Irani dënon sulmet agresive të SHBA-së dhe Anglisë ndaj Jemenit
(last modified Mon, 17 Mar 2025 07:02:38 GMT )
Mars 17, 2025 08:02 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmet agresive të SHBA-së dhe Anglisë ndaj Jemenit

Këshilli Koordinues i Propagandës Islamike i Republikës Islamike të Iranit, duke lëshuar ​​një deklaratë, ka dënuar sulmet agresive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë ndaj Jemenit.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), Këshilli Koordinues i Propagandës Islamike i Republikës Islamike të Iranit, në këtë deklaratë theksoi: “Rifillimi i sulmeve ajrore amerikane dhe britanike ndaj shtetit dhe popullit të Jemenit, në mesin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ekspozoi edhe një herë frikën e regjimit hegjemonist nga qëndresa e guximshme e popullit jemenas dhe fytyrën e zhveshur të arrogancës”.

Më tej, në deklaratë thuhej: “Ky akt agresioni nuk është vetëm një shembull i qartë i shkeljes së integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të një shteti të pavarur, por edhe një shenjë e qartë e vazhdimit të strategjisë ndërhyrëse që bazohet në doktrinën e frenimit agresiv dhe qëllimi i saj është vazhdimi i destabilizimit në Azinë Perëndimore, thellimi i logjikës së kaosit të orientuar dhe një legjitimim i pushtimit dhe hegjemonizmit në rendin e ri të sigurisë së rajonit”.

Këshilli Koordinues i Propagandës Islamike theksoi më tej se shënjestrimi i civilëve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët jemenas, tregon se fuqitë perëndimore janë të gatshme të shkelin standardet më themelore të të drejtave të njeriut për të arritur qëllimet e tyre gjeopolitike.

Këshilli Koordinues i Propagandës Islamike shtoi se ndërsa dënon me vendosmëri këtë akt të paligjshëm dhe çnjerëzor, pret që të gjitha qeveritë e pavarura, organizatat ndërkombëtare dhe ndërgjegjet e zgjuara të botës të marrin qëndrime të qarta dhe praktike dhe të qëndrojnë kundër vazhdimit të politikave luftënxitëse të Amerikës dhe Anglisë”.

Këshilli përfundoi duke theksuar: “Padyshim, pavarësisht të gjitha presioneve, Rezistenca do të përshkojë rrugën e vet, do të përmbysë ekuacionet e pushtetit në rajon dhe e ardhmja i përket Frontit të Rezistencës”.

Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë, duke pretenduar se po vendosin sigurinë në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq, bombarduan pjesë të territorit të Jemenit, ku si pasojë e këtyre sulmeve u martirizuan dhe e plagosën dhjetëra civilë jemenas.