Admiral Sayari: Ne do të ndëshkojmë çdo agresor
Pars Today - Zëvendës koordinatori i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani do të ndëshkojmë çdo agresor dhe shtoi: Rritja e aftësive mbrojtëse dhe parandaluese të vendit është përparësia kryesore e ushtrisë për vitin e ardhshëm.
Sipas Pars Today, duke cituar IRNA, admirali Habibollah Sayyari, zëvendës koordinator i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë duke iu referuar aftësive të ushtrisë iraniane për t'iu përgjigjur kërcënimeve të armikut shtoi: Nëse ndërmerret ndonjë veprim kundër Iranit Islamik, ne do të ndëshkojmë agresorët. Admirali Sayyari theksoi nevojën për pajisje të fuqishme dhe shtoi: Pavarësisht sanksioneve të shumta nga armiqtë të cilat janë vendosur që nga fitorja e Revolucionit Islamik, ushtria e Republikës Islamike për të mbrojtur vendin ka marrë pajisjet e nevojshme. Zëvendës koordinatori i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: Vëmendje e veçantë u është kushtuar llojeve të ndryshme të luftës së butë, të fortë dhe moderne, duke përfshirë luftën informative dhe sektorin e dronëve, elektronikës dhe kibernetikës tek të cilat Irani ka bërë përparime të shumta.