Zarif: Hipokrizia amerikane është e habitshme
(last modified Thu, 10 Sep 2020 07:32:58 GMT )
Shtator 10, 2020 09:32 Europe/Tirane
  • Zarif: Hipokrizia amerikane është e habitshme

"Hipokrizia e Shteteve të Bashkuara është befasuese", tha Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif, duke iu referuar shpenzimeve të SH.B.A.-së dhe shitjeve të armëve.

Sipas IRNA, të enjten në mëngjes Zarif në një mesazh në Twitter shkroi: Shtetet e Bashkuara insistojnë që Irani nuk duhet të përdorë energji paqësore bërthamore, nuk duhet të blejë ndonjë pajisje mbrojtëse, nuk duhet të ndërtojë raketa mbrojtëse. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë 100 miliardë dollarë për raketa të reja balistike ndërkontinentale, prodhon në seri armë të reja bërthamore dhe ka dërguar 380 miliardë dollarë armatime për klientët e tyre rajonalë. Kjo hipokrizi është befasuese. Zarif gjithashtu në Twitter citoi një shkrim të Associated Press në lidhje me kontratën e Forcave Ajrore të SHBA me vlerë 13.3 miliardë dollarë për rindërtimin dhe zhvillimin e raketës balistike ndërkontinentale Minotman 3. Deklarata e Presidentit Donald Trump në një intervistë me gazetarin amerikan Bob Woodward rreth "një sistemi të ri armësh" gjithashtu ishte bashkëngjitur në mesazhin e ministrit Zarif. Në librin e tij të ri, “ Rage”, që do të botohet javën tjetër, Woodward shkruan se Trump në një nga intervistat e tij ka thënë: Unë kam ndërtuar një armë bërthamore dhe një sistem armësh që askush tjetër në këtë vend nuk e ka pasur kurrë më parë. Woodward shkroi se burime të tjera që ai intervistoi konfirmuan informacionin në lidhje me armën, por ishin të befasuar që Trump ia kishte dhënë atij këtij informacion.

Tags