Trump kërcënon sërish Hamasin dhe palestinezët me sajim ferri në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168648-trump_kërcënon_sërish_hamasin_dhe_palestinezët_me_sajim_ferri_në_gaza
Presidenti amerikan, Donald Trump, teksa konfirmoi lajmin për bisedime të drejtpërdrejta mes qeverisë së tij dhe Hamasit, në një mesazh kërcënues dhe njëkohësisht fyes, i kërkoi lëvizjes së rezistencës palestineze që të lirojë menjëherë “të gjithë pengjet”; në të kundërtën, ata do të përballen me “ferrin” dhe kërcënoi se do të shkatërrojë Hamasin dhe palestinezët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2025 04:50 Europe/Tirane
  • Trump kërcënon sërish Hamasin dhe palestinezët me sajim ferri në Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump, teksa konfirmoi lajmin për bisedime të drejtpërdrejta mes qeverisë së tij dhe Hamasit, në një mesazh kërcënues dhe njëkohësisht fyes, i kërkoi lëvizjes së rezistencës palestineze që të lirojë menjëherë “të gjithë pengjet”; në të kundërtën, ata do të përballen me “ferrin” dhe kërcënoi se do të shkatërrojë Hamasin dhe palestinezët.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti amerikan Donald Trump, të mërkurën me orën lokale, në llogarinë e tij në rrjetin social të quajtur "Truth Social", iu drejtua Hamasit me një ton fyes dhe një paralajmërim të paprecedentë, duke e kërcënuar: “Lirojini të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe kthejini menjëherë të gjithë trupat e njerëzve që keni vrarë, përndryshe jeni të mbaruar!”

Ai në këtë mesazh ka shkruar: “'Shalom Hamas!', do të thotë përshëndetje dhe mirupafshim, ju mund të zgjidhni. Lirojini të gjithë robërit tani, jo më vonë, dhe kthejini trupat e të vdekurve menjëherë, përndryshe ju keni mbaruar!”

Në këtë mesazh fyes për Hamasin, Trump shtoi: “Vetëm të sëmurët mendorë mbajnë kufoma dhe ju jeni të sëmurë mendorë!”

Ai gjithashtu tha: “Kohët e fundit u takova me pengjet, të cilëve ju ua shkatërruat jetën. Ky është paralajmërimi i fundit! Unë u them gjithashtu komandantëve tuaj që duhet të largoheni nga Gaza tani sa ka ende kohë.”

Presidenti amerikan vazhdoi mesazhin e tij kërcënues duke shtuar: “Unë do t'i dërgoj Izraelit gjithçka që është e nevojshme për të përfunduar punën. Nëse nuk bëni atë që them unë, asnjë person i Hamasit nuk do të mbetet i padëmtuar.”

Më pas, presidenti amerikan iu drejtua banorëve të Gazës, duke u premtuar atyre një të ardhme imagjinare: “Unë u them edhe banorëve të Gazës se ju pret një e ardhme e bukur. Por, nëse i mbani pengjet, jeni të vdekur! Merrni një vendim të mençur.”