Araghchi: Pas agresionit izraelit, ne nuk i besojmë Uashington
(last modified Sat, 21 Jun 2025 14:40:31 GMT )
Qershor 21, 2025 16:40 Europe/Tirane
  • Araghchi: Pas agresionit izraelit, ne nuk i besojmë Uashington

Pars Today - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nëse Shtetet e Bashkuara bashkohen në sulmet e Izraelit, Irani do të sulmojë gjithashtu pozicionet e SHBA-së, dhe shtoi: Teherani pas sulmit të regjimit sionist vetëm disa ditë përpara mbajtjes së negociatave me Shtetet e Bashkuara, është bërë skeptik rreth negociatave diplomatike.

Në një intervistë me NBC, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Abbas Araghchi, tha se ishte e mundur të arrihet një marrëveshje me Uashingtonin në periudhën dy javore të caktuar së fundmi nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Vendosmëria e vërtetë për të ecur drejt një zgjidhjeje nëpërmjet negociatave varet nga qeveria amerikane. Ai tha se Uashingtoni mund të mos jetë vërtet i interesuar për diplomacinë dhe përdori vetëm negociatat si një "mbulesë" për sulmet ajrore izraelite. Ai theksoi: "Ndoshta ata e kishin këtë plan në mendje dhe duhej vetëm të negocionin për ta mbuluar atë." Nuk e dimë se si mund t'u besojmë më atyre. Ajo që ata bënë ishte një tradhti ndaj diplomacisë. Araghchi gjatë negociatave me diplomatë të lartë evropianë në Gjenevë tha se qeveria iraniane ishte e gatshme të negocionte, por fillimisht Izraeli duhet të ndalojë sulmet ajrore ndaj Iranit. "Ne nuk jemi të gatshëm të negociojmë me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që regjimi sionist vazhdon sulmet" tha ai. “Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit siç ka kërkuar Trump dhe këtë ia kemi thënë shprehimisht përfaqësuesit amerikan Steve Whitcaff”, tha ai. Ai vazhdoi: “I thashë disa herë se ishte e pamundur të ndalohej pasurimi”. Çdo vend ka të drejtë të pasurojë uraniumin për qëllime paqësore. Kjo është arritja e shkencëtarëve iranianë. Kjo është një çështje krenarie dhe dinjiteti kombëtar.