Starmer: Vetëm interesat kombëtare janë udhërrëfyesi ynë
(last modified Thu, 03 Apr 2025 12:45:14 GMT )
Prill 03, 2025 14:45 Europe/Tirane
  • Starmer: Vetëm interesat kombëtare janë udhërrëfyesi ynë

ParsToday- Kryeministri britanik, në reagim ndaj vendosjes së tarifave të reja tregtare nga ana e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, theksoi se prioritet i tij janë interesat kombëtare të vendit të tij dhe paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë mundësi kundërshtimi nuk do të hiqet nga tryeza.

Sipas raporit të Pars Today që citon IRNA, thuhet: "Presidenti i SHBA-së ka marrë një vendim për vendin e tij, tani është radha jonë të veprojmë sipas interesave të Britanisë.” Ky ishte një mesazh që Kier Starmer e dha të enjten para deputetëve të lartë të industrisë dhe bizneseve britanike në ndërtesën nr.10 të Downing Street dhe theksoi nevojën për një reagim të përllogaritur por të vendosur ndaj veprimeve të Washingtonit.

Starmer tha: "Vendimet që do të marrim në ditët dhe javët në vijim do të bazohen vetëm në interesat kombëtare të vendit. Në mbrojtje të interesave ekonomike, bizneseve dhe xhepit të qytetarëve, nuk do të kemi asnjë konsideratë përveç interesave të popullit britanik."

Kryeministri britanik shtoi: "Është e qartë se vendimi i SHBA-së do të ketë ndikime në ekonominë tonë dhe në botë, por ne jemi të gatshëm. Ashtu siç kam thënë shpesh, do të veprojmë me qetësi dhe arsyeshmëri. Askush nuk fiton nga lufta tregtare."

Starmer theksoi se negociatat me SHBA-në për të arritur një marrëveshje ekonomike që të sigurojnë përfitime të ndërsjella, por paralajmëroi: "Do të arrijmë një marrëveshje vetëm nëse kjo është në interes të sigurisë ekonomike dhe interesave kombëtare të popullit. Prioriteti im është mbrojtja e fuqisë blerëse të qytetarëve."

Kryeministri britanik shtoi se qeveria ka mjete të ndryshme në dispozicion dhe se do të vazhdojë konsultimin me sektorët e ndryshëm të industrisë për të shqyrtuar mundësitë që ka në dispozicion.

Starmer vazhdoi duke thënë: "Kemi hyrë në një fazë të re të gatishmërisë. Të gjitha opsionet janë të mundshme."

Kryeministri i Britanisë, duke iu referuar ndryshimit të rendit ekonomik global, theksoi: "Ashtu siç po përballemi me një botë të ndryshuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, po ashtu duhet ta përshtasim veten edhe në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Duhet të përgjigjemi ndaj kësaj sfide."

Starmer përfundoi duke thënë: "Kjo qeveri do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të forcuar bazat e sigurisë ekonomike të popullit. Do ta ndjekim këtë rrugë me realizëm, qetësi dhe fokus në interesat e vendit."

Donald Trump, Presidenti i SHBA-së, më 4 prill 2025 shpalli një tarifë të re prej 10% për të gjitha produktet e importuara dhe norma më të larta për disa shtete.

Sipas vendimit të ri, importet nga Kina do të kenë tarifë prej 34%, nga Bashkimi Evropian 20% dhe nga Japonia 24%. Anglia gjithashtu do të përballet me një tarifë prej 10%.

Trump shpalli këtë plan, të cilin e quajti "Deklarata e Pavarësisë Ekonomike të Amerikës," dhe deklaroi se shtetet që kërkojnë të kenë akses në tregun amerikan duhet të paguajnë për këtë mundësi.