë mënyrë për t'i detyruar ata të luftonin kundër turqve, të cilët konsideroheshin gjithashtu një pengesë për evropianët për pushtimin e Lindjes së Mesme. Veprimtaria e këtyre dy delegacioneve fetare ishte shumë e rëndësishme për evropianët, sepse këto grupe misionare nën petkun e punës misionare, në realitet mblidhnin dhe dërgonin informacione të rëndësishme për Azinë Qendrore në vendet evropiane.
Grupi i parë misionar u dërgua në vitin 1245 nën udhëheqjen e një francezi të quajtur Carpini. Qëllimi i këtij grupi ishte që të përcillte mesazhin e ftesës së Papës në krishterim te "Kani" i Mongolisë. Carpini përshkroi gjithçka që kishte parë gjatë kthimit të tij drejt Evropës.
Delegacioni i dytë, i udhëhequr nga William i Rubruck-ut, u dërgua nga ana e mbretit Louis IV i Francës, në të njëjtin rajon ku ishte dërguar me misionin Carpini. Mbretit Louis IV ishte komandanti i Kryqëzatës së Gjashtë. Delegacioni i dytë u kthye në vendin e tij në vitin 1254 të erës së re.
Lidhur me myslimanët, dërgimi i delegacioneve misionare të krishtera dhe veprimtaria e tyre gjatë kryqëzatave, nisi si fillimi i një lufte kulturore kundër Islamit dhe u intensifikua në shekullin e 17-të. Ndër aktivitetet e këtyre grupeve fetare ishte edhe ngritja e shkollave speciale me qëllime specifike, ndër të cilat mund të përmenden:
- Krijimi i një shkolle speciale për thirrje kundër Islamit në Itali në vitin 1627 të erës së re
- Krijimi i Shkollës së Lartë të Gjuhëve Orientale me synimin për t'i mësuar këto gjuhë misionarëve të krishterë në Nablus në vitin 1732.
- Formimi i kurseve të gjuhës arabe me urdhër të Papës në Berlin dhe Oksford
- Krijimi i Shkollës Orientale të Italisë në vitin 1921
Misionarët fetarë përmes propagandimit të fesë së shtrembëruar të krishterimit, krijimit të qendrave bamirëse, qendrave arsimore dhe trajnimit të kuadrove, përkthimit të librave të mjekësisë etj., po përpiqeshin të përhapnin idetë dhe kulturën perëndimore dhe të realizonin qëllimet djallëzore të kolonializmit.
Që nga viti 1862, rreth shtatëdhjetë e tetë shkolla franceze, amerikane, italiane, greke dhe gjermane u krijuan në "Egjipt" nga delegacionet misionare fetare të këtyre vendeve, dhe pesëdhjetë e dy për qind e të diplomuarve të këtyre shkollave ishin egjiptianë, dhe themelimi i këtyre qendrave arsimore pati ushtruar shumë ndikim në kulturën egjiptiane. Gjithashtu, në Siri deri në vitin 1912 u krijuan 174 shkolla nga 38 organizata misionare për përhapjen e krishterimit.
Çështja që duhet theksuar është se asnjë nga këto shkolla dhe institucione arsimore nuk janë themeluar me qëllim të promovimit të shkencës dhe diturisë. Për shembull, sipas njërit prej themeluesve të Universitetit Amerikan të Bejrutit, qëllimi i themelimit të Universitetit Amerikan të Bejrutit nuk ishte për t'i shërbyer dijes, por qëllimi ishte përhapja e protestantizmit.
Sigurisht, nuk është e tepërt të thuhet edhe kjo se me gjithë përpjekjet e shumta, misionarët e krishterë nuk patën shumë sukses në thirrjen e myslimanëve drejt krishterim, prandaj, ata duke formuar një forcë të unifikuar dhe duke bashkuar forcat e tyre, në hapin e parë e caktuan shkatërrimin e fesë së myslimanëve dhe vendeve islame si objektiv kryesor të tyrin.
