Historia Botërore, (7)
(last modified Mon, 04 Nov 2024 19:33:53 GMT )
Nëntor 04, 2024 20:33 Europe/Tirane
  • Historia Botërore, (7)

Henri, princi i parë portugez që i pëlqente lundrimi dhe zbulimi i tokave të reja, zgjeroi hapat e portugezëve  drejt oqeaneve dhe duke përparuar përgjatë bregut të Afrikës në jug të Oqeanit Atlantik, ai u dëshmoi të gjithëve se Afrika është shumë më e madhe nga sa mendonin.

Gjuetia e njerëzve

“Henri, princi i parë portugez që i pëlqente lundrimi dhe zbulimi i tokave të reja, zgjeroi hapat e portugezëve  drejt oqeaneve dhe duke përparuar përgjatë bregut të Afrikës në jug të Oqeanit Atlantik, ai u dëshmoi të gjithëve se Afrika është shumë më e madhe nga sa mendonin.”

Përshëndetje miq të nderuar! Ky është episodi i shtatë i podkastit “Historia Botërore” i kujtimeve të anijeve të mëdha me vela, udhëtimeve të gjata, fushave të gjera dhe fermave të pambukut.

Henri ishte i dashuruar me arin, fildishin dhe piperin e Afrikës, por Afrika kishte një tjetër atraksion për të. Skllevërit! 

Skllavëria ishte e zakonshme në botë që nga kohërat e lashta. Njerëzit që u kapën në luftëra ose u kapën nga banditët që sulmonin karvanët, madje në disa raste njerëzit detyroheshin të vendoseshin në shërbim të njerëzve të tjerë për punë pa pagesë. Por në vitet kur evropianët pushtuan kontinente dhe toka të reja me zhvilluan udhëtime detare, skllavëria kaloi në një gjendje të re.

Vendet e pushtuara kishin shumë burime dhe miniera, dhe fushat e tyre të gjera ishin të përshtatshme për bujqësi, por shfrytëzimi i gjithë këtyre resurseve kërkonte punë dhe shfrytëzimi i skllevërve ishte mënyra më e mirë që evropianët gjenin për të plotësuar këtë kërkesë për fuqi të madhe punëtore.

Portugezët, të cilët ishin pionierë në udhëtimet detare, filluan tregtinë e skllevërve përpara vendeve të tjera evropiane, por së shpejti edhe vende të tjera iu bashkuan këtij tregu fitimprurës. Skllavëria ekzistonte në historinë e kaluar të botës, por asnjë vend nuk e kishte bërë atë në përmasa aq të gjera sa vendet evropiane në shekujt 16-18. Gjatë këtyre shekujve, tregtia e skllevërve u bë migrimi më i madh i detyruar në historinë njerëzore.

---------------------

Fiset afrikane ishin në luftë të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe fisi që fitonte luftën, skllavëronte burrat dhe gratë e fisit të mposhtur. Fisi ngadhënjimtar në luftë njerëzit e kapur rob herë i mbante për vete e herë i shiste në treg. Afrikanët ishin një racë e fortë dhe punëtore, dhe princi Henri mendoi se kishte nevojë për punën e tyre në Portugali, kështu që urdhëroi një nga marinarët e tij të quajtur Goncalus të shkonte në brigjet e Afrikës për të gjuajtur skllevër.

Goncalus lundroi përgjatë bregut perëndimor të kontinentit afrikan dhe kur arriti në brigjet e Senegalit, vuri re disa burra dhe gra duke peshkuar. Në breg dukeshin kasollet e vogla të peshkatarëve të ndërtuara me dru dhe kashtë. Goncalus i ndal aty dhe priti derisa të errësohet. Peshkatarët para perëndimit të diellit, u kthyen në bregdet. Ata tani të gjithë ishin mbledhur në kasollet e tyre dhe nuk ishin të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të bregdetit. Kur u errësua plotësisht, varkat e portugezëve u ndanë nga trupi i anijes dhe u nisën për në bregdet. Ushtarët portugez sulmuan kasollet, vranë katër persona dhe kapën dhjetë burra, gra dhe fëmijë dhe i çuan në anije.

