Më shumë se njëmijë centrifugave bëjnë pasurimin në qendrën Fordo
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, duke iu referuar zbatimit të hapave të Teheranit për të zvogëluar detyrimet në marrëveshjen bërthamore, tha se 1,044 centrifuga po kryejnë pasurimin në qendrën Fordo.
Ali Akbar Salehi, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, të Dielën tha se hapi i katërt i uljes së detyrimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamorë është zbatuar plotësisht nga Republika Islamike e Iranit dhe shtoi: Pasurimi do të bëhet sipas nevojës së Iranit dhe materialet e pasuruara do të ruhen. Duke iu referuar sfidës politike të Iranit me arrogancën globale, Salehi deklaroi: "Republika Islamike ka qenë në këtë sfidë që nga fillimi i revolucionit dhe gradualisht preteksti i kësaj sfide u bë çështja bërthamore, por në fund Teherani ishte në gjendje të izolonte Shtetet e Bashkuara në këtë sfidë dhe kjo është një arritje shumë e vlefshme për Republikën Islamike të Iranit ". Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Reduktimi i angazhimeve përfundimtare të Iranit në hapin e pestë përfshijnë ngritjen e nivelit të tij të pasurimit të uraniumit mbi 3.67 përqind, rritjen e rezervave të tij të uraniumit të pasuruar, pezullimin e të gjitha angazhimeve në hulumtime dhe kërkime dhe rifillimin e pasurimit dhe ripërpunimit të uraniumit në objektin bërthamor Fordo dhe heqja e kufizimit mbi numrin e centrifugave të pasurimit.