Shtator 24, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Kolonialzmi, nga fillimi deri më sot (4)

Në episodin e katërt të këtij podkasti prezantohen dhe analizohen faktorët themelorë të kolonializmit.

Seriali i podkasteve "Kolonializimi, nga fillimi deri më sot" duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, diskuton historinë, sfondin dhe mënyrën e krijimit të këtij fenomeni në pjesë të ndryshme të botës, dhe duke shqyrtuar shkaqet e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit, prezanton edhe llojet e tij. Në episodin e katërt të këtij podkasti, i cili bazohet kryesisht në materialin e paraqitur në librin "Njohja e kolonializmit" të shkruar nga Mustafa Eskandari, prezantohen dhe analizohen faktorët themelorë të kolonializmit. Ju lutemi qëndroni me ne deri në fund të këtij episodi.

Përshëndetje miq të nderuar! Jeni duke dëgjuar episodin e katërt të serialit të podkasteve "Kolonializimi nga fillimi deri mësot". Në episodet e mëparshme u prezantua kolonializmi dhe u njohëm me periudha të ndryshme të tij, të cilat përfshinin tre periudha: e vjetra, e reja dhe ajo moderne. Kemi shqyrtuar gjithashtu karakteristikat e secilës prej këtyre periudhave, pastaj kemi treguar se kolonizimi duhet të krijojë rrethana të caktuara për të realizuar qëllimet e tij, dhe hapi i parë në krijimin e rrethanave të kolonizimit, është njohja e vendit të synuar në aspektin fetaro-kulturor dhe karakteristikat etnike të atij vendi. Pas kësaj njohjeje, shtetet kolonialiste përpiqen të vendosin dhe vazhdojnë kolonizimin. Ata përdorin forcat vendase, forcat e huaja dhe grupe të ndryshme si misionet e krishtera, orientalistët, konsulentët, intelektualët dhe njerëzit e pavetëdijesuar për të arritur qëllimet e tyre të djallëzore. Midis grupeve të ndryshme të përmendura, ne prezantuam dhe shqyrtuam grupet e misioneve të krishtera dhe orientalistët në episodin e mëparshëm. Në këtë episod, ne do të diskutojmë grupe të tjera. Qëndroni me ne!

Këshilltarët, intelektualët dhe njerëzit e pavetëdijshëm janë ndër grupet e tjera që kolonializmi përdor për të arritur qëllimet e tij të djallëzore.

Grupi i tretë i faktorëve që kontribuojnë në kolonizimin janë "konsulentët" të cilët përgjithësisht hyjnë në vendet e tjera në formën e këshilltarëve ekonomikë, ushtarakë dhe kulturorë dhe krijojnë rrethanat për kolonizimin e atyre vendeve. Këto grupe futen në vende në mënyrë të ligjshme në formën e ambasadave dhe misioneve diplomatike dhe kryejnë aktivitetet e nevojshme, mbledhin informacionin e nevojshëm dhe e transferojnë atë informacion në vendin e tyre. Gjëja kryesore e këtyre grupeve, e cila ua lehtëson punën, është imuniteti i tyre diplomatik. Ky imunitet është aq i madh sa zakonisht informacioni më i rëndësishëm dhe konfidencial nxirret nga vendi i synuar dhe çohet në vendin përkatës pa asnjë inspektim dhe përmes trupës diplomatike qeveritare nën emrin e ngarkesës diplomatike që i përket ambasadës.

Si shembull i aktiviteteve kolonialiste të këshilltarëve, mund të përmendim dokumentet e marra nga ambasada amerikane apo "strofulli i spiunazhit" në Republikën Islamike të Iranit. Pas hyrjes në ambasadën në fjalë, këto dokumente u zbuluan nga një grup studentësh myslimanë iranianë që vepronin me emrin "Studentët ndjekës së linjës së Imam Khomejnit (ra) dhe u publikuan në media, që ishte një rrëfim i veprimeve kolonialiste të Amerikës në Iran dhe në vende të tjera.

Grupi tjetër që krijon rrethanat e vendosjes së kolonializmit janë intelektualët me prirje perëndimore.

Grupet që i kemi prezantuar më parë si faktorë që krijojnë rrethanat për vendosjen e kolonializmit janë forca të huaja, por grupi i katërt, pra intelektualët me prirje perëndimore ose të ashtuquajtur "pro-perëndimor", janë faktorë të lidhur me kolonializmin që kanë kombësinë dhe shtetësinë e vendit të kolonizuar, por që i kanë shërbyer interesave të kolonizatorëve.