Anija portugeze me këta dhjetë skllevër u nis drejt Lisbonës. Në Lisbonë, Princi Henri u gëzua shumë kur pa këta dhjetë skllevër, me zinxhirë të lidhur në qafë dhe këmbë, duke dalë nga anija. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1441 të erës së re.

Henri ishte i gëzuar kur pa skllevërit, por nuk ishte i kënaqur. Çdo vit tregtoheshin shumë skllevër në Afrikë dhe Portugalia nuk kishte pjesën e vet në këtë tregti. Ai kërkonte të krijonte një bazë për vete në Afrikë për të monopolizuar tregtinë e skllevërve nga ky kontinent në rajonet e tjera. Ai u nis edhe një herë drejt Afrikës me synimin për të pushtuar Marokun, vendin më të madh në Afrikë. Pasi zbarkuan në brigjet e Marokut, ushtarët portugez avancuan drejt shkretëtirës dhe arritën të pushtonin qytetin e Sueta. Henri, i ngazëllyer nga kjo fitore, po u printe përpara ushtarëve të tij në shkretëtirë kur i zunë pritë marokenët. Një grup ushtarësh portugez u vranë dhe një grup u kapën peng së bashku me princin Henri. Tani çfarë fati e priste Henrin? A ishte radha e tij të merrej skllevër dhe të shitej?

--------------------

Marokenët e njihnin Henrin dhe i ofruan një marrëveshje atij. Ushtarët portugez do të liroheshin dhe në këmbim portugezët do të tërhiqeshin nga qyteti Seuta. Henri mbetet peng i marokenëve në mënyrë që portugezët të mos mashtrojnë, por të përmbushin premtimin.

Henri pranoi ofertën e marokenëve, por me një ndryshim. U vendos që vëllai i tij të mbetej peng i marokenëve në vend të tij, sepse ai duhej të drejtonte trupat në tërheqje. Marokenët pranuan këtë propozim dhe Henri u lirua me ushtarët e tij dhe u kthye në qytetin Seuta, por refuzoi t'ua kthente qytetin marokenëve. Ky qytet konsiderohej një bazë e mirë për të dërguar gjuetarët e skllevërve në pjesë të tjera të Afrikës. Henri nuk iu përgjigj asnjë prej letrave lutëse të vëllait të tij dhe në vend të kësaj planifikoi sulme e bastisje të tjera për të kapur skllevër, dhe në një sulm të madh në brigjet perëndimore të Afrikës, ai arriti të kapte 235 zezakë të lirë. Në pak vite, portugezët morën një mijë afrikanë dhe i dërguan në vendin e tyre. Ata tani po mendonin të përparonin në Afrikën Perëndimore dhe nuk dëshironin të kufizoheshin vetëm në zonat bregdetare. Kjo situatë vazhdoi për rreth pesë vjet derisa në vitin 1446 të erës së re, 19 portugezë shkuan për të gjuajtur skllevër përgjatë bregut të lumit Gambia, por këtë herë vetë ata u kapën në kurthin e fiseve të pyllit  dhe u vranë të gjithë.