Samuel Marinus Zwemer, një misionar dhe ungjilltar i krishterë, në vitin 1926 shkroi: “Thirrjen e njerëzve drejt fesë së krishterë e kam kryer si veprimtari timen në rajone të ndryshme të vendeve islame dhe nga të gjitha përvojat e mia në këtë drejtim, kam arritur në përfundimin se rruga që kemi marrë nuk është e dobishme për ne dhe nuk na shpie në qëllimin e madh që kemi. Shkruam shumë libra, mbajtëm shumë fjalime, shpenzuam shuma të mëdha parash, por nuk arritëm ta kthenim një mysliman nga feja islame në fenë e krishterë. Prandaj, para se të vendosim krishterimin në zemrat e myslimanëve, ne duhet ta shkatërrojmë Islamin në jetën e tyre, sepse nëse Islami mbizotëron në jetën e tyre, vendosja e krishterimit nuk do të jetë e lehtë për ne dhe për ata që vijnë pas nesh."
*************************
Grupi i dytë, i cili konsiderohet si faktor që krijoi rrethanat për kolonializmin dhe vazhdimin e tij, janë orientalistët. Para se të flasim për veprimtarinë e këtij grupi, është mirë të njihemi me konceptin e orientalizmit.
Fenomeni i orientalizmit, të cilin perëndimorët janë përpjekur ta prezantojnë si fushë shkencore, në botën reale dhe në përgjithësi nuk është një shkencë, por një proces studimesh, qëllimi i të cilit është njohja e territoreve, feve, shkollave fetare, politikave, shoqërive, popujve, ekonomive, kulturave, dhe historive të popujve të Lindjes së Mesme për t'i dominuar më lehtë këto vende. Me fjalë të tjera, mund të thuhet: “Orientalizmi ka lindur si rezultat i një komploti djallëzor të imperializmit perëndimor për të shtypur dhe poshtëruar botën lindore.”
************
Historia dhe sfondi i saktë i orientalizmit nuk dihet, por mund të thuhet se fillimi i qartë i tij daton në periudhën pas pushtimit të Andaluzisë (Spanjës) nga myslimanët, periudhë kjo që fillon që nga fundi i shekullit VIII të erës sonë, sepse nga kjo periudhë disa murgj të krishterë të Andaluzisë filluan të mësonin arabisht, pastaj përkthyen disa libra myslimanë në gjuhët evropiane. Kjo periudhë quhet periudha e përkthimit dhe interpretimit, në bazë të së cilës gjatë disa shekujve, evropianët njohën kulturën e Islamit dhe të myslimanëve.
Në vitin 1255 të erës së re, dy tregtarë venecianë të quajtur Niccolò dhe Maffeo Polo shkuan në Pekin dhe qëndruan në Kinë për katërmbëdhjetë vjet dhe më pas shkuan në Palestinë dhe i paraqitën një raport Papës duke thënë se ata shkuan në Azi dhe shkelën në zona ku nuk kishte shkelur asnjë evropian më parë. Këta dy marinarë udhëtuan përsëri në Azinë Lindore në vitin 1271 të erës së re, dhe këtë herë me ta ishte edhe Marco Polo, i biri i Nikolait. Marco Polo është ai që shkroi një libër për Lindjen të quajtur “Mbretëritë dhe mrekullitë e Lindjes”. Këto studime u vazhduan më vonë nga eksploruesit, lundruesit dhe tregtarët perëndimorë dhe u mblodh një sasi e madhe informacioni për Lindjen. Sot përveç organizatave të shumta që janë në krye të “studimeve orientale”, studime në këtë fushë po përpiqen të kryejnë edhe nga disa organizata ndërkombëtare si UNESCO (UNESCO). Përveç kësaj, filialet e ambasadave të shteteve perëndimore që punojnë nën titullin e konsujve kulturorë në vendet e Lindjes, gjithashtu veprojnë për mbledhjen e informacionit për Lindjen me pretekste të ndryshme, të cilat mund të përdoren për të njohur dobësitë dhe pikat e forta të popujve të Lindjes, që është një nga motivet më të rëndësishme të orientalistëve të paraqitur për këto veprimtari. Gjëja interesante për të vënë në dukje për veprimtarinë e orientalistëve është kjo se ata fillimisht e prezantuan Lindjen si një tokë mitologjike, pastaj e kolonizuan atë me pretekstin e kompensimit të prapambetjes së Lindjes. Tema kryesore që tërhoqi vëmendjen e orientalistëve në Lindje ishte Islami. Feja Islame, si motivi më i fortë i myslimanëve kundër kolonializmit, bëri që ajo të kapë një volum të madh të punës së orientalistët, prandaj studimet orientale rreth Islamit kanë disa faza:
Faza e parë:
Njohja me Islamin dhe me veprat shkencore dhe filozofike të myslimanëve
Në këtë fazë, evropianët u njohën me kulturën dhe qytetërimin e madh të myslimanëve dhe përkthyen disa vepra të myslimanëve në gjuhët latine dhe prej saj përshtatën parime të veçanta, prandaj kjo fazë quhet periudha e përkthimit dhe transmetimit.
