Shpikja e popullit hebre (4)
(last modified Thu, 24 Oct 2024 17:06:43 GMT )
Tetor 24, 2024 19:06 Europe/Tirane
  • Shpikja e popullit hebre (4)

Po e  rilexojmë këtë libër për ju në mënyrë që të sfidojmë të gjitha themelet dhe pretendimet historike të sionistëve në krijimin e një qeverie të rreme në Palestinën e pushtuar.

Libri "Shpikja e popullit hebre" është shkruar nga profesori i Universitetit të Tel Avivit, Shlomo Sand. Ajo që na bëri ta rilexojmë këtë libër për ju është sfidimi i të gjitha themeleve dhe pretendimeve historike të sionistëve në krijimin e një shteti të rremë në Palestinën e pushtuar. Duke shkruar librin “Shpikja e popullit hebre”, Shlomo Sand paraqet një lexim të ri të çështjes izraelito-palestineze, i cili është në kundërshtim të plotë me atë që sionistët dhe mbështetësit e tyre perëndimorë propagandojnë në media.

Kur u shkrua Dhjata e Vjetër dhe cilët ishin autorët e saj?

Miq të nderuar jemi pranë jush me ju me episodin e katërt të podkastit "Shpikja e popullit hebre". Po e  rilexojmë këtë libër për ju në mënyrë që të sfidojmë të gjitha themelet dhe pretendimet historike të sionistëve në krijimin e një shteti të rremë në Palestinën e pushtuar. Agresioni i regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës dhe vrasja e palestinezëve tërhoqi vëmendjen e opinionit publik botëror ndaj historisë së rreme të Izraelit. Në dekadat e fundit, sionistët u përpoqën të justifikonin pushtimin e territoreve të Palestinës dhe vrasjen e popullit palestinez duke shtrembëruar historinë dhe duke e portretizuar veten si një popull viktimë. Operacioni “Stuhia Al-Aksa” më 7 tetor të vitit 2023, pas 17 vitesh bllokadë dhe rrethim të plotë ndaj Rripit të Gazës, dhe përgjigja hakmarrëse e Izraelit ndaj këtij operacioni, ekspozoi opinionin publik botëror ndaj natyrës së vërtetë të formimit të Izraelit dhe gënjeshtrave dhe mashtrimeve të sionistëve me pushtimin e Palestinës. Në këtë kohë kritike, ia vlen të bëhet rileximi i librit “Shpikja e popullit hebre” shkruar nga një profesor i Universitetit të Tel Avivit.

Sipas autorit të librit “Shpikja e populli hebre”, populli hebre është një koncept abstrakt dhe mitologjik që nuk ka asnjë të dhënë apo dëshmi gjatë historisë (përveç periudhës aktuale dhe dekadave të kaluara). Përmbledhja e fjalëve të Shlomo Sand në kapitullin e parë të librit "Shpikja e popullit hebre" tregojnë se rrjedha e lëvizjeve nacionaliste të shekujve 18 dhe 19 në Evropë çoi në formimin e lëvizjes nacionaliste dhe kolonialiste të hebrenjve dhe sionistëve, të cilët më pas bënë ndryshime në Bibël për të ndërtuar një shtet hebre. E shenjta dhe historia e fesë hebraike u përdorën për të arritur qëllimet e tyre të tjera.

Kapitulli i dytë i librit me titull "Historia-Legjenda: në fillim Zoti krijoi popullin" ka të bëjë me konceptin "popull hebre" dhe fillon me thënien se historia e parë çifute, është shkruar në fund të shekullit të parë të erës së re nga Flavius ​​Josephus.

Personi i dytë që u përpoq të shkruante historinë hebraike nga koha e Isait a.s. deri në epokën bashkëkohore është një person që ka jetuar në shekullin e 18-të të cilin Shlomo Sand e përmend si dijetar protestant.

Ky studiues protestant përdori termin "komb" për hebrenjtë. Sigurisht, duke përdorur këtë term, ai nuk e kishte parasysh kuptimin e tij modern dhe diskutoi historinë e hebrenjve, kryesisht si një grup që u persekutua për shkak se refuzoi të pranojë Profetin Isa a.s. si shpëtimtar.

