Betejat me simbol kryqin (8)
(last modified Sun, 29 Dec 2024 15:38:13 GMT )
Dhjetor 29, 2024 16:38 Europe/Tirane
  • Paqja midis Salahudin Ajubit dhe Rikard Zemërluanit
    Paqja midis Salahudin Ajubit dhe Rikard Zemërluanit

Në këtë episod do të dëgjoni për traktatin e paqes midis Salahudin Ajubit dhe Rikard Zemërluanit gjatë luftërave të kryqëzatave.

Pasojat e fazës së tretë të kryqëzatave

"Betejat me simbol kryqin" është një podkast që ka për qëllim të hedh një vështrim kalimthi mbi librin me titull "Luftërat e Kryqëzatave" të autorit Muhamed Reshad. Këto luftëra të cilat janë organizuar në emër të fesë së krishtere dhe me simbolin e kryqit nga ana e aparatit të Kishës Katolike, u bëjnë thirrje popujve të Evropës që të shkojnë në luftë kundër myslimanëve. Këto luftëra që vazhduan për disa shekuj (1095-1291), kanë pasur rrethana dhe motive të caktuara për të cilat do të flasim gjatë këtij programi.

Përshëndetje! Miq të nderuar jemi pranë jush me episodin e tetë të podkast-it "Betejat me simbol kryqin", një podkast që shqyrton procesin e formimit dhe rrjedhën e ngjarjeve që çuan në luftërat e kryqëzatave që ndodhën gjatë shekujve 11-13 të erës së re. Siç thamë në episodin e mëparshëm, ishte parashikuar që Rikard Zemërluani të përpiqej të pushtonte Kudsin e shenjtë, por kjo nuk ndodhi. Pas pushtimit të lehtë të Ashkelonit, ai shkoi drejt qyteteve që ishin dy milje larg Kudsit të shenjtë. Rikardi nga aty më nuk e konsideroi të arsyeshme të përparonte drejt Kudsit të shenjtë. Prandaj, u formua një këshill dhe në bazë të vendimit të këshillit, ushtritë u nisën fillimisht drejt Kajros, por në mes të rrugës, Rikardi hoqi dorë për të shkuar në Kajro dhe vendosi të pushtonte qytetin Bejrut. Salahudin Ejubi, i cili e kishte kuptuar qëllimin e Rikardit, e sulmoi dhe pushtoi qytetin Jafa për të ndaluar avancimin e ushtrisë kryqtare. Kjo strategji e Salaudin Ejubi bëri që Rikardi ta kthente vëmendjen drejt qytetit Jafa, por përpara se kryqtarët të mbërrinin atje, Saladin Ejubi e shkatërroi qytetin dhe u largua. Ai thjesht donte që të kalonte koha dhe fuqia e kryqtarëve të konsumohej.

Ajo që kishte rëndësi në këtë rast, ishte që kryqtarët të neglizhojnë planin për pushtimin e Kudsit të shenjtë. Nisja e ushtrisë kryqtare nga Evropa ishte bërë me synimin për të ripushtuar qytetin e Kudsit të shenjtë, por ata u përpoqën të rrethonin qytete më pak të rëndësishme për një kohë të gjatë dhe vetëm në fund fare i kushtuan vëmendjen Kudsit të shenjtë. Ky fakt tregon se feja nuk ishte motivi kryesor i kryqtarëve në fushatën ushtarake të tyre drejt Azisë, por ishte vetëm një pretekst i mirë për të justifikuar agresionin ushtarak dhe pushtimin e vendeve islame.

Largimi i mbretit të Francës drejt Evropës dhe ardhja e lajmeve të ekspeditës së tij në territorin e Mbretërisë së Anglisë, krijoi shqetësime serioze për mbretin Rikard. Nga ana tjetër, fushata për në Kudsin e shenjtë, që nënkuptonte një qëndrim afatgjatë në Azi për kryqtarët, nuk mund të kryhej lehtë, sepse Kudsi i shenjtë ishte një ndër qytetet më të rëndësishme të myslimanëve dhe rimarrja e tij mund të bëhej vetëm pasi të shpenzonin shumë para dhe të sakrifikonin shumë jetë njerëzish.