Kolonizatorët për të zgjeruar dominimin e tyre kulturor mbi vendin e kolonizuar, kanë shfrytëzuar dhe shfrytëzojnë edhe intelektualë që ishin në linjë me idetë dhe interesat e tyre. Ata arritën në përfundimin se përveç orientalistëve, atyre u duhen edhe faktorë vendorë dhe autoktonë që të jenë përkthyes dhe interpretues të mendimeve të tyre në gjuhën vendase dhe kështu të kenë më shumë kontroll kulturor mbi atë vend.

Me fjalën mendjendritur apo intelektual në këtë rast janë për qëllim ata që zakonisht kanë qëndrim negativ ose neutral ndaj fesë dhe mendimi i tyre bazohet kryesisht në kundërshtimin e traditave etnike dhe shoqërore, në urrejtjen ndaj të kaluarës dhe në kundërshtimin ndaj fesë dhe spiritualitetit dhe qëllimi i tyre është krijimi i një shoqërie laike.

Mendimtarë të tillë iluministë të Islamit u shfaqën fillimisht në Iran, Turqi, Egjipt, Siri dhe Liban dhe u angazhuan në propagandë kolonialiste. Një shembull i spikatur i tyre është Mustafa Kamal Pasha, i njohur si Atatürk. Ai i përkiste një familjeje që, sipas historianit anglez Arnold Joseph Toynbee, kishte gjak hebre në damarët e familjes së tij. Pas ardhjes në pushtet, Kemal Mustafa krijoi ndryshime të thella në strukturat fetare të shoqërisë turke, ndër të cilat mund të përmenden:

Shndërrimi i alfabetit arab në latinisht

Ndalimi i kryerjes së Haxhit për disa vite

Mbyllja e shkollave fetare

Dëbimi i dijetarëve fetarë

Ndalimi i veshjes islame (hixhabit)

Delegjitimimi i Islamit

Në funksion të veprimeve të tilla, kur përfaqësuesit e Parlamentit të Britanisë protestuan ndaj Lordit Curzon, ministrit të jashtëm të atij vendi në atë kohë, pse i dha pavarësinë Turqisë,  ai u përgjigj: “Turqia nuk do të ndalet pas kësaj (pra pas efektivitetit të Ataturkut), sepse forca e Turqisë erdhi nga Islami dhe Kalifati dhe ne i dhamë fund."

Përfaqësuesit e brohoritën dhe miratuan fjalët e tij.

Njerëzit e pavetëdijshëm dhe ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme, konsiderohen si agjentë të tjerë vendas të kolonializmit që padashur bëjnë hapa në drejtim të qëllimeve të kolonizatorëve dhe i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet e tyre.

Ky grup është i ndarë në dy grupe: njerëz me personalitet të ulët dhe njerëz që shtirën si shenjtorë fetarë. Klerikët fetarë me mendje të ngurtë dhe ata që i kushtojnë shumë rëndësi anës sipërfaqësore të fesë, por që mësimet e fesë i konsiderojnë të pavlera dhe janë indiferentë ndaj tyre, përbëjnë kategorinë e parë të njerëzve të pavetëdijshëm. Klerikët fetarë që shtirën si të shenjtë dhe intelektualët ecin dhe lëvizin kundër njëri-tjetrit si dy tehe gërshërësh, por rezultati i lëvizjes së tyre është në përputhje me interesat e kolonializmit.

Klerikët fetarë me mendje të ngurtë dhe intelektualët jofetarë kanë qenë gjithmonë në anën e gënjeshtrës gjatë historisë dhe në konfliktet ndërmjet së drejtës dhe të gabuarës, prandaj ka raste në historinë e Islamit që imamët e pastër (a.s) kanë ngritur disa tematike rreth tyre.

Imam Aliu (a.s), për këta të ashtuquajtur shenjtorë dhe intelektual ka thënë:  “Dy grupe ma thyen kurrizin, dijetari pa fe dhe fetari pa dituri (pa zgjuarsi). Fetari pa dituri dhe pa vigjilencë me adhurimin e tij, i pengon njerëzit nga feja kurse shkencëtari pa fe me pandershmërinë e tij, i mashtron njerëzit".

