Araghchi: Irani është i gatshëm të angazhohet me seriozitet
https://parstoday.ir/sq/news/event-i169516-araghchi_irani_është_i_gatshëm_të_angazhohet_me_seriozitet
ParsToday - Lidhur me negociatat e ardhshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Jashtëm iranian theksoi: "Irani është i gatshëm të angazhohet seriozisht dhe të hyjë në dialog me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2025 17:33 Europe/Tirane
  • Araghchi: Irani është i gatshëm të angazhohet me seriozitet

ParsToday - Lidhur me negociatat e ardhshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Jashtëm iranian theksoi: "Irani është i gatshëm të angazhohet seriozisht dhe të hyjë në dialog me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje".

Sejed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një artikull shkruar për gazetën amerikane "Washington Post" të martën në lidhje me negociatat Iran-SHBA, deklaroi: "Nëse SHBA po kërkon një zgjidhje të vërtetë diplomatike, ne tashmë e kemi treguar rrugën. Por nëse qëllimi i Uashingtonit është të imponojë vullnetin e tij përmes presionit, ai duhet ta dijë se kombi iranian do të reagojë i bashkuar dhe me vendosmëri ndaj gjuhës së forcës dhe kërcënimeve"./Tasnim