Siç e thamë edhe më parë, mbreti Rikard u përball me një hutim serioz pasi hyri në Azi. Ai e shihte fuqinë ushtarake myslimane në nivel të lartë dhe nuk shpresonte për fitore të shpejtë. Nga njëra anë, duke parë qëndresën e myslimanëve në qytetin Aka, ai e kuptoi se ëndrra për ta pushtuar Kudsin e shenjtë ishte e kotë dhe tani dukej më shumë si iluzion. Nga ana tjetër, Rikardi ishte i shqetësuar për dëmtimin e interesave të tij në Evropë dhe e konsideronte në dëm të tij qëndrimin e gjatë në Azi. Ai, i cili tanimë e kishte ndalur ëndrrën për pushtimin e Kudsit të shenjtë, vendosi të pushtonte disa qytete të rëndësishme myslimane, në mënyrë që evropianët ta shihnin atë si një pushtues dhe jo si një humbës. Kështu u kthye përsëri drejt Kajros. Në mes të rrugës, ai u pendua përsëri dhe u kthye në drejtim të Bejrutit, por hoqi dorë përsëri dhe u kthye në qytetin Jafa. Ai më në fund qëndrimin në Azi e konsideroi humbje kohe dhe për të mos u kthyer krejtësisht duarbosh, vendosi t'i gjente meritat vetes duke lidhur një traktat paqeje.

Mbreti Rikard propozoi paqen dhe Salaudin Ehubi e pranoi këtë propozim. Kushtet e marrëveshjes ishin si më poshtë:

- Ashkeloni dhe ajo që kishin ndërtuar kryqtarët në të duhet të shkatërrohet dhe të mbetet si një gërmadhë mes territoreve islame dhe kryqtare. Qytetet dhe kalatë e Ismailitëve, të cilat ishin brenda territorit të kryqtarëve, duhet të njihen si pjesë e territorit mysliman.

- Të krishterët lejoheshin të vizitonin vendet e shenjta pa armë dhe pas vizitës, duhej të ktheheshin nga kanë ardhur.

- Zyrtarët e të dyja palëve duhej të bënin betimin për zbatimin e marrëveshjes së paqes.

- Kjo kontratë ka qenë e vlefshme për tre vjet e tetë muaj dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e ndaluar çdo luftë dhe betejë.

Disa ditë më vonë, disa funksionar të ushtrisë myslimane si përfaqësues nga ana e Salahudin Ejubi dhe Henri de Champaigne, zëvendësi i mbretit Rikardit, së bashku me disa krerë të sekteve fetare krishtere u mblodhën në emër të kryqtarëve për ceremoninë e betimit, dhe pas një periudhe njëqind vjeçare të luftërave me simbol kryqin, u vendos një paqe afatshkurtër.

Kryqtarët pas marrëveshjes së paqes, shkuan në Jerusalem për një pelegrinazh dhe më pas u nisën për në perëndim. Vetë mbreti Rikard nuk shkoi në pelegrinazhin e shenjtë dhe u kthye në Angli, sepse kishte ardhur për ta pushtuar këtë qytet dhe tani e konsideronte veten të dështuar dhe të mposhtur.

Kjo marrëveshje paqeje nuk ishte tërësisht sipas dëshirës së asnjërës palë. Myslimanët nuk mund t'i ndalonin të krishterët të sundonin disa qytete si Antiok, Tir, Akra dhe disa kështjella. Nga ana tjetër Kryqtarët nuk mundën të rimarrin më shumë territore se më parë dhe madje kishin humbur shpresat për ta rimarrë Kudsin e shenjtë. Sigurisht, pritej që me këtë marrëveshje të fillonte një periudhë paqeje dhe stabiliteti, por kjo periudhë paqeje ishte shumë e shkurtër. Sepse në të njëjtën kohë me përfundimin e këtyre luftërave dhe fillimin e periudhës së paqes, Salaudin Ajubi vdiq dhe mbreti Rikard, i cili ishte iniciator kryesor i fazës së tretë të kryqëzatave, u burgos.

Siç e kemi thënë shumë herë, arsyeja kryesore e luftërave të kryqëzatave kundër territoreve të myslimanëve nuk ishte feja, por lakmia e shfrenuar e mbretërve dhe komandantëve ushtarakë të vendeve të krishtera. Papa dhe kleri i krishterë u përpoqën më shumë se të tjerët të fitonin fonde dhe resurse nga kjo anë e botës, ndërkohë që konsideroheshin modele të njerëzve të varfër. Transformimet që ndodhën pas kryqëzatave në Siri dhe në territoret islamike mund të jenë një stimul serioz për të zgjuar motivet e pangopura të evropianëve. Pas Salaudin Ejubit, pasardhësit e tij e ndanë territorin e dinastisë Ejubide dhe u preokupuan në konflikte me njëri-tjetrin. Me krijimin e këtyre kushteve ekzistonte edhe mundësia që evropianët përsëri të mendonin për organizimin e ekspeditave ushtarake drejt territoreve islame. Gjithashtu, ndryshimet që po ndodhnin në Evropë në të njëjtën kohë dhanë motivim të mjaftueshëm për një tjetër kryqëzatë.