Shlomo Sand në librin "Shpikja e popullit hebre" u referohet fjalëve të rëndësishme në rindërtimin e së kaluarës së izraelitëve. Ai thotë se fjala "komb" në hebraishten moderne përkthehet si "Leom". Ky profesor i historisë në Universitetin e Tel Avivit na fton të ndalojmë dhe të mendojmë për dy konceptet e "popullit" dhe "kombit". Sipas tij, fjala “am” (njerëz) në hebraishten e lashtë dhe kuptimi i saj në gjuhët e tjera është një fjalë shumë e zakonshme. Ai gjithashtu thotë se të gjithë librat historikë të botuar në Izrael përdorin fjalën popull si sinonim për fjalën "leom" (komb). Vini re se librat e botuar e kanë bërë këtë, jo veprat e pabotuara!

Isaac Marcus Jost, historiani gjermano-hebre është personi i tretë që u përpoq të shkruante një histori për hebrenjtë. Në këtë drejtim ai vuri si model dijetarin protestant të lartpërmendur. Kapitulli i dytë i librit "Shpikja e popullit hebre" tregon procesin e kthimit të Toratit në një libër jofetar gjatë shekujve të fundit. Sipas teorisë së shkollës së Kopenhagës, libri i shenjtë Torati nuk është një libër i vetëm, por një bibliotekë e madhe që u shkrua, u rishkrua dhe u rregullua gjatë 3 shekujve (nga fundi i shekullit të 6-të deri në fillim të shekullit të 2-të para erës së re). Një nga çështjet e rëndësishme që autori i librit “Shpikja e popullit hebre” i referohet në kapitullin e dytë të librit të tij është shkrimi i Toratit nga dora e njeriut dhe e rëndësishme është kjo: “Nuk mund të themi me siguri se kur u shkrua Torati dhe kush ishin autorët e tij.”

Në mënyrën e krijimit të historisë dhe konceptit të popullit hebre, Sand ka referenca interesante për problemin e hebrenjve gjermanë dhe historiografinë e popullit hebre. Për shembull, ai thotë se në dy dekadat e para të shekullit të 19-të, perceptimi i intelektualit hebre gjerman për veten e tij ishte më shumë kulturor dhe fetar sesa politik. Në atë kohë, intelektualët hebrenj nuk donin të humbnin nga sytë dallimin e tyre kulturor dhe në të njëjtën kohë dëshironin të integroheshin në Gjermaninë në zhvillim. Kështu, duke studiuar të kaluarën hebraike dhe duke theksuar aspektet pozitive të saj, historianët hebrenj ndihmuan në ndërtimin e një ure që lejonte komunitetin hebre të merrte pjesë në Gjermaninë e ardhshme.  Në ciklin e një qasjeje të tillë, kemi një person si Isaac Marcus Jost që për të, historia e hebrenjve nuk daton nga koha e Abrahamit apo Pllakat e Muasit a.s. në malin Sinai, përkundrazi, filloi me kthimin e të mërguarve nga Babiloni. Përkrahësit e një qasjeje të tillë argumentuan se vetëm atëherë filloi judaizmi historiko-fetar. Isaac Marcus Jost e sheh periudhën e mërgimit si fillimin e historisë hebreje. Prandaj, rrënja dhe burimi i nxjerrjes në pah të çështjes së mërgimit në historinë hebraike qëndron këtu.

Sipas Shlomo Sand vendi i hebrenjve në të kaluarën e largët, ishte Babilonia ose Irani. Megjithatë, gjatë periudhës së Isaac Marcus Jost që shkroi historinë e popullit të tij, toka e hebrenjve ishte përgjithësisht Gjermania pas Napoleonit. Isaac Marcus Jost ishte i vetëdijshëm për shenjat e para të nacionalizmit gjerman dhe, si shumica e njerëzve të arsimuar me origjinë hebreje, kërkonte mënyra indirekte për t'u bashkuar me të. Ky historian hebre, me motive krejtësisht të ndryshme intelektuale, u detyrua të rindërtojë historinë e izraelitëve. Sipas Shlomo, Isaac Marcus Jost identifikonte qartë parimet e nacionalizmit të kohës së tij, por ai kishte dyshime për mundësinë e bashkëjetesës së hebrenjve dhe johebrenjve në kombin gjerman në zhvillim, dhe këto dyshime u intensifikuan pas valës së konservatorizmit në vitet 1830 me të gjitha kundërshtimet e tij.

