Zvogëlimi i besimit të sionistëve ndaj Shin Bet dhe udhëheqjes së  ushtrisë
(last modified Sun, 16 Mar 2025 07:24:15 GMT )
Mars 16, 2025 08:24 Europe/Tirane
  • Zvogëlimi i besimit të sionistëve ndaj Shin Bet dhe udhëheqjes së  ushtrisë

Pars Today - Gazeta izraelite Ma'ariv shkroi se sondazhi i fundit i izraelitëve tregon se niveli i besimit tek drejtuesit e Shin Bet (agjencia izraelite e sigurisë së brendshme) dhe ushtria vazhdon të bjerë.

Sipas një raporti nga Pars Today, duke cituar IRNA, sondazhi i kryer nga "Qendra e Politikave të Popullit Hebre" tregon se 56 për qind e sionistëve kanë shprehur pak ose shumë pak besim tek shefat e Shin Bet. Sipas raportit, kjo do të thotë se më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë nuk kanë shumë besim tek drejtuesit e Shin Bet. Raporti shton se 61 përqind e pjesëmarrësve në sondazh raportuan gjithashtu besim të ulët tek komandantët ushtarakë. Prej tyre , 43 % kanë deklaruar besimin e tyre tek komandantët e ushtrisë si shumë të ulët dhe 18 % të tjerë kanë deklaruar besimin e tyre si të ulët tek komandantët e ushtrisë.  Më herët, rezultatet e një sondazhi në territoret e pushtuara treguan se 58 për qind e sionistëve nuk i besojnë më kryeministrit Benjamin Netanyahu pas shkarkimit të ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant.  Sipas një sondazhi të një kanali izraelit, 45 % e sionistëve janë gjithashtu pesimistë për të ardhmen e këtij regjimi si sistem demokratik.