Lavron uron ministrin Araghchi për festën e Nevruzit
https://parstoday.ir/sq/news/event-i169146-lavron_uron_ministrin_araghchi_për_festën_e_nevruzit
Pars Today - Ministri i Jashtëm rus uroi sot Ministrin e Jashtëm iranian për Vitin e Ri ( Nevruzin).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 19, 2025 20:22 Europe/Tirane
  • Lavron uron ministrin Araghchi për festën e Nevruzit

Pars Today - Ministri i Jashtëm rus uroi sot Ministrin e Jashtëm iranian për Vitin e Ri ( Nevruzin).

Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një mesazh uroi Seyyed Abbas Araghchi, Ministrin e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, për ardhjen e Nevruzit dhe Vitit të Ri. Sipas ISNA, në këtë mesazh, ministri i Jashtëm rus shprehu kënaqësinë e tij për përmirësimin e marrëdhënieve ruso-iraniane, duke iu referuar nënshkrimit të traktatit gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Federatës Ruse në vitin e kaluar diellor, rritjes së shpejtë të shkëmbimeve tregtare dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në sektorët e ndryshëm, si dhe shprehu shpresën për zgjerimin e bashkëpunimit midis palëve. Ai gjithashtu shpresoi se marrëveshjet e arritura dhe bashkëpunimi i nivelit të lartë të të dy vendeve, do të vazhdojnë edhe në vitin e ri.