Ky studiues i historisë në një pjesë të librit “Shpikja e popullit hebre” shkruan: "Nga Isaac Jost deri në shfaqjen e Heinrich Gertz, novatorit të madh, Dhiata e Vjetër u bë pikënisja e shpikjes së termit "kombi hebre", një shpikje që u bë gjithnjë e më e rëndësishme në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të".

Vëllimet e para të historisë së hebrenjve nga kohët më të hershme e deri më sot (Historia e hebrenjve) të shkruara nga Einrich Gertz u botuan në vitet 1850. Në teorinë e Gertz-it, ekziston çështja se nuk ka mbetur asgjë nga racat greke dhe latine që janë tretur në grupe të tjera njerëzore, por raca hebreje ka arritur të ruhet dhe të mbijetojë. Dhe gjithashtu, ky është një komb shpëtimtar që në fund do të shpëtojë gjithë njerëzimin. Libri i Gertz-it, me literaturën e tij mahnitëse, u bë një udhërrëfyes për hebrenjtë e parë pushtues në Palestinë. Megjithëse Geretz nuk ishte kurrë një sionist i plotë, ai krijoi një format kombëtar për të shkruar historinë hebraike. Si një artist shumë i aftë, Gertz krijoi një rrëfim të unifikuar që minimizoi shumëllojshmërinë e mundimshme dhe në këtë mënyrë i bëri Izraelit një shërbim unik.

Një tjetër historian i rëndësishëm i Izraelit është Simon Dubno,  veprimtaritë dhe vepra e të cilit kanë një rol dhe prani të rëndësishme në librin “Shpikja e popullit hebre”.  Pas vdekjes së Geretz-it në 1891, Dubno, i cili kishte studiuar në një shkollë rabinike, shkroi një nekrologji prekëse për t'iu përkushtuar historisë së bashkëfetarëve të tij. Sipas Shlomo Sand ai shkruan: “Përkushtojuni hebrenjve dhe shikoni historinë e tyre që nga koha kur ata dolën nga shkretëtira deri në epokën e re.”

Dubno nuk besonte se ishte e mundur apo e përshtatshme transferimi i një mase të madhe njerëzish në Palestinë për të ndërtuar një shtet të tyrin, por ai donte të krijonte një hapësirë ​​plotësisht vetëqeverisëse për popullin hebre, i cili ndodhej në një situatë jonormale. Sipas Sandit, Dubno ishte historiani i parë me një qasje ndaj pragmatizmit, i cili më vonë në historiografinë sioniste e bëri besimin fetar një mjet në përcaktimin e identitetit kombëtar hebre. Gertz e kishte ndarë plotësisht historinë e hebrenjve nga mjedisi i tyre, por Dubno u përpoq ta lidhte atë me shoqëritë në të cilat jetonin hebrenjtë. Koncepti i figurës kombëtare është prezent në veprën e Dubno që në fillim dhe në këtë drejtim ka kërkuar që të zgjidhen ato histori nga Bibla dhe Dhiata e Vjetër që janë pak a shumë të përputhshme me realitetin dhe histori të tjera që paraqesin të kaluarën me interpretime simbolike të cilat konsiderohen metafora. Kjo strategji narrative e Dubno-s u adoptua nga të gjithë historianët sionistë që e ndoqën atë. Në kuptimin që Bibla është në të vërtetë plot me histori fiktive, por thelbi i saj historik është autentik, Dubno donte ta shtynte lindjen e kombit  sa më larg në kohë dhe theksoi se historia e Izraelit filloi në shekullin e 20-të para erës së re. “Laboratori i historiografisë" është termi i përdorur nga Shlomo Sand për metodën e historiografisë së Dubno-s dhe ai beson se atribuimi i një kohe kaq të largët narrativës së Dhiatës së Vjetër kërkonte konfirmimin e zbulimeve të reja arkeologjike.

"Ishte vetëm e nevojshme të dinte se si t'i interpretonte ato, në mënyrë që të sigurohej një bazë shkencore për historitë e popullit të parë hebre.”