Faza e dytë:
Kërkime në shkencat e përkthyera islame
Në këtë fazë u hulumtuan dhe studiuan veprat e përkthyera islame.
Faza e tretë:
Përballja me Islamin
Në këtë fazë, që është faza më e rëndësishme e punës së orientalistëve, ata u përpoqën ta minojnë Islamin në disa fusha duke shpifur, duke u përpjekur për të shtrembëruar fenë islame, duke dëshmuar nevojën e reformimit dhe modernizimit të kësaj feje, duke u përpjekur të dëshmojnë mungesën e origjinalitetit të fesë islame, duke u përpjekur për të shtrembëruar historinë islame dhe duke krijuar dyshime e dilema të ndryshme.
Shumë orientalistë janë përpjekur të paraqesin një imazh të njëanshëm të Islamit, për të cilin Edward Wadie shkruan: “Midis tyre Ignác Goldziher, Danken Black dhe Karl Heinrich Emil Becker kanë paraqitur një imazh harmonik dhe koherent, por në të njëjtën kohë të njëanshëm të Islamit që pati një ndikim të çuditshëm dhe të gjerë në botën perëndimore".
Shkrimi i librave, mbajtja e konferencave dhe leksioneve në universitetet e vendeve arabe dhe islame kanë qenë metoda të përdorura nga orientalistët për të çuar përpara veprimet e tyre kundër Islamit.
Siç thamë edhe më lartë, përveç përdorimit të delegacioneve misionare fetare dhe orientalistëve, shtetet kolonialiste përdorën edhe grupe të tjera si instruktorët, intelektualët pro-perëndimor, dhe njerëzit e pavetëdijshëm të vendeve të kolonizuara.
Në këtë episod, ne u përpoqëm të prezantojmë për ju faktorët që krijuan rrethanat e kolonializmit dhe ndikuan në vazhdimësinë e tij dhe zbuluam se kolonialistët përdorën grupe të ndryshme si misionarë fetarë, orientalistë, këshilltarët, intelektualë dhe njerëzit e pavetëdijshëm për të arritur qëllimet e tyre. Midis këtyre grupeve të ndryshme, ne u njohëm me grupet e misionarëve fetarë dhe orientalistët, si dhe u prezantuam dhe shqyrtuam se si funksionojnë ata. Në episodin tjetër do të diskutojmë grupet e tjera.
Faleminderit që gjetët kohë për të dëgjuar këtë podkast! Mirupafshim! Të dashur miq dhe dëgjues, kemi arritur në fund të një episodi tjetër të podkastit "Kolonializmi, nga fillimi deri më sot". Shpresojmë që të jeni kënaqur duke dëgjuar këtë episod. Në episodin e tretë të këtij podkasti, do të prezantohen dhe shqyrtohen faktorë të tjerë që krijuan rrethanat e kolonializmit.
Podkasti "Kolonializimi nga fillimi deri më sot" i cili kryesisht përdor përmbajtjen e librit “Domethënia e kolonializmit” të shkruar nga Mustafa Eskandari, duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, trajton historinë, sfondin dhe mënyrën se si krijohet ky fenomen në pjesë të ndryshme të botës, dhe gjithashtu shqyrton faktorët e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit.
Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq