Policia amerikane arreston 100 protestues që kërkojnë lirimin e Mahmoud Khalil
https://parstoday.ir/sq/news/event-i168956-policia_amerikane_arreston_100_protestues_që_kërkojnë_lirimin_e_mahmoud_khalil
Policia e New York-ut ka arrestuar rreth 100 protestues që kërkonin lirimin e Mahmoud Khalil, një aktivist pro-palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2025 03:31 Europe/Tirane
  • Policia amerikane arreston 100 protestues që kërkojnë lirimin e Mahmoud Khalil

Policia e New York-ut ka arrestuar rreth 100 protestues që kërkonin lirimin e Mahmoud Khalil, një aktivist pro-palestinez.

Arrestimet u kryen në Trump Tower në Midtown, të enjten pasdite, pasi qindra demonstrues u mblodhën në hollin e këtij kompleksi për të protestuar kundër arrestimit të Khalil.

Të paktën 98 persona janë arrestuar, ndërsa rreth pesëdhjetë protestues janë shoqëruar nga holli i Trump Tower me duar lidhur me kabllo dhe janë vendosur në automjetet e policisë.

Një video tregon oficerët që u vendosin pranga disa prej demonstruesve.

Khalil aktualisht është në kujdesin e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së për shkak të pjesëmarrjes së tij në demonstratat pro-palestineze në Universitetin e Columbias.

Një gjykatës federal ndërhyri për të ndaluar përpjekjet për dëbimin e Khalil, i cili ka një kartë të gjelbër. Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion që kërkon lirimin e tij.

Arrestimet dhe protestat ndodhin ndërkohë që Universiteti i Colombias po përballet me një padi federale pas arrestimit të Khalil.

Padia, e dorëzuar nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR), thotë se universiteti ka shpërndarë ilegalisht të dhënat e mijëra studentëve në kërkesë të Kongresit.

"Ky proces gjyqësor sfidon përpjekjet ilegale të komitetit të Dhomës për të marrë regjistrimet disiplinore, por gjithashtu sfidon gatishmërinë e Universitetit të Colombias për t'u bërë një shtesë e qeverisë," tha Kadir Abbas i CAIR.

Khalil dhe shtatë studentë të tjerë të Universitetit të Colombias kërkuan nga një gjykatë federale që të bllokonte shkollën nga dorëzimi i rekordeve disiplinore të studentëve për një komitet të Dhomës që i kërkoi ato muajin e kaluar.

Kërkesa e komitetit dhe pajtueshmëria e shkollës me të do të shkelte të drejtat e amendamentit të parë të Khalil dhe studentëve dhe detyrimin e universitetit për të mbrojtur privatësinë e studentëve, thuhet në padinë.

“Gatishmëria e dukshme e Universitetit të Colombias për të përmbushur kërkesën e Kongresit për të zbuluar të dhëna private të studentëve vendos një precedent të rrezikshëm që minon lirinë akademike dhe privatësinë e studentëve,” tha CAIR në një deklaratë.

"Padia jonë synon të mbrojë të drejtat kushtetuese të studentëve, të cilët nuk duhet të përballen me kërcënimin që informacioni i tyre privat të dorëzohet tek politikanët që kërkojnë të ndëshkojnë mbështetjen për të drejtat e njeriut të palestinezëve," tha CAIR.

“Ne po shohim një përshkallëzim të taktikave për të shtypur fjalën e mbështetjes për të drejtat e njeriut të palestinezëve. Ky rast synon të parandalojë Colombian nga shndërrimi në një degë të qeverisë federale dhe të bëjë kërkesat e saj për të shtypur fjalën që nuk i pëlqen,” shtuan ata.

"Asnjë student nuk duhet të ketë frikë se informacioni i tij privat do t'i dorëzohet politikanëve që kërkojnë të ndëshkojnë mbështetje për të drejtat e njeriut të palestinezëve. Ky veprim ligjor është një hap i nevojshëm për të kundërshtuar përpjekjet për të heshtur dhe survejuar studentët që ushtrojnë të drejtat e tyre të amendamentit të parë," deklaron më tej padia.

“Sulmi ndaj aktivistëve studentorë nën maskën e hetimeve federale është një përpjekje e hapur për të shtypur zërat që mbështesin të drejtat e palestinezëve. Institucionet e arsimit të lartë duhet të rezistojnë ndaj presioneve të jashtme që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe hulumtimit akademik.”

Shtatë studentët aktualë të Universitetit të Colombias kërkuan gjithashtu nga gjykata që t'u lejohet të vazhdojnë në mënyrë anonime.

Muajin e kaluar, Komiteti i Dhomës për Edukimin dhe Fuqizimin e Punës i dërgoi një letër presidents së përkohshme të Universitetit të Colombias, Dr. Katrina Armstrong, dhe kryetarëve të bordit të universitetit, David Greenwald dhe Claire Shipman, duke pretenduar se "kanë ndodhur disa incidente antisemitike".

Ai kërkoi rekordet disiplinore të lidhura me 11 incidente që datojnë nga viti i kaluar shkollor, duke përfshirë "pushtimin" e Sallës Hamilton në prill të vitit të kaluar.

Khalil, një i diplomuar i Universitetit të Colombias dhe një refugjat palestinez nga Siria, u arrestua të shtunën për pjesëmarrjen e tij në udhëheqjen e protestave të solidaritetit për mbështetje të palestinezëve kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza.

Aktivizmi i tij, i cili përfshin negociatat me zyrtarët e universitetit gjatë protestave që mbështesin të drejtat e palestinezëve, e ka vendosur atë në qendër të një stuhie politike.

Të dielën, administrata Trump transferoi Khalilin nga një burg të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së në Elizabeth, New Jersey, afër Manhatanit, në një burg në Jena, Luiziana, rreth 2,000 kilometra (1,200 milje) larg.