Zelensky i kërkon falje Trump
I dërguari presidencial i SHBA për Azinë Perëndimore tha: “Zelensky i ka kërkuar falje presidentit Trump.
Steve Witkoff tha: Shpresoj se do të nënshkruhet marrëveshja për mineralet me Ukrainën. Zelensky (Presidenti i Ukrainës) i ka shkruar një letër Trumpit dhe i ka kërkuar falje. Pas sherrit verbal midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, zyrtarët amerikanë dhe burimet e medias kërkuan që Zelensky t'i kërkonte zyrtarisht falje presidentit Trump. Wittaker shtoi: Ai ( Zelensky ) i kërkoi falje Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të gjitha incidentet në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është një hap i rëndësishëm. Midis zyrtarëve tanë, Ukrainës dhe Evropës janë zhvilluar shumë negociata. Ai deklaroi: " Ne kemi bërë disa përparime dhe shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje." Ai shprehu shpresën se një marrëveshje për mineralet me Ukrainën do të arrihet gjatë takimit të ardhshëm. Sipas kësaj marrëveshjeje Shtetet e Bashkuara do të kenë akses në një pjesë të mineraleve të Ukrainës në këmbim të ndihmës së saj me armë për Ukrainën. Pas takimit të diskutueshëm midis Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe refuzimit të presidentit ukrainas për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet, Trump urdhëroi ndalimin e dërgesës së armëve amerikane në Ukrainë. Përveç kësaj, Uashingtoni ndaloi dhënien e informacioneve të inteligjencës ushtarake për Kievin, edhe pse Ukraina në luftë, është bërë shumë e varur nga armët dhe inteligjenca amerikane.