Irani dhe Bahreini janë të gatshëm të zgjerojnë bashkëpunimin
ParsToday - Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Bahreinit diskutuan në një bisedë telefonike zhvillimet rajonale dhe theksuan zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sejid Abas Aragchi, ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, sot, të enjten, në një bisedë telefonike me Abdul Latif bin Rashid Al-Zayani, ministrin e Jashtëm të Bahreinit, theksoi rëndësinë e vazhdimit të konsultimeve ndërmjet vendeve të rajonit për forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe njoftoi gatishmërinë e Iranit për të bashkëpunuar në këtë drejtim. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm i Bahrejnit, duke iu referuar bisedës së fundit telefonike mes Presidentit të Iranit dhe Mbretit të Bahreinit, shprehu shpresën se konsultimet dhe ndërveprimet mes dy vendeve për çështje me interes të përbashkët do të vazhdojnë.