Oborri Mbretëror i Portugalisë pas kësaj ngjarje, vendosi të mos dërgonte më gjuetarë skllevërish në Afrikë. Tani ata duheshin të bënin marrëveshje tregtie me mbretërit dhe krerët e fiseve afrikane. Portugezët kishin mallra që ishin tërheqëse për afrikanët. Ata u jepnin pëlhura, kuaj, ar dhe lëkurë dhie mali krerëve të fiseve dhe në këmbim u merrnin robërit e fiseve të tjera. Çmimi i blerjes së një skllavi ishte rreth një e treta e një ons ari (1 ons = 31.1 gramë), por çmimi i shitjes së një skllavi në treg ishte midis 3 dhe 6 ons ari, domethënë 9 deri në 18 herë më shumë se çmimi i blerjes! Dhe sigurisht, sa herë që skllevërit tregtoheshin në tregje të ndryshme, çmimet e tyre gjithashtu do të rriteshin disa herë. Fitimet e jashtëzakonshme të tregtisë së skllevërve bënë që numri i tregtarëve portugez të cilët braktisën biznesin e tyre në fusha të tjera dhe u kënaqën me tregtinë e njerëzve, të shtohej çdo ditë e më shumë. Pothuajse askush nuk mund t'i rezistonte ambicieve të këtij biznesi fitimprurës. Në këtë mënyrë, midis viteve 1500 dhe 1535 të erës së re, rreth 11 mijë njerëz të lirë u gjuajtën dhe u dërguan në Evropë si skllevër. Zgjerimi i tregtisë njerëzore bëri që portugezët të importonin 3000 skllevër në vendin e tyre në vit nga Afrika Perëndimore dhe Lindore. Në atë kohë, kishte më shumë se 600 tregje skllevërish në Lisbonë, në qendër të Portugalisë, dhe një e dhjeta e banorëve të qytetit ishin skllevër.

--------

Kur Christopher Columbus mbërriti në Amerikë, zonat përreth Detit të Karaibeve dhe ishullit të Kubës dukeshin shumë të përshtatshme për kultivimin e kallamsheqerit. Evropianët, të cilët më parë merrnin pak sheqer nga ishujt e Detit Mesdhe, duke parë tani klimën e favorshme të këtyre rajoneve, mund të planifikonin tregtimin e një sasie të madhe sheqeri. Por kush duhet të kishte mbjell fushat me kallam sheqeri dhe më pas të korrte të mbjellat? Evropianët kishin nevojë për shumë fuqi punëtore. Amerikanët vendas, ose indianët ishin ata që duhej të siguronin këtë fuqi punëtore.

Spanjollët menduan t'i skllavëronin indianët para të tjerëve dhe i detyruan indianët të punonin në fusha me forcë dhe duke i frikësuar me armët e tyre, të cilat ishin të frikshme dhe të çuditshme për indianët vendas. Ushtarët spanjollë i vranë njerëzit lëkurëkuq me çdo pretekst, në mënyrë që ata t'u bindeshin urdhrave të tyre dhe të punonin si skllevër në fusha. Kur nuk gjenin dot një justifikim, i vrisnin në grupe njerëzit lëkurëkuq (indianë) vetëm për të provuar mprehtësinë e shpatave të tyre. Dallas Casas, një prift që shoqëronte ushtarët spanjollë, në kujtimet e tij shkruan: “Atë mëngjes, ushtarët hëngrën mëngjes buzë lumit dhe më pas mprehën shpatat me thika guri. Pastaj provuan shpatat në trupat krejtësisht të zhveshur dhe mishin e butë të indianëve indigjenë. Madje njëri prej tyre e preu indianin me një goditje të vetme. Këta gurë mprehës ua kishte dhënë Satani.”

Por indianët kishin kaluar jetën e tyre duke gjuajtur në fushat e gjera për shekuj dhe nuk ishin mësuar me punë të lodhur në fusha dhe miniera ari dhe argjendi. Nga ana tjetër, sëmundjet si lija, fruthi dhe gripi, të cilat evropianët i sollën me vete në Amerikë, i vranë ata në mënyrë masive. Trupi i indianëve nuk ishte imun ndaj këtyre viruseve, madje në disa qytete virusi i këtyre sëmundjeve kishte shkatërruar të gjithë banorët lokal.

Paaftësia e njerëzve indianë dhe reduktimi i numrit të tyre i trembi evropianët. Fillimisht ata kërkuan nga qeveritë e vendeve të tyre që të dërgonin të dënuar dhe kriminelë në Amerikë, por ky numër nuk ishte i mjaftueshëm. I njëjti prift që në kujtimet e tij tregon për masakrimin e indianëve, shkoi në oborrin e mbretit të Spanjës në vitin 1500 të erës së re dhe paraqiti kërkesën për t'i dhënë fund njëherë e mirë skllavërimit të indianëve.