Gjithashtu, Imam Khomejni (ra), udhëheqësi i madh i Revolucionit Islamik të Iranit, për personat që hiqen si shenjtorë, ka thënë:  “Mendime të tilla injorante që ekzistojnë në mendjet e disa njerëzve i ndihmojnë kolonialistët dhe shtetet hegjemoniste që të mbajnë vendet islame në këtë gjendje dhe të pengojnë lëvizjen islame. Këto janë mendimet e një grupi të njohur si shenjtorë. Ne duhet të korrigjojmë mendimet e tyre dhe të sqarojmë detyrat tona me ta, sepse ata po na bllokojnë reformat dhe lëvizjen dhe na kanë lidhur duart."

Njerëzit me personalitet të ulët përbëjnë kategorinë e dytë të njerëzve të vetëdijesuar. Njerëzit me personalitet të ulët ose thënë ndryshe banditët dhe batakçinjtë, janë ata që nuk kanë edukimin e duhur dhe janë në rrugën e realizimit të interesave të kolonializmit.

Karakteristika e rëndësishme e burrave dhe grave që hiqen si të shenjtë dhe që përbëjnë grupin e të pavetëdijesuarve, është se ata mund të njohin të drejtën, të mirën dhe të keqen dhe të pajtohen me të kur ka ndonjë një konflikt midis së drejtës dhe së gabuarës. Por kur përballen me dy të gabuara, ata nuk kanë aftësi të bëjnë dallimin dhe të ndjekin të keqen më të mirë ose më të lehtë. Imam Aliu (a.s) ka thënë: "I urtë nuk është ai që arrin të dallojë të mirën nga e keqja, por i urtë është ai që arrin të dallojë më të mirën mes dy të këqijave.”

Në botën e sotme, kur shtetet pretendojnë vendosjen e demokracisë dhe mbështeten në votat e popullit, këto grupe janë gjithnjë e më shumë në rrugën e plotësimit të dëshirave të kolonializmit, sepse më herët se të tjerët ndikohen nga propaganda mashtruese dhe pikërisht me votat e tyre bëhen shkak që njerëzit me ambicie për pushtet, mashtrues dhe mercenarë të shteteve të huaja të vendosen në krye të pushtetit të vendeve të kolonizuara.

Një shembull i performancës së njerëzve të tillë mund të shihet gjatë shpërbërjes së lëvizjes për kombëtarizimin e naftës në Iran në fillim të viteve 1950-ta kur një grup i këtyre njerëzve, me drejtimin e Shaaban Xhafari, i njohur si "Shaabani pa tru", e prishën situatën duke krijuar trazira në Teheran dhe kështu përgatitën terrenin për grusht shtetin e turpshëm të 18 gushtit dhe rënien e qeverisë kombëtare të Muhamed Mosadegh. Si rezultat i këtyre veprimeve, Muhamed Reza Pahlavi, me ndihmën e Amerikës, e vuri Iranin nën diktaturën e tij për vite me radhë.

Një shembull tjetër i këtyre komploteve ndodhi pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit më 28 dhe 29 gusht, atëherë kur grupe të paidentifikuara vranë me dhjetëra figura ndër më të shquarat revolucionare dhe islamike në Iran, përfshirë Ajetollah Doktor Beheshti (kreu i Gjyqësorit) Mohammad Ali Rexhai (president) dhe Mohammad Xhavad Bahonar (kryeministër) i Iranit në atë kohë.

Të dashur miq, këtu përfunduam edhe një tjetër episod të serialit të podkasteve "Kolonializmi nga fillimi deri më sot”. Në këtë episod, ne folëm me ju për faktorët themelorë dhe vazhdimësinë e kolonializmit dhe zbuluam se kolonialistët përdorën grupe të ndryshme si misionarë fetarë, orientalistë, këshilltarë, intelektualë dhe injorantë për të arritur qëllimet e tyre. Në pjesën tjetër do të shqyrtojmë dimensionet dhe metodat e kolonializmit.

Podkasti "Kolonializimi nga fillimi deri më sot" i cili kryesisht përdor përmbajtjen e librit “Njohja e kolonializmit” të shkruar nga Mustafa Eskandari, duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, trajton historinë, sfondin dhe mënyrën se si krijohet ky fenomen në pjesë të ndryshme të botës, dhe gjithashtu shqyrton faktorët e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit.

Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq

 

Tags