Trump: Në çfarëdo mënyre, ne do ta aneksojmë Grenlandën!
Presidenti amerikan propozoi edhe një herë blerjen dhe marrjen nën kontroll të Grenlandës, duke thënë se "do ta aneksonte ishullin me çdo mjet të nevojshëm"!
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga Associated Press, presidenti amerikan Donald Trump, mbrëmë, gjatë fjalimit të tij në Kongres, fjalim i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion, tha: "Kam një mesazh për popullin e mrekullueshëm të Grenlandës. Ne mbështesim fuqimisht të drejtën tuaj për të përcaktuar të ardhmen tuaj, dhe nëse zgjidhni, ne do t'ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Ai shtoi: "Ne kemi nevojë për Grenlandën për interesat tona kombëtare, madje edhe ato ndërkombëtare, dhe ne po punojmë me të gjithë njerëzit e përfshirë për ta shtënë në dorë atë."
“Por ne me të vërtetë kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë ndërkombëtare dhe mendoj se do ta shtiejmë në dorë në çdo mënyrë që të mundemi”, pretendoi Trump.
Trump e ka përsëritur vazhdimisht idenë e tij për nevojën për të marrë nën kontroll Grenlandën që nga fillimi i rizgjedhjes si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që zyrtarët e lartë të këtij ishulli, por edhe Danimarka, e kanë kundërshtuar gjithmonë këtë plan.
Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës, theksoi se Grenlanda nuk është në shitje dhe se e ardhmja e saj është në duart e banorëve të saj.