Sand ka edhe një aluzion dhe një ironi të vogël në të cilën ai flet për kohën kur arkeologjia, ashtu si historiografia, nuk ishte ende sioniste. Justifikimi i Dubno-s për izolimin dhe lindjen e izoluar të popullit hebre, ndryshe nga qasja e librave të Ezdras dhe Nehemias, është një justifikim krejtësisht laik dhe modern. Pak para profesionalizimit dhe specializimit të fushës së historisë, një libër tjetër u shkrua për të krijuar një histori të përgjithshme të hebrenjve, "Libri i Historisë së Izraelit" nga Ze'ev Yavets. Yavets i përmbahej rreptësisht narrativës biblike sepse ishte një nga ata rabinë sionistë që e shndërruan Dhiatën e Vjetër nga një libër i shenjtë në një libër kombëtar, duke kritikuar në të njëjtën kohë ashpër leximin e tij laik ose reformist. Në librin e tij, Shlomo Sand përmendi gjithashtu David Ben-Gurion, kryeministrin e parë të Izraelit, dhe shkroi për të në pjesën "Politika dhe Arkeologjia" në kapitullin e dytë: “Davidi shpejt e kuptoi se Bibla mund të shndërrohej në një tekst kombëtar laik.”

Tregimet biblike u bënë baza e gjuhës së përditshme politike të Ben-Gurionit dhe duket se ai e konsideronte vërtet veten njëlloj si Musai a.s. dhe Joshua. Në vizionin e Ben-Gurionit për Izraelin e ri, mbretëria ishte tempulli i tretë. Autori i librit "Shpikja e popullit hebre" përmend gjithashtu një mbledhje ekskluzive që mbahej çdo dy javë në shtëpinë e Ben-Gurionit, diskutimet e të cilit raportoheshin ndonjëherë në gazeta. Këto diskutime përfshinin deklaratat e historianëve profesionistë dhe komentuesve kompetentë biblikë dhe figurave politike. Duke lexuar reflektimet e Ben-Gurion-it mbi Biblën, ne jemi të goditur nga dualiteti i pragmatizmit politik demagogjik me një besim specifik dhe të sinqertë në "të vërtetën" e lashtë. Është interesante të dihet se Ben-Gurion iu drejtua dekreteve hyjnore kur ishte e nevojshme.

Pasi arritëm në këtë fazë të diskutimit, nuk është keq t'i referohemi historisë dhe të shohim se çfarë bënë izraelitët për të forcuar diskursin e tyre pavarësisht intelektualëve dhe historianëve të tillë që bënë historinë e popullit hebre për ta. Sipas Sand, të gjitha elitat intelektuale në vitet e para të formimit të shtetit të Izraelit kontribuan në kultivimin e trinitetit: "Torati, kombi dhe toka".  Shembuj të veprimeve të ndërmarra nga qeveria izraelite për të promovuar diskursin e dëshiruar janë këto që nëpunësve civilë iu kërkua të ndryshonin emrat e tyre në hebraisht, zakonisht të marra nga Bibla, ose që pothuajse të gjitha vendbanimeve të reja iu dhanë emra të vjetër hebraikë. Interpretimi i Shlomo Sand për veprime të tilla ka një qëllim të dyfishtë: "Heqja e emrave vendas arabë dhe mbarimi i mërgimit të gjatë që përfundoi me krijimin e shtetit të Izraelit".

Nëse po dëgjoni këtë pjesë, do të thotë se e keni dëgjuar të gjithë këtë episod të podkast-it tonë dhe për këtë duam t'ju falënderojmë nga thellësia e zemrës! Në këtë episod të podkastit "Shpikja e popullit hebre", diskutuam rrjedhën e lëvizjeve nacionaliste të shekujve 18 dhe 19 në Evropë dhe formimin e lëvizjes nacionaliste dhe kolonialiste të hebrenjve dhe sionistëve, dhe shpjeguam se këto lëvizje vazhduan të bëjnë ndryshime në Bibël dhe histori për të ndërtuar një shtet hebre. Ata u konvertuan në judaizëm për të arritur qëllimet e tyre të tjera dhe në praktikë e kthyen Toratin në një libër jofetar dhe politik. Shpresojmë që të jeni kënaqur duke dëgjuar këtë episod. Faleminderit shumë për bashkëpunimin.!

Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e katërt të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq

 

Tags