Rrëzohet droni i regjimit sionist në provincën Saada të Jemenit
Forcat e Armatosura të Jemenit rrëzuan një dron të regjimit sionist në veri të vendit.
Sipas Pars Today, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Yahya Saree, ka lëshuar një deklaratë të premten në mbrëmje në lidhje me sulmin me dron në tokat e pushtuara palestineze nga sionistët dhe rrëzimin e dronit të regjimit sionist në provincën Saada, në veri të Jemenit.
Në deklaratën e zëdhënësit të Forcave të Armatosura të Jemenit, thuhet: “Forcat Ajrore të Ushtrisë Jemenase kanë kryer një operacion të suksesshëm me dron kundër një objektivi ushtarak të regjimit sionist në zonën e pushtuar të Jaffës”.
Në të njëjtën kohë, ai njoftoi rrëzimin e një droni zbulues nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Jemenit në provincën Saada të Jemenit duke përdorur një raketë tokë-ajër.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit theksoi: “Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona fetare dhe morale në mbështetje të kombit palestinez derisa të ndalet pushtmi i Gazës dhe derisa të hiqet plotësisht bllokada mizore ndaj këtij rajoni”.
Rrëzimi i dronit sionist vjen në një kohë kur burimet e lajmeve njoftuan për sulmin e SHBA sërish në provincën Saada të Jemenit.
Mbrëmjen e kaluar, avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar dy herë zonën Kahlan në lindje të provincës Saada në Jemen.
Deri më tani nuk janë publikuar më shumë detaje për viktimat e mundshme të këtyre sulmeve.
Ky sulm ndodh pasi CNN raportoi të premten mbrëma, duke cituar burime të informuara, se aksioni ushtarak amerikan kundër Jemenit ka kushtuar deri më tani rreth një miliard dollarë, por ka pasur një "efekt të kufizuar në aftësinë mbrojtëse të forcave jemenase".