Rai Al-Yeom: Irani nuk tërhiqet/ Netanjahu shtanget nga raketat iraniane
Pars Today- Gazeta Rai Al-Yeom shkruan: Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist me sulmin kundër Iranit kishte në mendje imagjinata boshe, por tani duke parë nivelin e shkatërrimeve nga raketat iraniane në territoret e pushtuara, është shtangur nga fuqia e këtyre raketave.
Sipas Pars Today, gazeta "Rai Today", në një artikull në lidhje me zhvillimet e agresionit ushtarak të regjimit sionist dhe masat mbrojtëse dhe parandaluese të Republikës Islamike të Iranit, tha: Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist me sulmin kundër Iranit kishte në mendje imagjinata boshe, por tani duke parë nivelin e shkatërrimeve nga raketat iraniane në territoret e pushtuara, është shtangur nga fuqia e këtyre raketave. Gazeta shtoi: "Iranianët në zemër të rrugëve të Teheranit iu përgjigjën Netanjahut duke protestuar kundër sulmit izraelit dhe duke mbajtur fotografi të liderit të vendit të tyre dhe flamurit të Hezbollahut, një nga aleatët e shquar rajonalë të Iranit." Kishte edhe disa qefinë ose uniforma ushtarake në lutjet e së premtes për të shpallur gatishmërinë e tyre për martirizim ose luftë. Kjo media vazhdoi duke në dukje gënjeshtrat e Netanjahut për botën për rrezikun e Iranit dhe për të vërtetuar këtë iu referua qëndrimit të ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Clinton ka thënë se Netanjahu sulmoi Iranin për të qëndruar përgjithmonë në pushtet. Rai Today shkroi: Netanjahu u përpoq të rikuperonte imazhin e tij mediatik për shkak të sulmit ndaj Iranit dhe shkoi në zonat e prekura nga sulmet me raketa iraniane, por kur në transmetimin e drejtpërdrejtë ndërtesa e dëmtuar nga një raketë iraniane u rrëzua, Netanjahu u detyrua të shkurtonte fjalimin e tij dhe të shikonte direkt rrëzimin e ndërtesës nga e cila ai u tmerrua. Kjo u arit të shihet tek fytyra e tij e vrenjtur kur pa efektet e sulmeve të raketave të Iranit. Gazeta në gjuhën arabe thotë: Irani nuk do të tërhiqet dhe do ta kushtëzojë kthimin në negociata me ndalimin e agresionit të regjimit sionist.