Lavron uron ministrin Araghchi për festën e Nevruzit
Pars Today - Ministri i Jashtëm rus uroi sot Ministrin e Jashtëm iranian për Vitin e Ri ( Nevruzin).
Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një mesazh uroi Seyyed Abbas Araghchi, Ministrin e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, për ardhjen e Nevruzit dhe Vitit të Ri. Sipas ISNA, në këtë mesazh, ministri i Jashtëm rus shprehu kënaqësinë e tij për përmirësimin e marrëdhënieve ruso-iraniane, duke iu referuar nënshkrimit të traktatit gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Federatës Ruse në vitin e kaluar diellor, rritjes së shpejtë të shkëmbimeve tregtare dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në sektorët e ndryshëm, si dhe shprehu shpresën për zgjerimin e bashkëpunimit midis palëve. Ai gjithashtu shpresoi se marrëveshjet e arritura dhe bashkëpunimi i nivelit të lartë të të dy vendeve, do të vazhdojnë edhe në vitin e ri.