Inocent i III u bë Papë në vitin 1198. Ai besonte se papati ishte superior ndaj fuqive të kësaj bote dhe se Papa duhet të jetë një lloj mbreti shpirtëror. Duke qenë një person ambicioz, ai dëshironte të luante një rol të madh në organizimin e kryqëzatave dhe jo vetëm të ftonte dhe inkurajonte njerëzit për të marrë pjesë në këtë luftë. Prandaj, ai besonte se mbretërit evropianë nuk duhet të merrnin pjesë në kryqëzatën e katërt, por në këtë luftë duhet të merrnin pjesë vetëm turmat e njerëzve së bashku me feudalët dhe kalorësit dhe duhet të jenë plotësisht nën mbikëqyrjen dhe komandën e Papës.

Papa Inocenti, me natyrën e tij ambicioz, nuk mund ta toleronte sistemin e Kishës Ortodokse me qendër në Kostandinopojë. Prandaj, ai nuk kishte si ta vinte Kishën Ortodokse nën zgjedhë përveçse me forcën e shpatës, por padyshim që nuk mund të urdhëronte në mënyrë të hapur luftë të shenjtë kundër Kishës Ortodokse. Kështu që ai me pretekstin e luftërave të kryqëzatave, duhej të organizonte dhe mobilizonte një ushtri në rrugën drejt Lindjes, t'i qëronte hesapet njëherë e përgjithmonë edhe me Kishën Ortodokse të Kostandinopojës. Sipas shumë gjasave, Papa nga ana tjetër, dëshironte të organizojë edhe një kryqëzatë tjetër në mënyrë që kryqtarët të pushtonin Egjiptin dhe më pas ta shkëmbenin atë e Kudsin e shenjtë.

Papa në atë vit kur erdhi në pushtet, do të thotë gjashtë vjet pas paqes midis Salahudin Ejubit dhe kryqtarëve, u dërgoi letra feudalëve dhe figurave të shquara të Evropës dhe u bëri thirrje atyre të merrnin pjesë në një kryqëzatë të madhe. Vlen të theksohet se para kësaj iniciative, ishte përgatitur terreni për një luftë të tillë për disa konta dhe feudalë evropianë, sepse Papa Folk dhe Peter, përfaqësues të Papës, ishin vendosur në Evropë për të inkurajuar popullin dhe feudalët e krishterë të merrnin pjesë në një tjetër luftë të kryqëzatave.

Papa Folku ishte një orator i madh dhe të paturit e një fytyre të bukur dhe të rregullt e shtonte efektin e fjalimeve të tij. Papa Folku i cili ndërtonte fjalimet e tij mbi baza morale, u përpoq të tërhiqte të varfërit e krishterë në luftërat e kryqëzatave. Ai përkrah Isait a.s., zgjodhi si shembull të tij apostullin Pal, si një i krishterë modest, i varfër dhe i përvuajtur, dhe në vend të Profetit Isa a.s., ai theksonte më shumë në Krishtin e kryqëzuar, të zhveshur dhe të pambrojtur.

Folku me kërkesë të Papës shkoi në Francë dhe inkurajoi banorët e fshatrave në për të marrë pjesë në luftë. Në Gjermani, një murg i vjetër i quajtur Martin i nxiste njerëzit kundër myslimanëve që të marrin  pjesë në luftën e kryqëzatës. Fjalimet e këtyre klerikëve u dhanë një shans njerëzve të varfër të Evropës për të hequr qafe varfërinë e tyre.

Runciman në librin e tij shkruan: "Motivi këtyre ushtarëve nuk ishte lufta e shenjtë dhe devotshmëria fetare, por dëshira për të fituar toka të reja që ishin jashtë kontrollit të mbretit Filip Augustus".

Përkrah këtyre faktorëve, nuk duhet të anashkalohet as interesi personal i Kontit Thbald. Konti Tibald ishte djali i motrës së mbretit Rikard të Anglisë, djali i vëllait  të mbretit Filip Augustus dhe vëllai i Kontit Henri, ish-sundimtarit të Palestinës. Ai po përpiqej të fillonte një fazë të re të kryqëzatave duke formuar një ushtri të madhe dhe për këtë qëllim inkurajoi klerikët të mobilizonin një ushtri për të filluar kryqëzatat. Për këtë arsye, pjesëmarrësit në këtë kryqëzatë të re zgjodhën me padurim Tibaldin si komandantin e tyre.

Komanda e betejës që vuri krishterimin kundër krishterimit!

Faleminderit që na shoqëruat në episodin e kësaj jave të podkastit “Betejat me simbol kryqin”.  Sot diskutuam se si ndodhi paqja (edhe pse jetëshkurtër) midis mbretit Rikard Zemërluani dhe Salaudin Ejubit dhe theksuam se si kjo paqe u godit rëndë nga ardhja e Inocentit të III në krye të Kishës Katolike, vdekja e Salaudin Ejubit dhe burgosja e Rikard Zemërluanit.

Kemi mbërritur në fund të pjesës së tetë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’iu jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e tetë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq