Ekspertët: Sanksionet njëanshme pengojnë fuqizimin dhe mirëqenien e grave iraniane
(last modified Thu, 13 Mar 2025 17:58:20 GMT )
Mars 13, 2025 18:58 Europe/Tirane
  • Ekspertët: Sanksionet njëanshme pengojnë fuqizimin dhe mirëqenien e grave iraniane

Një profesoreshë e universitetit në Iran thotë se sanksionet njëanshme të paligjshme dhe masat e detyrueshme perëndimore kanë penguar rritjen dhe prosperitetin e iranianëve të zakonshëm, veçanërisht grave, në shumë fusha.

Dr. Niloufar Moghaddam, një profesoreshë nga Universiteti al-Zahra në Teheran, i tha një paneli të lartë vjetor të Kombeve të Bashkuara se Irani ishte i angazhuar për promovimin e të drejtave të grave, pavarësisht pengesave që krijojnë sanksionet e paligjshme amerikane.

Diskutimet, të cilat u ndoqën nga ekspertë të të drejtave të njeriut, u mbajtën në kuadër të seancës së 58-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në qytetin zviceran të Gjenevës.

Ajo theksoi se sanksionet kishin lënë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë iraniane gjatë dekadës së fundit.

"Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani ka qenë nën sanksione të ndryshme, por sanksionet më të rënda u imponuan ndaj Iranit në vitin 2018, kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) dhe administrata Trump nisi një fushatë presioni maksimal," tha ajo.