Prifti kishte parë më parë në Portugali dhe Spanjë se skllevërit afrikanë nuk kishin asnjë problem me motin e nxehtë dhe të lagësht atje dhe efikasiteti i tyre i punës ishte i mirë. Pastori Dallas Casas i sugjeroi mbretit të Spanjës që në vend të skllevërve indianë të përdoreshin skllevërit zezakë dhe që tregtarët dhe marinarët të lejoheshin të merrnin skllevër nga Afrika e të dërgonin në Amerikë. Oborri Mbretëror ra dakord me këtë propozim dhe dërgimi i skllevërve afrikanë në Amerikë, i cili u bë migrimi më i madh i detyruar në historinë njerëzore, filloi me propozimin e këtij prifti të dhembshur dhe filantrop.

---------------

Pas Portugalisë dhe Spanjës, ishte koha që konkurrenti i tretë të dilte në arenë. John Hawkins ishte një kontrabandist anglez, i cili ishte i aftë të merrte mallrat e tij në vendin e destinacionit dhe të mos paguante tarifat doganore. Duke udhëtuar mes tre kontinenteve, ai kuptoi fitimet e mëdha që portugezët dhe spanjollët bënin nga tregtia e skllevërve. Hawkins mori vendimin dhe e çoi anijen e tij në brigjet e Afrikës. Në Afrikë, ai zbuloi se tregtarët e skllevërve po i shisnin skllevërit në bregdet për shumëfishin e çmimit që kishin blerë nga krerët e fiseve dhe nga gjuetarët e njerëzve. Ai mendoi me vete: “ Përse të mos shkojë në xhepin tim ky fitim?”

Ai e dinte se tregtarët e skllevërve po bënin marrëveshje me krerët e fiseve dhe po blinin robërit e tyre të luftës. Prandaj, ai vendosi të merrte pjesë në luftën e një fisi me një fis tjetër së bashku me punëtorët e anijes së tij, ndërsa të gjithë ishin të armatosur dhe i vuri forcat e tij në shërbim të kryetarit të fisit, me kusht që ai ti jepte britanikëve robërit e luftës. Prijësi i atij fisi ra dakord. Lufta filloi dhe fitorja u shkoi shpejt atyre me armë zjarri, përkatësisht britanikëve dhe aleatëve të tyre. Plaçkitja e shtëpive dhe e kafshëve ishte hise e zezakëve, ndërsa robërit e luftës iu dhanë britanikëve.

Hawkins me këtë plan, u largua nga brigjet e Guinesë për në Amerikën Qendrore me 300 skllevër. Në Amerikë, ai u shiti skllevër spanjollëve dhe mbushi anijen e tij me kallam sheqeri, pambuk dhe duhan dhe u nis për në Angli. Në këtë shkëmbim tregtar fitimprurës, një burrë, kapitali fillestar i të cilit ishte pothuajse zero në fillim të këtij udhëtimi, arriti të ardhura të pabesueshme. Nuk kaloi shumë kohë që fama e udhëtimit fitimprurës të Hawkins u përhap në qarqet e biznesit të Londrës dhe madje arriti në veshët e mbretëreshës Elizabetë. Mbretëresha më parë kishte shprehur urrejtjen e saj ndaj tregtisë njerëzore që kishin nisur Portugalia dhe Spanja, por kur me një llogaritje të thjeshtë kuptoi fitimet e mëdha të kësaj tregtie, e ftoi Hawkins në oborrin mbretëror. Mbretëresha inkurajoi burrat të punonin për të rritur fuqinë ekonomike të Anglisë, kështu që ajo e quajti Hawkins "Kalorës" dhe i siguroi atij një anije më të madhe të quajtur “Jezu Krishti”, në mënyrë që ai të mund të transportonte më shumë skllevër. Hawkins përsëri u nis për në Afrikë. Në këtë mënyrë edhe Anglia iu fut tregtisë së skllevërve pas Portugalisë dhe Spanjës.

Faleminderit që gjetët kohë për të dëgjuar këtë podkast! Të dashur miq dhe dëgjues, kemi arritur në fund të një episodi tjetër të podkastit "Historia Botërore". Shpresojmë që të jeni kënaqur duke dëgjuar këtë episod.

Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq