Kryeministri i Grenlandës: Nuk duam të jemi danezë apo amerikanë
(last modified Thu, 06 Mar 2025 07:14:17 GMT )
Mars 06, 2025 08:14 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Grenlandës: Nuk duam të jemi danezë apo amerikanë

Kryeministri i Grenlandës njoftoi të mërkurën se populli i Grenlandës do të vendosë vetë të ardhmen e tij dhe nuk dëshiron të jetë danez apo amerikan.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, kryeministri i Groenlandës Mute Egede shkroi në Facebook: “Ne nuk duam të jemi as amerikanë as danezë; ne jemi Kalaallit (grenlandezë). Amerikanët dhe udhëheqësi i tyre duhet ta kuptojnë këtë”.

Ai i bëri këto komente në kundërshtim me presidentin amerikan Donald Trump, i cili të martën shprehu edhe një herë dëshirën e tij për të aneksuar Grenlandën në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri i Grenlandës tha gjithashtu: “Ne nuk jemi në shitje dhe nuk mund të na marrin nën kontroll. Ne vendosim vetë të ardhmen tonë në Grenlandë”.

Qeveria e Grenlandës është aktualisht në një periudhë të ndërmjetme që çon në zgjedhjet e planifikuara për 11 mars.

Nga ana tjetër, ministri danez i Mbrojtjes Trolels Lund Poulsen tha gjatë një bisede me radiotelevizionin publik të vendit “TR” se “kjo nuk do të ndodhë dhe rruga që dëshiron të marrë Grenlanda do të përcaktohet nga populli i Grenlandës”.

Që kur fitoi zgjedhjet më 5 nëntor, Trump ka folur për dëshirën e tij për të aneksuar Grenlandën, një territor danez vetëqeverisës, në Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka përjashtuar as përdorimin e fuqisë ushtarake dhe ekonomike për të bindur Danimarkën të dorëzohet.